Connect with Us

Aktivisti bjellorus gjendet i vdekur në Kiev

Bota

Aktivisti bjellorus gjendet i vdekur në Kiev

Publikuar

-

Gjendet trupi i pajetë i aktivistit bjellorus, Shishov i shpallur i humbur. Organizata “Shtëpia Bjelloruse e Ukrainës” bëri fjalë për “operacion të planifikuar” për “elimiminimin” e një kritiku të regjimit bjellorus.

Një ditë pas zhdukjes së papritur në Kiev të aktivistit të njohur bjellorus, Vitaly Shishov ai është gjendur i vdekur. Policia bëri të ditur të martën (03.08) se Shishov u gjend “i varur” në një park në afërsi të apartamentit të tij në kryeqytetin ukrainas dhe ka filluar hetimet. 26 vjeçari Shishov kishte drejtuar nga Kievi organizatën “Shtëpia Bjelloruse e Ukrainës” që mbështeste refugjatë bjellorusë. Policia bëri të ditur, se po heton në të gjitha drejtimet. Edhe mbi të dhënat, se mund të bëhet fjalë për një “vrasje të inskenuar si vetëvrasje.”

Shishov u shpall i humbur, pasi të hënën ai nuk u kthye nga vrapi i mëngjesit, shkruan agjencia gjermane e lajmeve , dpa. Organizata për të Drejtat e Njeriut, Vjasna deklaroi, duke iu referuar të dhënave të miqve të tij, se aktivisti së fundmi është ndjekur nga “të panjohur” gjatë vrapit. Organizata e Shishovit “Shtëpia Bjelloruse e Ukrainës” u shpreh, se ky është një “operacion i planifikuar” i udhëheqjes bjelloruse për “elimiminimin” e një kritiku të regjimit dhe se është e qartë, se shërbimet sekrete bjelloruse e kanë vrarë Shishovin, që ishte një “kërcënim real” për Minskun. Aktualisht shumë bjellorusë largohen nga vendi drejt Ukrainës, Polonisë apo Lituanisë për shkak të represionit në vendin e tyre.

LEXO EDHE:  Zbardhet vrasja e Jurgen Kurtit/ Në pranga tre persona 
Tokio 2020 l Belarus Konflikt l Sprinterin Tsimanouskaya bittet IOC um HilfeTsmanovskaja bisedon me autoritetet e policisë në aeroportin, Haneda, Tokio

Së fundmi tërhoqi vëmendjen botërore rasti i atletes olimpike bjelloruse, Kristina Tsimanoskaja. Sportistja kishte kërkuar ndihmë tek policia pas deklaratave kritike mbi funksionarët bjellorusë të sportit në Lojërat Olimpike në Tokio. Tsimanovskaja me gjasë do duhej të dërgohej jashtë vendit pa dëshirën e saj nga funksionarët e sportit. Të hënën Polonia i dha sportistes vizë humanitare.

Ky rast risolli në mendje uljen e detyruar të avionit në Minsk në maj, ku u arrestua kritiku i qeverisë bjelloruse në ekzil, Roman Protasevitç bashkë me të fejuarën. Avioni Ryanair ndodhej në fluturim nga Greqia në Lituani. Autoritetet bjelloruse kryen uljen e detyruar të avionit gjoja për shkak të një bombe në bord./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Rivaksinim çdo 5-6 muaj”/ Izraeli përgatit dozën e katërt anti-Covid

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Pavarësisht se Izraeli është shteti me vaksinimet më të larta të popullsisë, rritja e shifrave të infektimeve i ka detyruar autoritetet të marrin një tjetër vendim.

Tashmë popullsia në Izrael po bëhet gati për vaksinimin e dozës së katër anti-Covid, me qëllim për të shmangur mutacionet e reja të këtij virusi që ka pushtuar gjithë globin.

Zyrtari izraelit i deleguar për t’u marrë me pandeminë, Selman Zarka, ka thënë se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër virusit, “çdo 5 deri në 6 muaj”.



“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022,” tha ai për radion shtetërore Kan.

LEXO EDHE:  Meta vizitë në familjen e Klodian Rashës

LEXO EDHE:  Vrasja e Nelgert Patës në Fier/ Ndalohet personi që u plagos

“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës. Duket se nëse mësojmë mësime nga vala e katërt, duhet të marrim parasysh shfaqjen e valëve të reja me mutacione të reja, siç është mutacioni i ri” Mu “nga Amerika e Jugut”, përfundoi ai.

Izraeli po vendos një rekord të ri për Covid-19, me një valë të katërt që po godet vendin. Të mërkurën e kaluar në Izrael u regjistruan 1,892 raste të reja të Covid./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Talebanët i japin fund rezistencës së vetme/ Pretendojnë fitore në Luginën Panjshir

Publikuar

-

Nga

Talebanët thanë të hënën se e kanë pushtuar Luginën veriore Panjshir, duke i dhënë fund rezistencës së vetme të armatosur ndaj sundimit të tyre në Afganistan.

“Kjo fitore i jep fund luftës në mbarë vendin dhe hap rrugën për një jetë paqësore dhe përparim në një atmosferë pavarësie,” tha në një deklaratë zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga forcat opozitare, të njohura si Fronti i Rezistencës Kombëtare, (NRF) të udhëhequr nga komandanti Ahmad Massoud.

Talebanët e shpallën fitoren disa orë pasi Ahmad Massoud tha se i mirëpriste propozimet e dijetarëve fetarë për bisedime paqësore me talebanët, nëse ata tërhiqnin forcat e tyre nga vendlindja e tij, Panjshir.

Ahmad Massoud e bëri ofertën përmes një postimi në faqen e organizatës së tij në facebook në ditën kur forcat talebane pretenduan se kishin hapur rrugën për në kryeqytetin e provincës, Bazarak, pasi pushtuan pjesën tjetër të provincës.

Burime të shumta konfirmuan gjithashtu vrasjen e zëdhënësit zyrtar të NRF-së, Fahim Dashty, së bashku me kushëririn e Massoudit, gjeneralin Abdul Wudood, gjatë luftimeve të së dielës.

“Fronti Kombëtar i Rezistencës është gati të ndalojë luftimet menjëherë në mënyrë që të arrijë paqe të qëndrueshme, nëse grupi taleban përfundon sulmet dhe lëvizjet e tij ushtarake në Panjshir dhe Andarab”, thuhet në postimin në Facebook duke cituar Massoudin. Andarabi është një zonë në provincën fqinje Baghlan dhe shtrihet në hyrje të Panjshirit.

Deklarata e Massoudit ishte përgjigje të raportimeve në mediat afgane që thanë se një këshill i dijetarëve fetarë u kishte bërë thirrje talebanëve të pranonin një marrëveshje të negociuar për t’u dhënë fund luftimeve.

Panjshiri është zona e fundit e mbetur e rezistencës së armatosur ndaj sundimit të talebanëve që kur ata pushtuan 33 provincat e tjera afgane, përfshirë kryeqytetin, Kabulin, muajin e kaluar në një goditje të rrufeshme, ndërsa forcat qeveritare të stërvitura nga perëndimi u rrëzuan dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Por, një javë më vonë NRF-ja, në të cilën janë përfshirë pjesëtarë të forcave afgane të sigurimit të stërvitur nga Shtetet e Bashkuara dhe milicitë fisnore lokale, rimori Andarabin dhe dy rrethe të tjera ngjitur në Baghlan.

Talebanët e dënuan sulmin si një shkelje të amnistisë së tyre të përgjithshme për të gjithë pjesëtarët dhe politikanët e qeverisë së përmbysur afgane. Ata në mënyrë të përsëritur u kishin kërkuar udhëheqësve të NRF-së që të dorëzojnë armët dhe të gjejnë një zgjidhje të negociuar.

Bisedimet përfundimisht u ndërprenë, ndërsa secila palë fajësoi tjetrën për dështimin e tyre, duke bërë që talebanët të ndërmarrin një ofensivë të madhe disa ditë më parë për të rimarrë zonat e humbura.

LEXO EDHE:  Vrasja e Nelgert Patës në Fier/ Ndalohet personi që u plagos

LEXO EDHE:  FOTO/ Zbulohet fotoja e babait vrasës në Korçë

Përparimet gjithashtu u hapën rrugën talebanëve të sulmonin dhe të hynin në Panjshir, shtëpi e pakicës etnike taxhike të vendit që shtrihet në veri të kryeqytetit, Kabul.



Në postimet në rrjetet sociale, zyrtarët talebanë, duke iu përgjigjur ofertës me kushte të bisedimeve, thanë se forcat e tyre po vazhdonin përpara me ofensivën për të pastruar Panjshirin nga rezistenca e armatosur, duke shtuar se luftimet po vazhdonin brenda Bazarakut.

Pretendimi nuk mund të vërtetohej nga burime të pavarura, dhe të dyja palët kundërshtare kanë publikuar të dhëna të fryra mbi përfitimet e tyre që nga shpërthimi i luftimeve.

Babai i Massoudit mbrojti me sukses provincën në kohën kur talebanët sunduan pjesën më të madhe të Afganistanit nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Mungesa e kontrollit mbi të gjithë Afganistanin me sa duket i ka penguar talebanët të shpallin një qeveri të re.

Grupi islamik është nën vëzhgimin ndërkombëtar për të përmbushur premtimet se sistemi i tyre i qeverisjes do të përfaqësojë të gjitha grupet etnike afgane dhe do të respektojë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave, ndryshe nga regjimi i tyre i mëparshëm i ashpër në Kabul.

Të shtunën, grupe të vogla të grave dolën në rrugë në Kabul dhe në pjesë të tjera të Afganistanit perëndimor, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre dhe përfaqësimin në qeverinë e re.

Luftëtarët talebanë shpërndanë një tubim të dhjetëra grave në kryeqytet për t’i penguar ato që të shkojnë në pallatin presidencial.

Pamjet në rrjetet sociale shfaqën demonstrueset që ishin përballur me luftëtarët e armatosur talebanë, duke mbuluar gojën dhe duke u kollitur, ndërsa një grua tha se rojet e sigurisë kishin përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë tubimin.

“Talebanët bllokojnë protestën me rrahje dhe gaz lotsjellës: për fat të keq, kjo është shumë e njohur për një grup që mbështetet në forcën brutale për të shtypur kundërshtimet” shkroi në twitter Patria Gossman, nga grupi Human Rights Watch.

Talebanët vendosën një sistem brutal të drejtësisë, ndaluan gratë nga puna dhe parandaluan vajzat e rritura që të shkollohen kur grupi fundamentalist mori pushtetin në Afganistan në vitin 1996.

Udhëheqësit talebanë, megjithatë, kanë premtuar se do të vendosin një qeveri gjithëpërfshirëse në Kabul, për të cilën thonë se do t’i lejojë gratë të punojnë dhe të shkollohen brenda kuadrit të ligjit islamik, ose Sheriatit. Shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e premtimeve të tyre.

“Do të jetë një sistem apo qeveri gjithëpërfshirëse e fortë qendrore dhe e qëndrueshme”, tha për Zërin e Amerikës të premten, Bilal Karimi, anëtar i komisionit kulturor të talebanëve./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Autori precedent i 133 veprave penale”/ Detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçares, dëshmia tronditëse e babait

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajoni

Detaje të reja kanë dal nga vrasje e Marigona Osmanit, 18-vjeçares në Ferizaj e cila u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.

Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi zbuloi në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa.

Ndërkohë, gazetarja Bora Shahini ka zbuluar bisedën që ka bërë me të atin e Marigonës, duke u shprehur se dyshja ishin njohur përmes rrjeteve sociale.



Sipas babait, më vonë, ata kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale.

LEXO EDHE:  FOTO/ Zbulohet fotoja e babait vrasës në Korçë

LEXO EDHE:  FOTO/ Zbulohet fotoja e babait vrasës në Korçë

Gazetarja ka theksuar se i ati ka deklaruar se 18-vjeçarja kërcënohej dhe kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht nëse janë mirë apo i kishte ndodhur diçka.

Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej Marigonës”, tha Shahini.

LEXO TE PLOTE