Connect with Us

Emrat e prokurorëve të denoncuar nga Kryeprokurori/ Çela “fut në shina” organin e akuzës

Aktualitet

Emrat e prokurorëve të denoncuar nga Kryeprokurori/ Çela “fut në shina” organin e akuzës

Publikuar

-

Prokurorëve duket se u janë futur të dyja këmbët një këpucë, që me emërimin e Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm.

Ky i fundit nuk ka qëndruar indiferent pas marrjes së detyrës, por është përqëndruar tek udhëzimet që disiplinojnë punën e prokurorëve.

Gjithashtu Çela ka zbritur vetë në terren duke kryer inspektime, prokurori më prokurori dhe duke marrë menjëherë masa për prokurorët që kanë dështuar në punë.

Çela e ka bombarduar Inspektoriatin e lartë të Drejtësisë me ankesa, ku kërkon marrje të masave për prokurorë të caktuar, duke treguar kështu, se nuk do të lejojë më, që prokurorët të tallen me qytetarët, duke zvarritur hetime, apo duke pushuar çështjen pa bërë hetime.

Kujtojmë se Prokurori i Përgjithshëm, i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë inspektime në 7 prokurori.

Bëhet fjalë për prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën Mars 2020 – Mars 2021. Pra për kohën që ai ka qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjithashtu, Çela ka denoncuar edhe emra konkretë pranë ILD-së.

Prokurorët e denoncuar

Janë pesë prokurorë për të cilët Kryeprokurori ka kërkuar hetime, me emër dhe mbiemër.

Sagën e denoncimeve në ILD, Çela e ka nisur me prokurorin e Pogradecit, Shkëlqim Kokona.

                                                                               Shkëlqim Kokona

Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela me 30.10.2020 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

LEXO EDHE:  “Aferë kriminale në Prokurorinë e Përgjithshme”/ Nga akuzat tek pasuria e prokurorit nën hetim

Në një deklaratë, për media bëhej me dije se pas informacioneve të marra nga Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Pogradec, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona.

Kokona shënon rastin e parë që nga krijimi i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që Prokurori i Përgjithshëm  i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e inspektimit disiplinor për një prokuror.

Hetim disiplinor, Kryeprokurori Çela ka kërkuar edhe për prokuroren e Elbasanit, Armanda Xhaferri.

                                                                     Armanda Xhaferri

Me datë 05.05.2021, Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores.

“Pas informacioneve të marra për zvarritje të veprimeve procedurale në hetimin e procedimeve penale nga ana e prokurores, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri në lidhje me funksionin e saj si magjistrate”, thuhej në njoftimin për mediat.

Ndërsa, me datë 21.05.2021, Kryeprokurori i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe prokuroren Xhoana Mehmetaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër pasi janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale

                                                                           Rifat Kojku

Pjesë e këtij inspektimi  është kërkuar të jetë dhe veprimtaria drejtuese e drejtuesit të prokurorisë Rifat Kojku, për mënyrën se si janë ushtruar kompetencat e dhëna nga ligji Nr 97/2016, në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Strehonin emigrantë me destinacion BE/ Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg” për Rigers Vejsiun, i cili dyshohet se është arrestuar për trafik dhe strehim emigrantësh.

Ndërsa për bashkëpunëtorët e tij, gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie”.

Janë lënë në arrest shtëpie dy motrat: Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, shoferi Sterjo Germenji dhe Anamaria Mihallari, 24 vjeçe.

Kujtojmë së grupi trafikonte  emigrantë të huaj drejt BE, të cilët vinin në Shqpëri si turistë ose me leje pune.



Koka e këtij grupi kriminal, ishin 2 motrat, Drita Shehu dhe  Sanije Shehi, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu.

LEXO EDHE:  Ikën gjyqtarja/ Shtyhet gjyqi i Xhikës e Tomës  

LEXO EDHE:  “Aferë kriminale në Prokurorinë e Përgjithshme”/ Nga akuzat tek pasuria e prokurorit nën hetim

Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Rigers Vejsiu është arrestuar në 2020 për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe për vjedhje të parvazeve metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Berisha sot do t’iu përgjigjet të gjithëve/ Intervistë në “Now”, përballë Erla Mëhillit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sonte starton emisioni “Now” me moderatore, Erla Mëhillin, në Euronwes Albania.

Përballë Mëhillit do të jetë ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, lideri historik i Partisë Demokratike.

Berisha do ta flasë para ish-këshilltares së tij, pa dorashka, për çështjet më të lakuara që lidhen me emrin tij.

Dalja e Berishës, vjen ndërkohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar, ku ka shumë “zhurmë”, në lidhje me ish-kryeministrin Berisha, nëse do jetë apo jo në Kuvend.

LEXO EDHE:  Denoncimi i “Stop”/ Polici dhunon çiftin e të moshuarve

LEXO EDHE:  Ikën gjyqtarja/ Shtyhet gjyqi i Xhikës e Tomës  

Nga ana tjetër, Ambasada e SHBA ka pasur qëndrime të forta e të drejtpërdrejta, që Berisha të mos jetë pjesë e Kuvendit.



Për të gjitha këto, Berisha do flasë sonte me Erla Mëhillin në Now, në Euronews Albania.

“Now” një emision tejet i ndjekur dhe i shikuar pritet të mbërthejë para ekranit, jo vetëm njohësit e çështjeve politike, por edhe një pjesë të madhe të opinionit publik, pasi Berisha është një emër me CV dhe histori të gjatë në politikën shqiptare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Në prag të fillimit shkollor/ Rreth 30% e mësuesve të pavaksinuar në Shkodër

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Nga 1 shtatori kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku mes të tjerash u vendos vaksinimi i detyruar për shërbimin shëndetësor, arsimtarët dhe studentët.

Por duket se jo të gjithë pajtohen me procesin e vaksinimit të detyrueshëm. Edhe pse vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor,  rreth 30% e arsimtarëve në Shkodër janë ende të pavaksiksinuar.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Xheni Halili, thotë se janë 30% e sistemit arsimor parauniversitar në Shkodër të pavaksinuar.

Shkodra nuk i bindet apeleve për t’u vaksinuar as kur është me detyrim! Teksa shkollat kanë hapur dyert për nxënësit, ndërsa zyrtarisht procesi mësimor nis në datën 27 shtator, në shkodër ende jane 450 mësues të pavaksinuar



Vaksinimi ka patur ecuri të kënaqshëm në tërësi, por nuk mund t’a them të njejtën gjë për arsimtarët! Ende 30% e tyre janë të pa vaksinuar! Nese e përkthejme me shifra janë rreth 450 mësues! Tashmë ata e dinë që vaksinimet janë të detyruara ndaj apelpj drejt tyrë që të aplikojnë sa më parë dozën e parë të vaksinës në cdo qendër shëndetesore”, shprehet Halili.

LEXO EDHE:  Denoncimi i “Stop”/ Polici dhunon çiftin e të moshuarve

LEXO EDHE:  Denoncimi i "Stop"/ Polici dhunon çiftin e të moshuarve

Sa i takon studentëve, Halili thotë se ka patur një ndërgjegjësim të tyre per kryerjen e vaksinës.

“Studentët kanë nisur gjatë javës që lamë pas që të vijnë për t’u vaksinuar! Edhe për ata është e detyrueshme, nese nuk aplikojnë vaksinat duhet që të kryejnë testin PCR çdo 72 orë nese duan të jenë në auditore”!

Deri më tani janë vaksinuar në Shkodër rreth 750 arsimtarë thekson Halili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE