Connect with Us

Xhaka gol në miqësore me Arsenalin, Roma duhet të rritë ofertën

Premier Liga

Xhaka gol në miqësore me Arsenalin, Roma duhet të rritë ofertën

Publikuar

-

Roma aktualisht ka vendosur të mos e rritë ofertën që i ka paraqitur Arsenal për Granit Xhakën. Tiago Pinto është ndalur në 13 milionë euro, plus 3 bonuse, por klubi londinez nuk është lëkundur nga kërkesa e tij prej 25 milionë eurosh.

Për shkak të acarimit të palëve në negociata, Arsenali po mendon të ofrojë rinovimin e kontratës Xhakës, i cili dy ditë më parë rifilloi stërvitjen me skuadrën, ndërsa këtë të diel u aktivizua në miqësoren kundër Chelseat.

Në minutën e 40-të, shqiptari që përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, mori vendin e Thomasit të dëmtuar, duke gjetur edhe golin e barazimit momental gjatë pjesës së dytë (ndeshja përfundoi 2-1 për Chelsea-n).

Me pak fjalë, nisja e stërvitjes me Arsenalin dhe aktivizimi në miqësore janë një sinjal i qartë i dërguar nga Arsenali për Roma: verdhekuqtë duhet të bëjnë ofertën e duhur, ndryshe lojtari qëndron në Londër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

E gjithë vëmendja te Armando Broja, do të luajë ndaj ekipit të Pep Guardiolës

Publikuar

-

Nga

Armando Broja pritet që ta nisi si titullarë në ndeshjen ndaj Manchester City. Sulmuesi shqiptar pritet që të jetë nga minuta e parë ndaj “qytetarëve”. Futbollisti i Kombëtares la gjurmê me West Ham dhe vetë trajneri Hasenhutl ka paralajmëruar debutimin e tij si titullar.



Ndeshja do të nisi në orën 16:00 dhe pritet me interes të lartë edhe nga vetë tifozët e Manchester City pasi Guardiola u tërhoqi vëmendjen nga “braktisje” ndaj Leizpig.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Trajneri i Sauthamptonit flet sërish për Brojën: Ishte pak dembel

Publikuar

-

Nga

Përse trajneri Reja e ka lënë Armando Brojën në tribunë ndaj Polonisë? Kritikat për trajnerin e Kombëtares po vazhdojnë ende pasi vendosi që sulmuesi i Southampton të shkonte së bashku me Muçin dhe Mitajn për ta ndjekur ndeshjen pa pagesë, por duke mos u ulur as në stol. Në raportimet tona kemi treguar se futbollistët në fjalë e kanë dhënë një marsh më pak në stërvitje se gjithë të tjerët, ndërsa koha vërtetoi gjithçka.

Megjithëse Reja zgjodhi që ta evitonte tregimin e së vërtetës për të mos goditur këto emra të rinjë, që mund të mos e përballonin dot presionin e tifozëve, trajneri i Southamptonit nuk kursen asgjë në tregimin e historisë për Armando Brojën. Ky i fundit erdhi nga Chelsea dhe e pa disi të lehtë terrenin duke mos e marrë shumë seriozisht këtë aventurë të re në fillim.



Trajneri Hasenhutl ka folur me sulmuesin dhe e ka lënë jashtë në dy takimet e para, për t’i treguar qartë se çfarë e pret nëse nuk përpiqet që në stërvitje. Më pas Broja kthehet për të demonstruar të gjitha vlerat e tij, më veçanërisht në ndeshjen e fundit.

“Dy javët e para unë isha duke kërkuar atë që prisja prej tij, por nuk pashë shumë, që të jem i sinqertë. Prandaj kisha biseda shumë serioze me Brojën për t’ia thënë hapur se dua të shikoj aftësitë e tij. Është pak startues i avashtë, duhet ta shtysh pak dhe tani po lëviz në drejtimin e duhur. Për mua është mbresëlënëse sa shpejt mëson ky lojtar dhe sa shpejt e përmirëson punën. Me Neëcastle e kam parë se pse skautët donin të nënshkruanin patjetër me të. Në fillim Broja ishte pak, jo plotësisht dembel, por nuk po më tregonte vlerat e tij. E nëse shkon në një klub të ri, duhet të tregosh menjëherë cilësitë e tua”, tha Hasenhutl

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Liverpool mund Leeds pa vuajtje, dëmtimi i frikshëm i Elliot njollos sfidën

Publikuar

-

Nga

Liverpool ka arritur të fitojë ndeshjen e javës së të katërt të Premier League, ndaj Leeds United me shifrat e pastra 0-3. Djemtë e Jurgen Klopp ishin ndjeshëm më lart se kundërshtari fizikisht dhe teknikisht.

Në minutën e 20, Mohamed Salah shënoi golin e parë të sfidës. Edhe fraksioni i dytë nisi me gol, teksa këtë herë ishte Fabinho ai që e shtyu topin në rrjetë në minutën e 50.

Më pas, pa mbërritur një orë lojë ndodhi episodi më i dhimbshëm dhe delikat i ndeshjes. Pascal Strujik ndërhyri në mënyrë të dhunshme në mesfushë, në një pozicion aspak të rrezikshëm ndaj Harvey Elliot.



Dëmtim i rëndë për 18-vjeçarin, që sigurisht la fushën dhe tashmë pret të mësojë dëmtimin. Në pamje të parë duket dëmtim serioz në kyçin e këmbës, por konfirmimin e japin mjekët. Ndërkohë, Strujik u ndëshkua me të kuq.

 

Si për të marrë hak për dëmtimin e talentit 18-vjeçar, Liverpool shënoi edhe golin e tretë. Sadio Mane tundi rrjetën në minutën e dytë shtesë dhe vulosi shifrat 0-3 të kësaj sfide. Liverpool numëron 10 pikë pas 4 ndeshjesh. Leeds ka grumbulluar vetëm 2 të tilla.

LEXO TE PLOTE