Connect with Us

Dosja “Gërdeci”/ Ngjela bën deklaratën “bombë”

Politikë

Dosja “Gërdeci”/ Ngjela bën deklaratën “bombë”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar përmes një lidhjeje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, komentoi, kërkesën e SPAK për rihapje të “Çështjes së Gërdecit dhe shpalljen ‘non grata’ tretë ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK.

Sipas Ngjelës, nëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, për Gërdecin është e parashkruar, atëherë, kjo çështje nuk mund të rigjykohet.

“Vendimi i Shkallës së Parë nëse është parashkruar, atëherë ka mbaruar. Nëse kanë gjetur një mënyrë tjetër, është tjetër problem.
Duhet të shohim arsyetimin e SPAK, ato thanë që është parashkruar. I parashkruar do të thotë që nëse ka kaluar vitet e caktuara dhe çështja nuk është trajtuar, nuk gjykohet më. Nëse kanë arsye tjetër, mbetet për t’u parë.”-tha Ngjela.

LEXO EDHE:  More a jeni në vete?/ Agron Tufa ngre tonet: PD vazhdon të paguajë borxhin e hipokrizisë!

Por avokati është i mendimit, se nëse gjykimit i ka përfunduar afati, atëherë, në hetim të vendosen prokurorët që e kanë mbajtur rastin në “sirtarë”.

Është hequr imuniteti, në momentet që u hoq imuniteti duhet të vazhdonte proceset penale ndaj Mediut. Pse se ka filluar prokuroria? Nëse kjo parashkruhet duhet marrë nën akuzë prokurorët që e kanë lënë në sirtar. Në rast se është parashkruar, SPAK duhet të vijojë proceset penale për Prokurorët që e kanë lënë në sirtar. Ose do të ikin Prokurorët ose Mediu.”-deklaroi Spartak Ngjela.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ristani kundër Bardhit/ Të dhënat e anëtarëve nuk bëhen publike, e ka thënë Emin Gjana

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD Arben Ristani ka kundërshtuar deklaratat e Gazmend Bardhit lidhur me verifikimin e firmave për mbledhjen e kuvendit.

Ristani tha se statuti nuk i njeh askujt të drejtën për verifikimin e firmave, ndërsa deklaroi se ky kuvend nuk po mblidhet në kushte normale.



Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Ristani tha se të dhënat e anëtarëve nuk mund të dalin sipas një vendimi të vetë PD-së, të bërë të ditur nga Emin Gjana.

LEXO EDHE:  Tentativa për të “djegur” prokurorin e dosjeve “të nxehta”/ KPA përfshihet në skandal

LEXO EDHE:  “Haje se erdhi polici”/ Kryemadhi në panik nga SPAK?

Vetë kuvendi kur mblidhet do të bëjë edh verifikimin e mandateve. Janë të ftuar edhe pakica, edhe media të jenë prezente kur të bëhet verifikimi. Aty do të jetë tavolina që do të regjistrohen do të marrin karatat e identitetit, do të marrin beixhe në kuvend. Të dhënat e anëtarëve nuk mund të dalin sipas një vendimi të vetë PD-së, të bërë të ditur nga Emin Gjana”, tha Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Indrit Hoxha ironizon Bardhin/ 4200 firmat e anëtarëve janë një zyrë larg Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Indrit Hoxha ka ironizuar deklaratën e Sekretarit të PD Gazmend Bardhi, i cili në një komunikim me gazetarët u shpreh se nuk janë mbledhur firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin social, Hoxha shkruan se 4200 firmat e anëtarëve ndodhen vetëm një zyrë larg zyrës së Lulzim Bashës ku është bunkerizuar.



Ish Ministri i Rames i emeruar sekretar i pergjithshem i PD ne kundershtim me statutin qe sot u be dashnor i tij duke na treguar proceduren,i tregoi 4200 firmave te delegateve qe tashme ndodhen nje zyre larg zyres ku eshte bunkerizuar ai bashke me ish kryetarin.Keta skane as formimin me minimal te nje juristi te sapo dale nga bankat e universitetit”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në PD nuk lejohen burra me zë të hollë”/ Demokratët “masakrojnë” Bardhin: Humbës serial, po mbani peng partinë

Publikuar

-

Nga

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi nxitoi të dilte në një komunikim për media, pas dorëzimit të 4200 firmave të anëtarëve për të mbledhur Kuvendin në selinë blu.

I kapur nga frika e braktisjes së bazës, Bardhi nisi të sulmojë ish kryeministrin Sali Berisha se ka shkelur statutin e partisë, ndonëse statuti është shkelur nga ai vetë dhe Lulzim Basha në shumë raste, ku më të fundit ishin uzurpimi i FRPD dhe LDG.

Por si në çdo komunikatë të zyrtarëve të PD, edhe dalja para gazetarëve e Bardhit u trasmetua live në faqen zyrtare të Facebook-ut.

Demokratët të irrituar kanë shpërthyer në akuza dhe sulme jo vetëm ndaj Bardhit, por edhe Lulzim Bashës, Ervin Salianjit e Grida Dumës, duke thënë se ata janë të gjithë njësoj, humbësa serial.

LEXO EDHE:  “Haje se erdhi polici”/ Kryemadhi në panik nga SPAK?

LEXO EDHE:  “Edhe një gur”/ Ambasadorja e SHBA reagon pas arrestimeve: Reforma në drejtësi duhet të vijojë



Një komentues i shkruan: “Nuk mund te lejohet PD te kthehet ne shtepin e burrave dhe grave me ze te holle , ti basha grida salianji dhe ca rroca tjere aty , me zerin tuaj jeni per konkurs me mushkonjat o zoteri . Edi ju mban ne ajer”.

Një tjetër qytetar i kërkon të japë dorëheqjen, me argumentin se për 8 vjet rresht kanë humbur.

“Mendoni vetem per karrigen zoteri..ju besuam keto 8 vite ..pa rezultat..tani sebashku me te tjeter dorehiquni”, shkruan qytetari.

“O pall a e kupton qe ti si ke demokratet pas vetes jeni ju qe po e mbani peng partin por pa bazen e simpatizantet e pd jeni thjesht kufoma qe rrini ne selin e pd”, shkruan një tjetër demokrat./CNA.al

LEXO TE PLOTE