Connect with Us

Shorti i fazës “play off” të Ligës së Konferencës/ Teuta dhe Laçi mësojnë kundërshtarët e radhës

Sport

Shorti i fazës “play off” të Ligës së Konferencës/ Teuta dhe Laçi mësojnë kundërshtarët e radhës

Publikuar

-

Grupet e Ligës së Konferencës mund të jenë një realitet jo shumë i largët për Teutën. Kampionët e Superiores, në rast kualifikimi ndaj irlandezëve të Shamrokut në raundin e tretë, i pret një short i favorshëm në fazën “play off”.  UEFA hodhi ditën e sotme goglat për këtë tur, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen më 19 dhe 26 gusht.

Durrsakët, në rast kualifikimi ndaj Shamrokut, do të duhet të përballen me skuadrën humbse të çiftit Omonia-Flora Talin. Kujtojmë që përballja mes qipriotëve të Omonias dhe estonezëve të Flora Talin, është e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës, teksa skuadra që do të eliminohet, shkon në “play off”-in e Ligës së Konferencë, ku i pret Teuta ose Shamroku.

Janë zbuluar edhe rivalët e Prishtinës, në rast kualifikimi ndaj Bodo Glimit. Ashtu si Teuta, kampionët në fuqi të Kosovës, do të përballen me skuadrën humbse të çiftit Mura-Zalgiris. Kujtojmë që Mura eliminoi Shkëndijën në raudin e parë të Champions-it.

Ndërkohë për sa i përket Laçit, skuadra e Shpëtim Duros, në rast të një triumfi tjetër historik ndaj gjigantëve të Anderlehtit do të përballen me skuadrën fituese që do të dalë nga çifti Vitese-Dundalk.

PËRBALLJET E MUNDSHME NË RAUNDIN “PLAY OFF”: 

MURA/ZALGIRIS VS PRISHTINA/ BODO GLIMT

OMONIA/FLORA TALIN VS TEUTA/SHAMROK

LAÇI/ANDERLEHT VS VITESE/DUNDALK

Humbësi i Mura-Zalgiris do të luajë kundër fituesit të Prishtina-Bodo Glimt

Humbësi i Omonia-Flora Tallin do të luajë kundër fituesit të Shamrock-Teuta

Fituesi i Laçi-Anderleht do të luajë kundër fituesit të Vitese-Dundalk

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Polemikat dhe VAR në Shqipëri, Sokol Jareci: Nuk pretendojmë më të mirën, rasti Ngoo ishte penallti

Publikuar

-

Nga

Shefi I arbitrave në FSHF, Sokol Jareci ka treguar dy javët e para të VAR në futbollin shqiptar. Për moderatoren Enxhi Biba, Jareci ka shpjeguar se rastet e dyshimta të javëve të para duhen analizuar, teksa për momentin e diskutuar të Ngoo faji ishte I arbitrit në VAR që nuk ndërhyu, pasi ishte 11 metërsh.

Të kënaqur me VAR-in? -Kemi vetëm dy javë dhe nuk pretendojmë të kemi bërë më të mirën e mundshme. Arbitrat dhe VAR-i vetë kanë një vendimmarrje që cilësohet pozitive, dhe nga futbollistët, stafet e tifozët ka pasur përshtypje pozitive. Kemi problematika, pasi është java e dytë.

Vendimet- Ky sistem ka një lloj protokolli që merren vendimet. Është prej 4 vitesh që e shohim në TV, për ne që e shohim në televizor ishte pak më e thjeshtë futja në Shqipëri. Jo në të gjitha rastet, përveç zonës së penalltisë, është pjesë e vendimmarrjes së VAR-it. Bëhet fjalët për shkeljet që dukshëm nuk janë dhënë nga arbitri.

Rasti i penalltisë të padhënë ndaj Ngos?– Kjo ishte mangësia e sistemit VAR  ose e personit që ishte në VAR në këtë ndeshje, pasi nuk ka marrë të gjitha pamjet e ofruara nga transmetuesi pasi me të drejtë duhej akorduar. VAR-i duhet të gjente pamjen e duhur dhe ti sugjeronte arbitrin një penallti të mundshme, dhe në rast se do të bëhej do të jepej penallti pa hezitim.

Rasti i Dinamos dhe Kastriotit?- Në ndeshje Dinamo-Laçi goli i barazimit i shënuar nga Laçi ishte i dyshuar për pozicion jashtë lojë nga ana e sulmuesit i cili kërkonte interpretim por u gjykua saktë. Nuk kishim të bënim me një pengim të portierit nga sulmuesi. Ndërsa rasti tjetër, i ndeshjes mes Partizanit e Kastriotit bëhej fjalë për një penallti, ishte gabim i dukshëm i arbitrit, ishte rast që për disa është penallti për disa jo, kështu është diskutuar.

Dy rastet e tjera- Rast tjetër është ai i Tiranës, goli i anuluar për Tiranën. Është një rast që kërkon VAR dhe gjykimin e arbitrit, ndërsa vendimi ishte i saktë. Rasti i fundit ishte Skënderbeu-Partizani, penalltia për Partizanin. Arbitri e penallti dhe ndërhyrja e sistemit VAR nuk duhet të ndodhte pasi nuk kemi të bëjmë me një gabim.



