Connect with Us

“I gëzuar për aventurën e re”/ Turisti i 1997, vjen si zëvendës i ambasadores amerikane Yuri Kim

Aktualitet

“I gëzuar për aventurën e re”/ Turisti i 1997, vjen si zëvendës i ambasadores amerikane Yuri Kim

Publikuar

-

Ankimimet e PD për zgjedhjet/ Yuri Kim thirrje autoriteteve: Merrini me seriozitet

Ambasada amerikane njofton se pjesë e stafit të tyre do të jetë edhe Zëvendës Ambasadori i ri, Demian Smith.

Sipas Ambasadës Amerikane, z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re”.

Ndërsa ne mezi presim që ai të rizbulojëbmikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë midis amerikanëve dhe shqiptarëve. Mirësevjen në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Kush është zëvendës Ambasadori Demian Smith

Një diplomat amerikan karriere, Demian Smith nisi detyrën si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri, në korrik 2021. Më parë, ka shërbyer si Zv. Ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik.

LEXO EDHE:  Ambasada Amerikane mesazh të koduar Metës/ “Jemi përkrah popullit shqiptar”

Më parë, ka shërbyer si Shef Kabineti i Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, duke menaxhuar projekte të veçanta diplomatike për Sekretarin e Shtetit John Kerry. Detyrat e tij në Uashington përfshijnë Ndihmësin e Posaçëm në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe Kabinetin e Planifikimit të Politikave të Sekretarit. Jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tailandë, Serbi dhe Indi.

Demian është aktiv në përpjekjet për këshillimin dhe rekrutimin e të rinjve në Departamentin e Shtetit, me një fokus të veçantë në komunitetin hispanik, si dhe është anëtar i Këshillit të Punonjësve Hispanikë të Agjensive të Punëve të Jashtme. Ai flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

Para punës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka qenë drejtor në Këshillin Atlantik, mësues në shkollë të mesme, shofer autobusi shkolle dhe kuzhinier në një restorant teatroje me tematikë mesjetare.

Me origjinë nga Virginia Beach, Virginia, Demian është diplomuar në Kolegjin William & Mary dhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes. Demian dhe gruaja e tij Susanne Sell kanë tre fëmijë energjikë dhe dy mace qimegjatë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Talebanët i japin fund rezistencës së vetme/ Pretendojnë fitore në Luginën Panjshir

Publikuar

-

Nga

Talebanët thanë të hënën se e kanë pushtuar Luginën veriore Panjshir, duke i dhënë fund rezistencës së vetme të armatosur ndaj sundimit të tyre në Afganistan.

“Kjo fitore i jep fund luftës në mbarë vendin dhe hap rrugën për një jetë paqësore dhe përparim në një atmosferë pavarësie,” tha në një deklaratë zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga forcat opozitare, të njohura si Fronti i Rezistencës Kombëtare, (NRF) të udhëhequr nga komandanti Ahmad Massoud.

Talebanët e shpallën fitoren disa orë pasi Ahmad Massoud tha se i mirëpriste propozimet e dijetarëve fetarë për bisedime paqësore me talebanët, nëse ata tërhiqnin forcat e tyre nga vendlindja e tij, Panjshir.

Ahmad Massoud e bëri ofertën përmes një postimi në faqen e organizatës së tij në facebook në ditën kur forcat talebane pretenduan se kishin hapur rrugën për në kryeqytetin e provincës, Bazarak, pasi pushtuan pjesën tjetër të provincës.

Burime të shumta konfirmuan gjithashtu vrasjen e zëdhënësit zyrtar të NRF-së, Fahim Dashty, së bashku me kushëririn e Massoudit, gjeneralin Abdul Wudood, gjatë luftimeve të së dielës.

“Fronti Kombëtar i Rezistencës është gati të ndalojë luftimet menjëherë në mënyrë që të arrijë paqe të qëndrueshme, nëse grupi taleban përfundon sulmet dhe lëvizjet e tij ushtarake në Panjshir dhe Andarab”, thuhet në postimin në Facebook duke cituar Massoudin. Andarabi është një zonë në provincën fqinje Baghlan dhe shtrihet në hyrje të Panjshirit.

