Connect with Us

Përfundon intervistimi/ BKH përzgjedh 75 kandidatët, pritet t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit

Aktualitet

Përfundon intervistimi/ BKH përzgjedh 75 kandidatët, pritet t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit

Publikuar

-

Byroja Kombëtare e Hetimit ka përfunduar intervistimin e 163 kandidatëve, që kanë garuar për agjentë të BKH.

Janë përzgjedhur 75 kandidatë ndërkohë që kanë mbetur edhe 32 vende të lira.

Kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit. Testi i Poligrafit fillon në datën 9 Gusht. Për vendin, datën dhe orën e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftoheni me e-mail.

LEXO EDHE:  Gjiknuri tallet me Metën/ Na ka ardhur presidenti kandidat në Vlorë

Gjithashtu kandidatët do të duhet të plotësojnë deklaratën për kontrollin e figurës si dhe deklaratën e pasurive dhe interesave private të kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinorë, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Për Lulzim Bashën, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesaduket Aurela ka harruar t’ia lyejë me kënanë e zakonshme apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Opozitë e re në Kuvend/ Një tjetër kandidat pranon mandatin

LEXO EDHE:  Duka flet hapur/ Nuk do kandidojë për Bashkinë e Durrësit

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomarë sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomarë duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Tropojë/ Dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bajram Curri të Tropojës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori me iniciale S.T.

Për shkak të dëmtimeve ai po dërgohet me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.



Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”,  me drejtues shtetasin E. T.,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T. I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin  e Tiranës, për mjekim më të specializuar

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U shkatërrua nga tërmeti/ Përurohet shkolla e re “Murat Toptani” në Selitë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Shkolla “Murat Toptani” është një nga shkollat e rindërtuara pas shkatërrimit të tërmetit të 26 nëntorit, e cila do të hapë dyert në këtë vit të ri asimor.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi uruan 360 nxënësit e kësaj shkolle për një vit të mbarë në rrugën e dijes.

Veliaj tha se tashmë nuk ka asnjë arsye për dyndjen e fëmijëve në të njëjtat shkolla dhe as për mësim me dy turne.

Zakonisht vektori ka qenë për të shkuar drejt qendrës. Sot që kemi shkollën “Murat Toptani”, që është 3 herë më e madhe nuk ka pse fëmijët të humbasin orë të tëra në trafik, në një kohë që mund ta shfrytëzojnë për t’u bërë basketbollistë të mirë, të mësojnë piano, apo kitarë,” tha ai.

LEXO EDHE:  Duka flet hapur/ Nuk do kandidojë për Bashkinë e Durrësit

LEXO EDHE:  “Jo vetëm rrotacion, por një përmbysje të madhe”/ Shehi mesazh për qytetarëve të Tiranës



Ndërsa ministrja Kushi u shpreh se komuniteti ka nevojë për shumë shërbime, por shkolla është gjithmonë e para.

Ministrja gjithashtu shtoi gjithashtu se të gjitha shkollat e reja që po ndërtohen me programin e madh të rindërtimit kanë standardet më bashkëkohore, me hapësira më të mëdha, më komode, laboratorë, palestra e biblioteka.

“Ata meritojnë që t’i edukojmë sa më mirë, që nesër të bëhen profesionistë të aftë dhe qytetarë të denjë. Por, për një arsimim cilësor nuk mjafton vetëm infrastruktura cilësore, duhet që edhe mësuesit të jenë profesionistë të mirë dhe të përkushtuar, ashtu siç duhen edhe tekste shkollore cilësore dhe programe të përshtatura me zhvillimet e kohës”, tha Kushi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE