LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zhduket” aeroplani i luftës së dytë botërore/ Zhytësit kërkojnë ta gjejnë në Liqenin e Pogradecit

1 Gusht 2021, 12:37, Aktualitet CNA
“Zhduket” aeroplani i luftës së dytë botërore/

Një aeroplan i luftës së dytë botërore i cili ka rënë në ujrat e liqenit të Pogradecit ka ngjallur kureshtjen e disa zhytësve nga Prishtina për ta parë atë nga afër. 3 prej tyre këtë fundjavë kanë zhvilluar për orë të tëra kërkime në ujrat e liqenit në kërkim të pjesëve të këtij aeroplani.

Por pavarësisht këmbënguljes së tyre për orë të tëra dhe fakti që nuk kishin koordinata të sakta ata nuk e kanë gjetur aeroplanin. Besart Kasumi një i ri nga Prishtina e ka parë këtë aeroplan para 5 viteve në një tjetër ekspeditë dhe këtë herë thotë se kishin ardhur për të parë se sa dhe si kanë ndryshuar pjesët e tij.

Ai shkon më tej kur thotë se Liqeni i Ohrit ka një tejdukshmëri  të lartë dhe një botë ujore mjaft interesante e cila duhet zbuluar nëpërmjet zhytjeve turistike që duhet të ofrohen. Aeroplani i Luftës së Dytë Botërore është një Speed Fire i cili është rrëzuar në një thellësi prej 7 metrash në liqen gjatë luftimeve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga