Connect with Us

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit/ Kontributi i tij, i pashlyeshëm

Politikë

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit/ Kontributi i tij, i pashlyeshëm

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka vlerësuar kontributin e tij politik e intelektual në PD dhe në qytetin e Shkodrës.

“Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë. Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne. Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!”-shkruan Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha vijon përballjen/ “Surpriza” e radhës për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do të vijojë betejen e tij në terren, për rikthimin e demokracisë në PD dhe bashkimin e së djathtës.

Përballja e Berishës do të vijojë në çdo qytet, me çdo demokrat, siç e ka cilësuar ai, për ta çliruar PD-në, nga “pengmarrja”, dhe për ta bërë këtë parti sërish një forcë fituese dhe jo një forcë që shkon në dështimi në dështim, sikurse ka ndodhur në këto tetë vite të drejtimit nga Lulzim Basha.

Pritja e Berishës në Fier

Takimin e parë, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku iu bashkuan qindra demokratë, ndërsa takimi i dytë në Fier ishte jo vetëm një “shuplakë”, por një “grusht turinjve”, për Lulzim Bashën.

Fieri i dha një mesazh mjaft të fortë Lulzim Bashës, pasi ky i fundit, me një vendim krejtësisht personal dhe të pakonsultuar, vendosi përjashtimin e Sali Berishës, nga grupi parlamentar i PD.

Ashtu sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, pritja e Berishës në Fier ishte madhështore. Mijëra demokratë iu bashkuan Berishës në “Foltoren e PD”.

Berisha u prit me brohoritje të mëdha, duke u parë si një shpresë për Opozitë. Si një zë i fortë kundër qeverisë, dhe jo një vasal i saj.

LEXO EDHE:  Basha merr në mbrojtje Berishën/ Akuza të forta Ramës

LEXO EDHE:  Zbardhet takimi Rama-Basha/ Ja çfarë u bisedua

Por, pas suksesit në Tiranë dhe në Fier, “Foltorja e Demokratëve”, ndalesën e radhës do ta bëjë në qytetin e Vlorës.

Vlonjatët pritet ta “suprizojnë” Lulzim Bashën, ashtu siç e “surprizuan” edhe qytetarët e Fierit. Përfshirë këtu edhe deputetin e PD-së dhe kreun e degës së PD në Fier, Luan Baçi, I cili doli dhe priti Sali Berishën.



Dhe ashtu si në Fier, edhe në Vlorë Berisha do të ketë qindra apo mijëra ndjekës. Dhe arsyeja është mjaft e qartë.

Sepse demokratët duan një opozitë të vërtetë dhe Doktori është njeriu që ngjall shpresë tek ata. Është njeriu që flet me gjuhën e fortë, të ashpër, është i drejtpërdrejtë. Është një zë opozitar i pandalshëm./CNA.al

FOTOT-Berisha “ndez” Fierin/ Pritet nga mijëra simpatizantë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Pse Berisha ndiqet nga demokratët?!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe “zbret” nga Hëna dhe bën “zbulimin e madh” 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, pas përmbysi karrigen në ish-zyrën e tij, tani duket se ka bërë një “zbulim” të madh.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se në Shqipëri , punëtorët paguhen me rroga nën mesataren mujore.

Sipas Braçes, nëse nuk duan që punëtorët të braktisin Shqipërinë, duhet t’iu rriten pagat.

Punëtor kërkoni?

Rritini rrogat dhe do i keni!

Vendosni prag të ri minimal taksimi, shkallë të re progresiviteti dhe keni mbrojtur të ardhurat e tyre!

Pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;

Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.

Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!

Kush ankohet se nuk gjen punetore, te rrise rrogat e tyre dhe do i kete!”-shkruan Erion Braçe.

LEXO EDHE:  Basha merr në mbrojtje Berishën/ Akuza të forta Ramës

LEXO EDHE:  Dosja e vëllait të ministrit Xhafaj/ Basha i përgjigjet Ramës nga Sofja

Shyqyr që Braçe më në fund “zbriti nga Hëna”, dhe pa realitetin, se nga karrigeja e zv.kryeministrit nuk shikonte dot.

Por, gjithësesi edhe ne në këtë rast jemi me Braçen. Ai ka shumë të drejtë. Mirë do ishte që të rriteshin rrogat, por me çfarë?



Qeveria ku është ai, buxjetin e çon për koncesione e Braçe nuk flet.

Ishte zv.kryeministër e nuk ndërmori asnjë hap. Dhe Tani flet sikur sapo ka ardhur nga Hëna, jo sikur ka tetë vite në pushtet.

Të rrisesh pagat duhet të kesh më shumë të ardhura e fitime.

Kur ekonomia është në krizë, kur konsumi është ulur, si rriten pagat?

Duket se Brace ka qënë në Hënë jo në Qeveri./CNA.al

Braçe flet për ndershmëri, por harron skandalet e tij

Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe “kafshon” Ramën  

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhaçka me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar/ Zbardhet takimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon.

Ministrja Xhaçka falënderoi Lord Ahmad për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka treguar në zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.



Kryediplomatja shqiptare vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve në organizata ndërkombëtare, si dhe konfirmoi gatishmërinë për të punuar së bashku mbi prioritet e përbashkëta.

LEXO EDHE:  3 pikat e planit të emergjencës/ Basha bën thirrje: Të fokusohet vëmendja tek ata që kanë nevojë

LEXO EDHE:  Humbi motrën e vetme/Mesazhi prekës i ish-kryeministrit Berisha: Për ne nuk kishe moshë!

Takim konstruktiv me Përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon, ku diskutuam mbi përgatitjet e Shqipërisë për Këshillin e Sigurimit.
Mirëpresim bashkëpunimin për prioritetet e përbashkëta të ndërtuara në traditën e gjatë të partneritetit dhe miqësisë të dy shteteve
”, shkroi ministrja në rrjetet sociale pas takimit.

LEXO TE PLOTE