Connect with Us

Sfidat e arkitekturës ndaj ndryshimeve klimatike

Aktualitet

Sfidat e arkitekturës ndaj ndryshimeve klimatike

Publikuar

-

Fenomenet ekstreme të motit si përmbytjet po shpeshtohen. Njerëzit duhet të mësojnë të jetojnë me natyrën, dhe jo të synojnë ta sundojnë atë. Si duhet të reagojmë në planifikimin urban ndaj klimës?

Është një thënie e vjetër, se uji e gjen rrugën e vet. Se çfarë ndodh, kur rrugët e tij natyrore bllokohen me ndërtime, na e demonstroi në mënyrë dramatike katastrofa e përmbytjeve në Rheinland-Pfalz, në Nordrhein-Westfalen dhe vendet fqinje.

Përmbytja është një fenomen natyror, që mund të ndodhë, për shembull nga shkrirja e borës dhe akullit, nga reshjet e forta ose të vazhdueshme. Fillimisht komunat dhe landet federale në Gjermani i patën marrë parasysh rreziqet, duke rezervuar territore për raste përmbytjesh dhe baticash të mëdha. Por numri i këtyre siperfaqeve fushore erdhi duke u pakësuar vazhdimisht në vitet dhe dekadat e fundit.

Bildergalerie Deutsche WälderSiperfaqet fushore për raste përmbytjesh po pakësohen vazhdimisht prej ndërtimeve buzë lumejve

Në të gjithë Gjermaninë shfrytëzimi i tokës, pra shndërrimi i tokës bujqësore ose asaj të lënë djerrë, në sipërfaqe për banim dhe trafik shkon nga 50 dhe 60 hektarë në ditë – dy herë më i lartë se objektivi i vendosur nga qeveria gjermane në vitin 2018. Terreni vuloset për ndërtime banesash, qendrash tregtare, trafiku dhe zonash rekreative. Toka mbulohet hermetikisht dhe bëhet e papërshkueshme për ajrin dhe ujin, praktikisht uji i shiut nuk mund të rrjedhjë më në të. Kësaj i shtohen masat e rikonstruktimit të lumenjve, të cilët janë drejtuar, gjë që ka rritur shpejtësinë e rrjedhjes së tyre. Gati të gjitha masat, me të cilat njeriu ka ndërhyrë në natyrë, kanë arsye financiare.

Një herë në 10.000 vjet

Katastrofa e fundit e përmbytjeve në Rheinland-Pfalz dhe Nordrhein-Westfalen “zbulon pa mëshirë pikat tona të dobëta”, thotë Holger Schüttrumpf, profesor i inxhinierisë hidraulike dhe drejtor i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Shkollën e Lartë Teknike, RWTH në Aachen në një intervistë për DW. Këto pika të dobëta kanë pjesërisht arsye historike.

Deutschland Unwetter Dernau nachherQeteza Derenau, Eifel

“Në Eifel komunat janë vendosur buzë lumenjve, për të shfrytëzuar fuqinë e ujit, fillimisht në mullinj dhe më vonë për industrinë e letrës dhe çelikut.” Me popullimin dhe vendosjen e qyteteve pak nga pak rrjedha natyrore e lumenjve u bllokua.

Në fakt gjithmonë ka pasur fenomene të jashtëzakonshme meteorologjike, thotë Holger Schüttrumpf, duke iu referuar stuhisë detare të vitit 1962 dhe përmbytjeve në lumin Oder (1997) dhe në lumin Elba (2002). Sidoqoftë një ngjarje aq ekstreme si së fundmi ndodh vetëm një herë në 10.000 vjet.

LEXO EDHE:  Situata në Shkodër/ Vasili kërkon shpalljen e emergjencës
Deutschland Unwetter Dernau

Është vërtet brutale ajo që ka ndodhur këtu”, tha ai menjëherë pas vizitës në Stolberg në landin Nordrhein-Westfalen. “Njerëzit nuk kanë ujë, nuk kanë energji elektrike dhe sistemi i ujërave të zeza nuk funksionon.”

Përmbytja ka qenë e parashikueshme që më herët

Studiuesit e klimës në të gjithë botën janë të mendimit se fenomenet ekstreme të motit po shtohen si rezultat i ndryshimit të klimës. Megjithatë duket se shumë njerëz janë befasuar nga përmbytja. Pas përmbytjes meteorologët dhe studiuesit kritikuan faktin, se zonat e prekura nuk ishin evakuuar në kohë – edhe pse situata e motit ka mundur të parashikohej që më parë.

Niederlande schwimmende Häuser Amsterdam

“Këto fenomene ndodhin në vende të ndryshme, ne i shohim ato në televizion, por s’jemi të prekur personalisht prej tyre”, thotë Holger Schüttrumpf. “Që në fillim ka qenë e qartë se do përballeshim me përmbytje.” Për të shmangur dëmet në njerëz në të ardhmen, duhet të rritet “ndërgjegjësimi ndaj paralajmërimeve”.

Zhvendosje nga zonat e rrezikshme

Përveç ndërtimit të bazeneve për grumbullimin e ujërave dhe lartësimit të digave, Holger Schüttrumpf thotë se u duhet dhënë më shumë hapësirë ​​lumenjve – “edhe nëse kjo është e vështirë të realizohet në një zonë të populluar, është e rëndësishme të bëhet”.

T’ia kthesh natyrës hapësirën e vet, do të thotë që njeriu të tërhiqet nga rajonet e rrezikshme. Arkitekti dhe urbanisti, Mark Kammerbauer e sheh transferimin nga këto zona si një instrument të rëndësishëm.

BdT Deutschland Unwetter in KölnBanesat pranë lumit Rin kosiderohen si luks, por njerëzit duhet të tërhiqen nga rajonet e rrezikshme, thonë urbanistët

„Kur të rindërtohet, duhet marrë parasysh, se kush është veçanërisht i rrezikuar dhe i prekshëm”, thotë Kammerbauer në një intervistë për DW. Është e imagjinueshme që njerëzve, që nuk do të mbroheshin dot, t’u ofrohen stimuj për t’u larguar nga rajoni i rrezikuar.”

“Për rindërtimin ka rëndësi jo të rindërtojmë ad hoc, por të ndërtojmë më mirë”, thotë Mark Kammerbauer. “Të ndërtosh një banesë, në mënyrë që të mos depërtojë uji askund, është shumë e shtrenjtë”, thotë ai, “kështu që ka kuptim të pranosh, që mund të ndodhë”. Një shtëpi duhet të projektohet në mënyrë të tillë, që “një përmbytje të shkaktojë sa më pak dëme dhe punimet e pastrimit të mbeten të menaxhueshme”./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Foto-Njerëz të alarmuar dhe ndërtesa të rrëzuara/ Pamjet pas tërmetit të fuqishëm në Australi

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Australinë juglindore, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e qytetit Melbourne.

BBC raporton se lëkundja ka ndodhur rreth orës 9:15, sipas asaj lokale dhe epiqendra e saj ishte Mansfield.



Po ashtu raportohet se tërmeti fillestar, u shoqërua dhe nga 2 pas goditje me magnitutë 4.0 dhe 3.1.

LEXO EDHE:  Gjermani: Sa kushton përmbytja e shekullit? 

LEXO EDHE:  Moti keq/ Fshatrat e Shkodrës nën ujë

Në pamjet e publikuara, shihen dëmet e shkaktuara dhe momentin e lëkundjeve brenda një apartamenti.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Klodiana Lala zbulon skandalin/ Çfarë po ndodh pranë burgut 313

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një foto, ku po hapen themele, për një ndërtesë pranë burgut 313.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se themelet janë hapur fare pranë ndërtesës së burgut, dhe sipas saj nuk do të ishte çudi që ndonjë i dënuar i rrezikshëm të hapë një tunel dhe të dalë në liri.

Por, gjithashtu ajo jep “alarmin” e zaptimit të çdo centimetër tokë në vendin tonë, duke mos lënë asnjë hapësirë për fëmijët.



LEXO EDHE:  Përmbytjet/ Situata jashtë kontrollit?  

Kjo gropa është hapur në themelet e burgut 313. Prisni ndonjë ditë kur të nxjerrë kokën ndonjë i dënuar. Një tunel dhe fap del në liri ndonjë vrasës apo grabitës i dhunshëm.

Babëzia këtu ska fund. Si mundet me u zaptu cdo cm tokë. Po si nuk latë një pëllembe vend për femijet që të kenë mundësinë të luajne në një park të gjelberuar? Na moret frymën nga betoni…

Foto bërë nga kati i 3 i gjykatës së Tiranës (dhoma penale)”-shkruan Klodiana Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Jo vetëm meshkuj/ Njihuni me katër femrat më të bukura spiune

Publikuar

-

Nga

Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si  përshembull James Bond, por kur bëhet fjalë për spiunet femra, jo vetëm që nuk na vjen nëpër mend ndonjë emër por mendojmë se nuk ka.

Por e verteta është krejt ndryshe. Ka pasur disa “heroina” të jashtëzakonshme në spiunazh, ju thjesht nuk keni dëgjuar për to.

Këto janë katër emrat më të njohura të femrave më të famshme që kanë qënë pjesë e spiunazhit.

  1. Anna Chapman

Spiunja dhe modelja ruse Anna Chapman ishte pjesë e një rrjeti spiunësh rusë, duke u infiltruar në SHBA për vite me radhë, dhe kishte si detyrë të joshte informatorin e “NSA”, Edëard Snoëden. Ajo përdori statusin e saj si modele për të marë informacion nga sekretet e fshehta të qeverisë. Ajo u arrestua në NYC gjatë vitit 2019.



  1. Ana Montes

Montes ishte spiune për qeverinë Kubane dhe filloi punën për SHBA në vitin 1985, me “Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Eksperte për gjithçka kubane, Ana kishte një kujtesë te jashtëzakonshme për të memorizuar memorizonte dokumente me lehtësi. Ajo madje kaloi testin e poligrafit për SHBA, por për fat të keq u dënua me 25 vjet burg në vitin 2002.

  1. Josephine Baker

Ky emër mund tju habisë. Josephine Baker ishte një valltare dhe këngëtare në vitet 1920. Ajo ishte gjithashtu spiune gjatë Luftës së Dytë Botërore në emër të “Rezistencës Franceze”, duke kontrabanduar mesazhe në muzikën e saj.

  1. Stephanie Rader

Stephanie Rader u bashkua me Trupat Ndihmëse të Ushtrisë së Grave në vitin 1942 para se të rekrutohej në Zyrën e Shërbimeve Strategjike. Duke shtirur identitetin e një gruaje që kërkonte anëtarët e humbur të familjes në luftë, ajo mori një punë në ambasadë. në këtë mënyrë ajo mblodhi informacione mbi lëvizjet e trupave ruse, statistikat politike dhe policinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE