LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Regan tek Miteran: Sundimtarët që u mbështetën tek astrologjia për të marrë vendimet e tyre

2 Gusht 2021, 06:15, Blog CNA
Nga Regan tek Miteran: Sundimtarët që u mbështetën tek

Të gjithë mund të kemi qenë në ndonjë moment të jetës të fiksuar pas asaj që parashikon horoskopi për shenjën tonë zodiakale. Disa për forcë zakoni, të tjerët për të marrë vendime madhore. Por edhe ata që udhëhoqën qytetërimet e lashta, por edhe udhëheqësit e botës moderne, bazoheshin dhe bazohen shpesh tek astrologjia për marrjen e vendimeve të tyre.

Ja cilat janë disa nga sundimtarët më të njohur.

Gjenerali Albreht Von Valenshtein:Një ?peshore? që nuk ishte gjithmonë aq e ekuilibruar

Von Valenshtein ishte në krye të forcave katolike gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare. Gjatë viteve 1625-1632, ai zhvilloi një fushatë shumë të suksesshme ushtarake kundër Suedisë, dhe ia njohura meritat kryesore jo aftësive vetjake, por parashikimit të yjeve për shenjën e tij.

Qëkur ishte i ri gjenerali shkoi tek shkencëtari dhe astronomi i njohur Johanes Kepler për

t?i bërë një parashikim astrologjik. Kepler i tha se ?natyra e tij e pazakontë, do ta bërë të aftë të bëjë vepra të mëdha?, për shkak zhvendosjes së Marsit në shenjën e tij

Presidentja argjentinase Izabel Peron ishte një vajzë pa ide

Izabel Peron ishte një presidente e pazakontë për Argjentinën e viteve 1970. Ajo u ngjit në krye vetëm sepse burri i saj ishte Huan Peron, e caktoi atë zv/presidente kur u rizgjodh president në vitin 1973. Kur Huan vdiq 9 muaj më vonë, ishte radha e Izabel Peron që të udhëhiqte vendin.

Por shumë shpejt u bë e qartë, se ajo nuk kishte asnjë ide se çfarë duhej të bënte. Ndaj ishte astrologu Hose Lopez Rega, ai që e ndihmoi shumë në postin e Ministrit të Mirëqenies Sociale. Rega dukej se merrte de fakto çdo vendim në emër të Peron, që ishte plotësisht e varur nga ekspertiza e tij politike dhe leximi i pozicionit të yjeve.

Astrologët e Rajhut të Tretë

Ndërsa vetë Adolf Hitleri nuk ishte shumë i dhënë pas astrologjisë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kolegët e tij Jozef Gëbels, Hajrih Himler dhe zëvendësfyhrerin Rudolf Hes Gëbels, Ministri nazist i Propagandës përdorte vazhdimisht një ekip astrologësh. Por për të kontrolluar narrativën, qytetarëve të zakonshëm u ndalohej të interpretonin dhe të bënin parashikimet e tyre astrologjike.

Himler përdori ekipin e tij të astrologëve për ta ndihmuar në gjetjen e diktatorin fashist italian Benito Musolinit. Rudolf Hess u bazua tek yjet në aksionin e tij shumë të guximshëm të vitit 1941. Astrologët e tij i thanë se ishte koha e duhur për të nisur fshehurazi bisedimet paqes me britanikët. Por avioni i tij u rrëzua në Skoci, dhe ai u burgosur menjëherë.

Çifti Regan mbante një kalendar astrologjik

Presidenti i SHBA-së Ronald Regan dhe Zonja e Parë, Nensi, ishin haptazi admirues të astrologjisë gjatë 8 viteve që kaluan në Shtëpinë e Bardhë. Ai këshillohej shpesh me astrologjen e famshme Kerroll Rajter, që kur ishte guvernator i shtetit të Kalifornisë.

Kur Ronald i mbijetoi atentatit të vitit 1981, Nensi kishte dëgjuar nga një astrolog pak para incidentit, se atë ditë do t?i ndodhte diçka ogurzezë. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, në atë kohë ajo ndoqi nga afër parashikimet astrologjike mbi bashkëshortin e saj nga frika e ndonjë atentati tjetër.

Elizabeta I, ia detyronte jetën astrologut të saj

Mbretëresha britanike Elizabeta i ishte e njohur gjerësisht se konsultohej me astrologun e saj, Xhon Di, për të gjitha vendimet e saj, madje edhe para se të bëhej mbretëreshë. Kur u përball me rrezikun e ekzekutimit, Elizabet shkoi tek Di për t?i bërë një lexim të fatit të saj.

Di i tha se nuk do të përballej me vdekjen. Në vend të kësaj, ishte Maria ajo që do të vdiste papritur, duke ia lënë fronin Elizabetës. Meqë parashikimi i Di ishte kaq i saktë, ai mbajti rolin e këshilltarit kryesor të Elizabetës për pjesën tjetër të mbretërimit të saj.

Aleksandri i Madh:Djaloshi që e solli këtë praktikë në Perëndim

Kur pushtoi Babiloninë në vitin 331 Para Erës Sonë, ai e ndau praktikën e astrologjisë lindore me matematikanët grekë. Duke kombinuar këtë informacion, ai solli atë që ne e njohim sot si astrologjia moderne. Në fillim babilonasit përdorën qiellin e natës për të bërë parashikime për perandorinë dhe mbretin. Më pas grekët, nisin të bënin parashikimet e tyre.

Fransua Miteran, përdori parashikimin e yjeve gjatë Luftës së Gjirit Persik

 

Ish-presidenti i Francës, përdori disa astrologë për ta ndihmuar atë të merrte vendimet. Edhe presidenti i mëparshëm Sharl De Gol i kishte përdorur astrologët në vitet 1960. Ndërkohë në fillim të viteve 1990, Miterran iu referua këshillave të astrologes Elizabet Teisje për çështjet kryesore politike, veçanërisht për Luftën e Gjirit. Para një takimi me rëndësi lidhur me përfshirjen e Francës në konflikt, Teisje i telefonoi presidentit për t?i thënë se gjithçka do të shkonte mirë për të. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga