LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Beteja me Covid-19”/ Anthony Fauci bën paralajmërimin e fortë: Gjërat janë duke u përkeqësuar

2 Gusht 2021, 19:14, Kosova & Bota CNA
“Beteja me Covid-19”/ Anthony Fauci bën paralajmërimin e

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fauci ka paralajmëruar se vala e fundit e COVID-19, në SHBA do të përkeqësohet por këmbënguli se nuk pret rritje të rasteve që mund të nxisin një urdhër për izolim të ri.

Fauci ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë shumë që të zbresin lakoren, që së fundmi ka shpërthyer si rezultatet e variantit të ri Delta.-raporton Reuters.

?Gjërat janë duke u përkeqësuar. Megjithatë nuk besoj se do të ketë izolim. Kemi mjaft raste, por jo mjaftueshëm që vendi të mbyllet sërish?- tha Fauci për televizionin amerikan ABC.

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara është dyfishuar në 10 ditët e fundit. E Fauci duket se nuk është i kënaqur me numrin e amerikanëve që janë vaksinuar kundër COVID-19.

Lajmet e fundit nga