LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasjet me ndërkombëtarët/ Ish-ministri tregon mesazhet e Ramës, për ambasadoren e SHBA

2 Gusht 2021, 15:03, Politikë CNA
Përplasjet me ndërkombëtarët/ Ish-ministri tregon mesazhet e

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka komentuar disa deklarata të kryeministrit, të cilat i cilëson si mesazhe ndaj ambasadës së SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ?Për të gjithë ata emra realë dhe të koduar të mediave e portaleve që shohin tek unë ?sulm? ndaj Ambasadës dhe zonjës Kim, po ju sjell në vemendje këto deklarata të Edi Ramës, Kryeministrit të vendit.

1. Foltorja e Parlamentit, 30 korrik 2020, përgjatë seancës ku vendosi të shkatërrojë rregullat zgjedhore të hartuara me konsensus në ambasadën Amerikane:

??Ky është vendim i parlamentit shqiptar dhe i takon shtetit që përmes parlamentit të vendosë se çfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadorën amerikane dhe as të BE e askënd tjetër.

Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë do ti ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë nëse do e mbajnë apo jo fjalën sinqerisht nuk më vjen mirë.”

2. Në shkurt 2021, kur Ambasadorët bënin thirrje për pastrimin e listave, Edi Rama u ndje i detyruar të reagojë kundër tyre:

??Po e them publikisht se ia kam thënë edhe personalisht. Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikanë detyrën time. Kam shumë respekt, ajo është në të drejtën e vet. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane. Nuk kam nevojë të ma kujtojnë punë asnjë ambasador?.?

Më tej, Manjani shkruan se të kritikosh një ambasador që fut hundët në punët e brendshme të një shteti nuk është sulm. Por, sipas tij deklaratat e kryeministrit Edi Rama, tregojnë se kush i kritikon, kush i sulmon, e kush i ?lë me gisht në gojë? ambasadorët.

?Personalisht mendoj se të kritikosh një ambasador që fut hundët në punët e shtetit tonë nuk quhet sulm, por kritikë.

Sulmi është një akt dhune dhe jo përplasje mendimesh apo kritikë për sjellje të caktuara.

Kujtoj se në rastet kam komentuar se Edi Rama ka të drejtë dhe jo ambasadorët.

Megjithatë, shiheni vetë se kush ?sulmon?, kush ?kritikon? e kush s?ja dh.. fare ambasadorëve/aleatëve/partnerëve?

E pra Edi Rama është Kryeministër dhe ka në dorë çdo gjë. Unë vetëm fjalën që shpreh veç mendjen time.

Nëse fjala quhet sulm dhe reagimi i pushtetit agresiv i pushtetit quhet kritikë, atëherë jemi në botë të ndryshme.

Sa më takon qendroj sadopak tek bota e lirë dhe e llogjikës së fakteve.?-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga