LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I nxehti mund shkaktojë aksidente cerebrovaskulare/ Mjekja apel qytetarëve: Shkoni në urgjencë

2 Gusht 2021, 14:34, Lifestyle CNA
I nxehti mund shkaktojë aksidente cerebrovaskulare/ Mjekja apel

I nxehti mund të shkaktojë deri aksidente cerebrovaskulare.

Neurologia Vojsava Leka në spitalin ?Hygeia? në Tiranë shpjegon se ekspozimi i organizmit për një kohë të gjatë në temperatura të larta e vendos atë në kushte stresi dhe mbingarkese.

Ato mund të çojnë në dëmtim të enëve të gjakut.

?Në situata të tilla mund të alternohet i gjithë metabolizmi qelizor dhe të shkaktojë një gjendje inflamacioni të rritur në organizëm me krijimin e të ashtuquajtur mediator të inflamacionit. Të gjithë këto mediatorë së bashku me alternimin e balancave hidrike dhe elektolitike mund të shkaktojnë pasoja të rënda endema cerebrale, alternime të fluksit të gjakut deri në  dëmtime të parikthyeshme neuronale. Këto mund të manifestohen me simptoma nga më të ndryshmet deri në alternimin e koshiencës apo krizat epileptike. Në situata të tilla mund të ndodhin edhe dëmtime të enëve të gjakut që mund të çojë në aksidente cerebrovaskulare?, është shprehur ajo, për abc news.

Aksidentet cerebrovaskulare mund të shfaqen me çrregullime në të folur, rënie të këndit të buzës, humbje të ekuilibrit apo dhimbje të menjëhershme koke. Në raste të tilla mjekja sugjeron ti drejtoheni urgjencave.

?Për vetë evidentimit qëndrimit në temperatura shumë të larta dhe hidratimit vëmendje i duhet kushtuar edhe eksplorimit dhe trajtimit të faktorëve të rrezikut. Në momentin që evidentohen simptomat e paratë aksidenteve cerebrovaskulare si çrregullim i të folurit, rënie e këndit të buzës, alternim i shikimit, probleme të ekuilibrit, apo probleme dhe dhimbje të forta koke duhet që të drejtohet mjekut?, është shprehur ndër të tjera mjekja.

Më të predispozuar për të pësuar aksidente cerebrovaskulare sipas neurologes janë personat të cilët vuajnë nga zemra, veshkat apo kanë probleme metabolike.

Lajmet e fundit nga