LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndodh skandali në Lojërat Olimpike, atletët kapen duke pirë alkool/ Ja masat disiplinore që i presin

2 Gusht 2021, 09:30, Sport CNA
Ndodh skandali në Lojërat Olimpike, atletët kapen duke pirë

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Fshatin Olimpik të ?Tokio 2020?, ku disa atletë janë kapur duke konsumuar pije alkoolike. Lajmi është konfirmuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Lojërave që po mbahen në Tokio, Toshiro Muto, i cili ka bërë me dije se një numër i konsiderueshëm i atletëve janë zënë duke konsumuar alkool brenda Fshatit Olimpik.

?Natën e 31 korrikut, shumë atletë dhe anëtarë të delegacionit ishin në parkun brenda fshatit dhe po pinin alkool dhe ishin të vetëdijshëm për këtë fakt. Ne jemi duke e hetuar rastin dhe bazuar në rezultatet, do të ndërmarrim masa të duhura?, u shpreh Muto.

Duhet theksuar se konsumimi i alkoolit nuk është i ndaluar brenda fshatit, atletët lejohen ta bëjnë këtë vetëm në dhomat e tyre private dhe jo në zona të përbashkëta ose publike.

Nga raportimet e ?Insidethegames.biz? shtohet se atletët e përfshirë në këtë ngjarje tani mund të përballen me masa disiplinore.Ndërkohë personat e kapur duke konsumuar alkool pritet që të pezullohen dhe të përballen me masa disiplinore.

Lajmet e fundit nga