LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas takimit të minishengenit Ballkanik/ Rama “kokë më kokë” me Grenell në Tiranë

2 Gusht 2021, 08:42, Politikë CNA
Pas takimit të minishengenit Ballkanik/ Rama “kokë më

Kryeministri Edi Rama është takuar me ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Takimi është zhvilluar të dielën në Tiranë, larg syve të mediave dhe ka qenë Grenell që ka njoftuar në rrjete sociale se ka biseduar me kryeministrin e Edi Rama.

?Tregime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama ? në Tiranën aq të nxehtë?, shkruan Grenell  në rrjete sociale.

Nuk dihet tema e bisedës mes tyre, por vizita e Grenell në Tiranës, vjen  pak ditë pas takimit të radhës të minishengenit Ballkanik, ku tre prej vendeve, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina refuzuan që të merrnin pjesë./CNA.al

Lajmet e fundit nga