Connect with Us

Pas ultimatumit të Yuri Kim për Bashën/ Berisha mesazh demokratëve

Politikë

Pas ultimatumit të Yuri Kim për Bashën/ Berisha mesazh demokratëve

Publikuar

-

cna lajem politike

Ish kryeministri Sali Berisha u ka rikujtuar sot demokratëve, një premtim që u ka bërë vitëemë parë.

Me anë të një video në rrjete sociale, Berisha shkruan se “ju përshëndes me betimin tim solemn para demokratëve të Shqipërisë”.

Në video ai premton se çfarë do që do të ndodhë do të vazhdojë të mbetet njëri prej tyre në PD.

“Sikur 1000 të mbesin, do jem njëri prej jush. Sikur 100 të mbesin do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbesë do mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike. Zoti ju bekoftë”, deklaronte Berisha vite më parë në videon, të cilën e ka postuar sot.

LEXO EDHE:  Izraelitët dhe Basha izolojnë daljet televizive të Berishës

Këtë premtim Berisha e risjell, disa ditë pasi ambasadorja amerikane i dha ultimatum Lulzim Bashës për largimin e Berishës nga PD dhe nga Kuvendi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Reagojnë ish-krerët lokalë të PD, Korçë/ Berisha i mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë për CNA.al se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

                            Gjergji Papa

Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.



Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili i dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 Prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Basha zotohet nga Peqini/ “Këtu do rikthehem si kryeministër”

LEXO EDHE:  Apeli i CDU/CSU për kompromis/ Basha: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 12 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Në fakt artikulimi i Andrea Manos për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD, është artikuluar disa kohë më parë kur ky dhe një grup anëtarësh të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë degë lokale pa kryetar dhe pa kryesi, pas përplasjeve të shumta që ndodhën në degët lokalë.

CNA.al ka kontaktuar dhe me disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Përmeti “dush të ftohtë” Bashës/ I rendit dështimet ndër vite

Publikuar

-

Nga

cna lajm politike

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë, ku tha se nuk do ta lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Permeti, sipas të cilit çdo zotim që merr persipër Basha bëhet e kundërta. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Përmeti ka bërë një renditje të atyre zotimeve që Basha nuk ka arritur ti përmbushë.

Basha sot paska deklaruar që nuk do të lejojë Kuvendin Kombëtar të PD. Në 8 vite kanë qënë te shumta zotimet publike të Bashës ndërmjet të cilave më të njohurat:

2015- Nuk ka reformë territoriale pa pjesemarrjen e PD.

2017- Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeministër.

2017- Çdo demokrat të jetë i sigurt që bashkëpunim me LSI nuk do të ketë kurrë.

2017- Fatmir Xhafa bëhet ministër vetëm po kaloi mbi trupin tim.



LEXO EDHE:  Sulmi ndaj gazetarëve/ Rama sulmon Bashën: Çudi e madhe me ty o mik që nuk mëson

LEXO EDHE:  Ish-ministri i PD kritikon Lulzim Bashën/Çfarë nuk bëri me inteligjencë

2018- Tra në rrugën e kombit nuk do ketë kurrë.

2019- Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptareve.

2019- Zgjedhje bashkiake pa PD nuk ka për të patur kurrë.

2019- Asnjë shtëpi në Unaze të madhe nuk preket. Do mbrohen me trupat tanë.

2020- Duhet të kaloni mbi trupat tanë që të prishni Teatrin Kombëtar.

Sot erdhi zotimi më i fundit: Kuvend të Partise Demokratike nuk ka për të patur.

Sa herë që Basha zotohet publikisht për dicka ndodh e kunderta e zotimit të tij. Tashmë mbas zotimit të tij të fundit na ngelet vetëm të urojmë: Punime të mbara Kuvendit Kombëtar të PD”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha u trembet gazetarëve dhe bazës, e quan ‘forcë’ daljen në oborr

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në një dalje mediatike të programuar deri në detaje, Luzim Basha nuk denjoi t’u jepte përgjigje gazetarëve, të cilët ishin të shumtë në numër në derën e selisë së PD.

Ngutja për të thënë vetëm deklaratën e shkurtër, tregon se kreu demokrat ka filluar të kuptojë se lëvizja e Berishës nuk ndalet. I shoqëruar nga pas prej të zakonshmit Gazment Bardhi, ai u largua me shpejtësi nga sytë e medias.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që në vendin më të korruptuar në botë, ai që u trembet mediave të jetë kreu i partisë më të madhe në opozitë.



Por çudia që pasoi ishte edhe më e madhe. Basha u ul në kafen e oborrit të PD-së. Lajmi u trumbetua me të madhe nga mediat e majta, të cilët arritën deri aty sa thanë se Basha po tregonte ‘forcë’ pas takimeve entuziaste të Berishës.

LEXO EDHE:  Basha zbulon shkaqet e krizës menjëherë pas takimit me Donald Lu/Kush janë

LEXO EDHE:  "Ramës i është shqetësuar menderja për taksitë"/ Berisha: Hidhni poshtë me neveri terrorin

Dmth forca e Bashës, që është strukur në zyrën e tij prej ditësh, qëndron te fakti se mund të dalë në oborrin e selisë. Madje edhe aty duke qëndruar si me hije, nga frika se mos kishte ndonjë reagim nga simpatizantët.

Nëse Basha e quan këtë dalje në oborrin e PD-së, si daljen në terren pranë bazës, atëherë ky është më shumë se humor i zi. Ai tregon një degradim pa kthim./ SYRI.net

LEXO TE PLOTE