Polemikat- Këto konsiderohen raste gri, në të gjithë botën ose në të gjithë eventet janë raste të vështira, i takojnë vetëm personit që është në VAR të gjykojë nëse kemi të bëjmë me gabime apo jo. Janë raste që përherë do të kenë diskutime dhe do të marrin vetëm vendimin e arbitrit në fushe duke lënë gjithmonë spekulime.

Dënimet për gjyqtarët– Sistemi VAR është për të shmangur gabimet në të shkuar, të cilat nuk është se kanë qenë shumë. VAR-i kërkon ta pastrojë futbollin, jo ta ndryshojë, të shmangë gabimet e vogla. Ka protokolle që janë për arbitrin në fushë dhe atë që ndodhet në VAR, çdo person do të marrë kostot e veta. Kemi komision në federatë që merret me këto punë, dhe në rast se gabohet dukshëm do të merren penalitete për arbitrat.

Rasti i fyrjeve të gjyqtarit në sfidën Dinamo-Laçi?– Kemi gjetur një mënyrë, ndodhi në vetëm një ndeshje. Nuk mund ta marrim në përgjithësi, do të marrim masa dhe vendosjen e monitorit do ta vendosim në zona të zbrazëta ku arbitrat mos të jenë në presion. Janë mësuar me presion, nuk është diçka e re, por në fund është vendimarrës dhe nuk duhet të ndikohet.  Stafi dhe lojtarët duhet të kenë parasysh pasi ka rregullore që i penalizon nëse ndërhyjnë.

Ndalesat e VAR-it?- Ndalesat janë të ndryshme, edhe si pasojë e vendimeve që merr vetë sistemi, dhe disa ndalesa janë të pashmangshme. VAR-i ka për detyrë të çekojë çdo situatë të dyshimtë, jo të gjitha tregohen në TV, pasi të gjitha situata kontrollohen gjatë lojës. Është dhe pjesa tjetër, zgjatja e kontrollit nga arbitri sepse bën vonesën, pritjen dhe ankthin për të gjithë, Ky është objektivi jonë, përpos vendimeve të sakta duhet të reduktojmë kohën e VAR-ir, është fenomen që kërkon eksperiencë. Do të minimizohet në javët në vazhdim.

Reagimi- Ka qenë pozitiv, nëse do të shmangeshin rastet e dyshimta s’do të kishte komente, kjo është dhe e bukura e futbollit, Në fund janë gjyqtarët që marrin vendimet”, tha Jareci.

   

LEXO TE PLOTE

Sport

Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Labëria trondit Vllazninë, sa shumë rezultate surprizë (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Janë luajtur ditën e sotme 8 sfidat e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, që kanë prodhuar surpriza të shumta.

REZULTATET: 

FT: Labëria – Vllaznia 2-1

Dalanaj 40′ (p), Kamberaj 48′ / Çoba 33′ 

FT: Maliqi – Kukësi 0-0

FT: Elbasani – Kastrioti 0-2

Greca 16′, Ajazi 80′ 

FT: Turbina – Egnatia 1-1

Brahilika 33′ (p) / Shtubina 88′ 

FT: Flamurtari – Apolonia 1-1



Diamanti 66′ (p) / Topi 74′ 

FT: Lushnja – Tomori 0-3

Manellari 13′ (p), Oshafi 38′ , Pepa 55′ 

FT: Butrini-Laçi 1-1

Malaj 49’ / Ademi 17’

FT: Besa-Pogradeci 1-0

Hoxhaj 62’

LEXO TE PLOTE

Sport

Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ 21 gola në 8 sfida! Shkëlqejnë 4 skuadrat e Superiores, Erzeni shtang Dinamon. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Janë luajtur ditën e sotme 8 sfidat e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, që kanë prodhuar plot 21 gola, ku nuk munguan surpriza. Spikat ajo e Erzenit ndaj Dinamos.

Teuta, Partizani, Tirana dhe Skënderbeu, kanë fituar bindshëm në transfertë, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në raundin tjetër.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Erzeni ka surprizuar Dinamon e Bledi Shkëmbit, duke e mposhtur në sfidën e parë me rezultatin 1-0. Triumfe të rëndësishme edhe për Bylisin dhe Vorën. Sfida e vetme e mbyllur na barazim ishte ajo mes Besëlidhjas dhe Burrelit.

REZULTATET: 

Luzi 2008 – Teuta 1-4

Myrtaj 32′ / Jazxhi 16′ , Zogaj 45+1′ , Kapllani 47′, Kallaku 76′  

Tërbuni – Partizani 0-3

Stenio Zhunior 21′, Filipoviç 22′ , Mala 45+1′ 

FT: Shkumbini – Tirana 0-3



Xhixha 7′ , Beshiraj 16′ , 87′ 

FT: Veleçiku – Skënderbeu 0-3

K.Vangjeli 34′ , Bismark 40′ , Pusi 65′ 

Erzeni – Dinamo 1-0

Xhabrahimi 50′ 

Oriku – Bylis  1-2

Bushi 19′ / Emini 15′ , Cakranji 90+3′ 

Besëlidhja – Burreli 0-0

Vora – Korabi 2-1

Lushaku 77′, Demaj 84′  / Raza 89′ 

LEXO TE PLOTE