Deklarata e Massoudit ishte përgjigje të raportimeve në mediat afgane që thanë se një këshill i dijetarëve fetarë u kishte bërë thirrje talebanëve të pranonin një marrëveshje të negociuar për t’u dhënë fund luftimeve.

Panjshiri është zona e fundit e mbetur e rezistencës së armatosur ndaj sundimit të talebanëve që kur ata pushtuan 33 provincat e tjera afgane, përfshirë kryeqytetin, Kabulin, muajin e kaluar në një goditje të rrufeshme, ndërsa forcat qeveritare të stërvitura nga perëndimi u rrëzuan dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Por, një javë më vonë NRF-ja, në të cilën janë përfshirë pjesëtarë të forcave afgane të sigurimit të stërvitur nga Shtetet e Bashkuara dhe milicitë fisnore lokale, rimori Andarabin dhe dy rrethe të tjera ngjitur në Baghlan.

Talebanët e dënuan sulmin si një shkelje të amnistisë së tyre të përgjithshme për të gjithë pjesëtarët dhe politikanët e qeverisë së përmbysur afgane. Ata në mënyrë të përsëritur u kishin kërkuar udhëheqësve të NRF-së që të dorëzojnë armët dhe të gjejnë një zgjidhje të negociuar.

Bisedimet përfundimisht u ndërprenë, ndërsa secila palë fajësoi tjetrën për dështimin e tyre, duke bërë që talebanët të ndërmarrin një ofensivë të madhe disa ditë më parë për të rimarrë zonat e humbura.

LEXO EDHE:  Ambasada Amerikane mesazh të koduar Metës/ “Jemi përkrah popullit shqiptar”

LEXO EDHE:  Ambasada Amerikane mesazh të koduar Metës/ “Jemi përkrah popullit shqiptar”

Përparimet gjithashtu u hapën rrugën talebanëve të sulmonin dhe të hynin në Panjshir, shtëpi e pakicës etnike taxhike të vendit që shtrihet në veri të kryeqytetit, Kabul.



Në postimet në rrjetet sociale, zyrtarët talebanë, duke iu përgjigjur ofertës me kushte të bisedimeve, thanë se forcat e tyre po vazhdonin përpara me ofensivën për të pastruar Panjshirin nga rezistenca e armatosur, duke shtuar se luftimet po vazhdonin brenda Bazarakut.

Pretendimi nuk mund të vërtetohej nga burime të pavarura, dhe të dyja palët kundërshtare kanë publikuar të dhëna të fryra mbi përfitimet e tyre që nga shpërthimi i luftimeve.

Babai i Massoudit mbrojti me sukses provincën në kohën kur talebanët sunduan pjesën më të madhe të Afganistanit nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Mungesa e kontrollit mbi të gjithë Afganistanin me sa duket i ka penguar talebanët të shpallin një qeveri të re.

Grupi islamik është nën vëzhgimin ndërkombëtar për të përmbushur premtimet se sistemi i tyre i qeverisjes do të përfaqësojë të gjitha grupet etnike afgane dhe do të respektojë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave, ndryshe nga regjimi i tyre i mëparshëm i ashpër në Kabul.

Të shtunën, grupe të vogla të grave dolën në rrugë në Kabul dhe në pjesë të tjera të Afganistanit perëndimor, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre dhe përfaqësimin në qeverinë e re.

Luftëtarët talebanë shpërndanë një tubim të dhjetëra grave në kryeqytet për t’i penguar ato që të shkojnë në pallatin presidencial.

Pamjet në rrjetet sociale shfaqën demonstrueset që ishin përballur me luftëtarët e armatosur talebanë, duke mbuluar gojën dhe duke u kollitur, ndërsa një grua tha se rojet e sigurisë kishin përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë tubimin.

“Talebanët bllokojnë protestën me rrahje dhe gaz lotsjellës: për fat të keq, kjo është shumë e njohur për një grup që mbështetet në forcën brutale për të shtypur kundërshtimet” shkroi në twitter Patria Gossman, nga grupi Human Rights Watch.

Talebanët vendosën një sistem brutal të drejtësisë, ndaluan gratë nga puna dhe parandaluan vajzat e rritura që të shkollohen kur grupi fundamentalist mori pushtetin në Afganistan në vitin 1996.

Udhëheqësit talebanë, megjithatë, kanë premtuar se do të vendosin një qeveri gjithëpërfshirëse në Kabul, për të cilën thonë se do t’i lejojë gratë të punojnë dhe të shkollohen brenda kuadrit të ligjit islamik, ose Sheriatit. Shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e premtimeve të tyre.

“Do të jetë një sistem apo qeveri gjithëpërfshirëse e fortë qendrore dhe e qëndrueshme”, tha për Zërin e Amerikës të premten, Bilal Karimi, anëtar i komisionit kulturor të talebanëve./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk është harem i Bashës”/ Lisandër Hoxha vë përpara Gert Bogdanin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha i ka bërë “dush të ftohtë”,  sot anëtarit të kryesisë së PD-së Gert Bogdani.

Gjatë një debati të zhvilluar sot në studion e “Breaking” në Top Neës, Hoxha ka demaskuar Bogdanin, duke i thënë  se PD po fundoset.

Por, sipas  Lisandër Hoxhës, PD rikthehet e turpëruar në Parlament dhe se për këtë përgjegjësi, mban Basha.



Të sillet si sulltani me haremin se do të marrë këtë dhe atë, kë dua unë. Por ne kemi statut. Këto janë lojëra politike që do ta rrudhin. Ka nisur fundi i PD-së, është cikli i fundit dhe përgjegjës është Basha. Ai duhet të tërhiqej dhe të krijonte kushte për një garë të ndershme, e të kishte debate dhe të hapte rrugën për mendimin ndryshe”, është shprehur Hoxha.

LEXO EDHE:   “Defender 21”/ Ambasada e SHBA i uron mirëseardhjen tre gjeneralëve

LEXO EDHE:  Fillimi zyrtarisht i fushatës/ Reagimi i fortë i ambasadës amerikane

Nga ana tjetër Bogdani, është përpjekur të mbrojë Bashën, po pa ia dalë përballë deklaratave të Hoxhës.

“Ekipi i Bashës është zgjeruar me njerëz dhe me sekretarë, kjo do të thotë se kemi një parcelim dhe ndarje të përgjegjësive. Them se problemi nuk është Basha. Ta lëmë atë të punojë dhe se ky është ekipi i tij”, është shprehur Bogdani../CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Masat e reja anti-Covid/ Flet Shefja e Epidemiologjisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Prej disa ditësh në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat anti-Covid. Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, ka folur rreth masave të reja anti-Covid dhe nëse të vaksinuarit duhet t’u nënshtrohen të njëjtave masa për të frenuar Covid-19.

Sipas Tominit, masat duhet të jenë të barabarta për të gjithë pasi edhe të vaksinuarit mund të bartin dhe të shpërndajnë Covid.



“Do theksoj një element se nëse do hynim të gjithë në ambiente të brendshme me të njëjtat masa nuk do kishte transmetueshmëri. Nuk do kishte mutacione dhe nuk do lihej hapësirë”.

“Pjesa e respektimit të masave është pjesë e re e jona. Për impaktin është shumë i rëndësishëm respektimi i masave. Edhe individë që janë të vaksinuar nuk do të thotë që e largojnë virusin dhe nuk preken, por preken më pak se të pavaksinuarit. Respektimi i masave për këtë do bëjë të mundur që të ulë ashpërsinë e virusit”, shprehet Tomini në abc news./ CNA.l

LEXO TE PLOTE