Connect with Us

Alban Hoxha drejt largimit, zbulohet klubi arab që do portierin e Partizanit

Sport

Alban Hoxha drejt largimit, zbulohet klubi arab që do portierin e Partizanit

Publikuar

-

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, duket drejt largimit. Klubi nga Arabia Saudite, Al Faisali Harmah, emëroi në krye të pankinës një muaj më parë, ish-trajnerin e Kombëtares Paulo Tramexanin. Ky i fundit, pasi ka studiuar tri alternativat që ka në portë dhe nuk është bindur, kërkon me çdo kusht Alban Hoxhën në ekip.

Alban Hoxha është nën kontratë me Partizanin dhe e vetmja mënyrë që të largohet, është të paguhet për kartonin e tij. Normalisht, në aspektin individual, Hoxha do të përfitonte shifra tepër të kënaqshme, por duhet bindur edhe klubi i Partizanit. Tek Al-Faisali, Tramezani ka gjetur tre portierë me eksperiencë. Al-Kasar, Malaiekeh dhe Al-Hasaui janë portierët e ekipit saudit, por asnjë prej tyre nuk e ka bindur Tramexanin gjatë këtyre 30 ditëve që ka qenë në krye të stafit teknik.

Trajneri 51-vjeçar e njeh mirë Alban Hoxhën gjatë kohës që ka qenë te Partizani dhe iu ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë të pamundurën për të sjellë gardianin 33- vjeçar në ekip. Gjithashtu, Hoxha ka edhe një ofertë tjetër, po nga Arabia Saudite, prandaj dhe Tramexani u ka bërë “presion” drejtuesve të klubit të tij që ta finalizojnë marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Superliga në fushë, njihuni me dy sfidat e “zjarrit” të ditës së sotme

Publikuar

-

Nga

Superliga do të zbresë ditën e sotme në fushë për të luajtur aktin e javës së 3-të, që nisSuper me dy sfida “zjarr”, Teuta-Dinamo dhe Kastrioti-Tirana që do të luhen në orën 13:45.

Kampionët në fuqi të kampionatit sfidojnë Dinamon me ndeshjen që do të luhet në stadiumin e Egnatias për shkak se Teuta ka rimbiellë barin në “Niko Dovana”. Një test force për të dyja ekipet që këtë sezon kërkojnë të fitojnë titullin kampion.



Ndeshja tjetër zhvillohet në Kamëz me Tiranën që është favorite në letër për të fituar ndeshjen ndaj Kastriotit. Krutanët nga ana tjetër nuk kanë shijuar ende pikën e parë në këtë kampion dhe sot kërkojnë me çdo kusht që të ndalin bardheblutë dhe të mos dalin pa pikë nga kjo ndeshje.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ 4 gola dhe karton i kuq, Bayern bën detyrën në transfertë

Publikuar

-

Nga

Bayern mori një fitore të rëndësishme 0-3 ndaj Greuther Furth, në takimin e vlefshëm për kampionatin. Gjërat do ishin të thjeshta për bavarezët, pasi do realizonin dy herë brenda harkut të 30 minutave. Mulller dhe Kimmich do bënin gjithçka mirë, duke dërguar topin në rrjetë.

Në të dytën, Pavard do linte ekipin e Nagelssman me një lojtar më pak në minutën e 50-të. I 3-ti do vinte nga Griesback, i cili do gjente rrjetën e gabuar. Itten do  “tundtte rrjetën” e nderit në fund për vendasit. Bayern shkon në kuotën e 16 pikëve, në vendin e parë.



LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Babai i Myrto Uzunit: Edhe nëse vdes nesër, do jem i lumtur që të pashë me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Babai i Myrto Uzunit, Artan Uzuni, i ka shkruar një dedikim djalit të tij. Me lumturinë e madhe teksa sheh sukseset e njëpasnjëshme që vijnë nga futbollisti i Uznovës, ëndrra më e madhe që është plotësuar deri në këto momente është prezantimi në fushën e lojës me fanellën e Shqipërisë. Gjithashtu Artani tregon se Myrto nuk është bërë nga paratë e familjes, por vetëm nga sakrifica e madhe e tij.

“Unë jam krenar dhe mëse i lumtur, me arritjet e tua. I ke kaluar të gjitha parashikimet, e të gjithëve. Edhe të atyre që deri dje nuk besonin te ty. Edhe nëse v.des nesër, jam i kënaqur pasi mi ke plotësuar të gjitha ëndërrat që kisha për ty, veçanërisht që të pash me fanellën kuqezi, se edhe ti e kishe ëndërr atë fanellë.



Ti nuk dole nga akademitë e Europës, por nga rruga e Uznovës. Ti nuk u stërvite në fushat e tapetet e qilima, por në rrugicat me gur dhe baltat e fushave. Ti nuk u bërë nga paratë e babit, por nga vaujtjet dhe sakrifica”, shkruan Uzuni.

LEXO TE PLOTE