Connect with Us

VIDEO/ Shqiptarët i bëhen makth Krajovës, ish-futbollisti i Tiranës shënon me roveshatë

Sport

VIDEO/ Shqiptarët i bëhen makth Krajovës, ish-futbollisti i Tiranës shënon me roveshatë

Publikuar

-

Shqiptarët i janë bërë makth skuadrës rumune të Krajovës. Pas i eliminoi Laçi në Ligën e Konferencës një tjetër shqiptar i ka ndëshkuar rumunët, por kësaj radhe në kampionat.

Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar Enriko Papa. 28-vjeçari është prej 3 vitesh pjesë e Botoshanit në Rumani, skuadër ku mban dhe shiritin e kapitenit. Ditën e sotme, Papa realizoi një super gol në sfidën e vlefshme për javën e dytë të kampionatit rumun, pikërisht kundër Krajovës. Ish-futbollisti i Tiranës mposhti portierin kundërshtar me një roveshatë të bukur ku ndodhej totalisht me shpinë nga porta. Papa i la të gjithë gojëhapur me golin e realizuar teksa shokët e skuadrës vrapuan drejt tij për ta përgëzuar.

Enriko Papa ka nisur karrierën tek Apolonia dhe është aktivizuar për disa skuadra në Superiore si Tirana, Teuta, Lushnja e Bylisi. Kujtojmë se së bashku me 28-vjeçarin te Botoshani aktivizohet dhe ish-futbollisti i Partizanit Realdo Fili.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Erdhi me bujë në merkato, ja pse Memelli nuk po e aktivizon ende mesfushorin brazilian

Publikuar

-

Nga

Mesfushori brazilian, Bruno Riter, iu bashkua Skënderbeut në fundin e merkatos. Afrimi i tij ka shtuar cilësinë në skuadër, por trajneri Migen Memelli duhet të presë edhe pak për ta pasur 100% në dispozicion lojtarin.



Riter nuk është ende në formën e duhur për t’u grumbulluar në ndeshjet e kampionatit. Gjithsesi, ai tashmë po ambientohet me skuadrën dhe qytetin. Mesfushori i qendrës shihet si një futbollist që mund të bëjë diferencën në pozicionin e tij.

LEXO TE PLOTE

Sport

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë me Lyonin

Publikuar

-

Nga

Xherdan Shaqiri është ambientuar mjaft mirë te skuadra e Lionit duke fituar dhe vendin e titullarit. Por sulmuesi shqiptar është bërë protagonist mbrëmjen e sotme duke shënuar në fitoren 3-1 të Lionit në sfidën ndaj Trojes.

Shaqiri barazoi shifrat në minutën e 48-të duke realizuar një gol mjaft të bukur. Pas një pasimi të Guimares, sulmuesi nga Gjilani gjeti cepin e portës me një goditje të saktë me të majtën.



Ky gol i hapi rrugën e fitores Lionit e cila përmbysi rezultatin e pjesës së parë me golat e Emerson dhe Paketës. Ky është dhe goli i parë i Xherdan Shaqirit me fanellën e Lionit duke gjetur rrjetën pas vetëm 4 ndeshjesh.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Dëmtohet mesfushori i kombëtares dhe rrezikon ndeshjet e tetorit

Publikuar

-

Nga

Gjatë mbrëmjes së djeshme mesfushori i Espanjolit dhe i Kombëtares sonë, Keidi Bare ka lënë fushën e lojës në minutën e 74-rt të takimit. 24-vjeçari ka ndjerë shqetësime gjatë pjesës së dytë të lojës dhe është detyruar që të ngrejë duart lart dhe të bëjë me shenjë nga pankina për t’u zëvendësuar pasi nuk mund të vazhdojë dot. Pak sekonda më vonë ai është ulur në fushë dhe ka kërkuar ndihmën e stafit mjekësor.

Kundërshtarët e Alavëshit nuk e ndalën lojën pasi mendonin se kjo bëhej për të vonuar lojën pasi rezultati ishte 1-0 në favor të Espanjolit të Bares. Për probleme fizike mesfushori nuk ia ka dalë për të vazhduar dhe është ulur në pankinë ku mbante të lidhur mbas kofshës së djathtë një qese me akull.



Shpresojmë që të jetë thjesht një ngarkesë fizike për Baren dhe jo një dëmtim serioz për shqiptarin pasi koha nuk premton dhe në tetor luhen ndeshjet me të rëndësishme të Kombëtares. Për Rejën, ai është një pikë e fortë në mesfushë dhe duhet të jetë i gatshëm për dy sfidat e tetorit ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

LEXO TE PLOTE