Connect with Us

U sekuestruan armë, fishekë dhe kanabis/ Arrestohen dy shtetas, procedohet kryetari i fshatit

Aktualitet

U sekuestruan armë, fishekë dhe kanabis/ Arrestohen dy shtetas, procedohet kryetari i fshatit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike,

Është finalizuar me sukses operacioni policor Dobrenja, ku policia në Skrapar ka arrestuar dy shtetas për kultivim kanabisi.

Gjatë opreacionit janë sekuestruar një armë gjahu, disa fishekë dhe fara kanabis. Si rezultat është proceduar penalisht dhe kryetari i fshatit.

Njoftimi i Policisë

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.Finalizohet me sukses operacioni policor “Dobrenja”

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet penalisht Kryetari i fshatit.Sekuestrohen fara cannabis, 1 armë gjahu dhe disa fishekë.

Shërbimet e Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor “Dobrenja”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Çorrotat, Skrapar, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë kanë evidentuar në fshatin Çorrotat dhe Romas, Skrapar, bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

LEXO EDHE:  Bllokuan makinën e kreut të PS/ Nën hetim dy anëtarë të SMV-së

Gjithashtu në banesën e shtetasit D.H., u gjetën dhe sekuestruan fara të dyshuara cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe fishekë.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.P., 58 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Çorrotat, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Video-Momenti kur tërmeti “shkund” gazetarët live në studio

Publikuar

-

Nga

BBC ka publikuar pamje gjatë momentit të lëkundjeve të forta të tërmetit, që shkundën pjesën juglindore të Australisë.

Në videon e publikuar nga BBC shihet momenti kur gazetarët dhe analistët ndodhen në studio, duke folur, ndihen lëkundjen e forta të termetit.

Personat në studio shihen të frikësuar, por arrijnë të përmbajnë veten.

LEXO EDHE:  Policia këshillon shoferët e automjeteve

LEXO EDHE:  Policia këshillon shoferët e automjeteve

Kujtojmë këtu se tërmeti 5.8 ka ballë i shkallës Righter ka goditur vendin në 09:15, sipas orës lokale, duke shkaktuar edhe panik tek qytetarët.



Foto-Njerëz të alarmuar dhe ndërtesa të rrëzuara/ Pamjet pas tërmetit të fuqishëm në Australi

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto-Njerëz të alarmuar dhe ndërtesa të rrëzuara/ Pamjet pas tërmetit të fuqishëm në Australi

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Australinë juglindore, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e qytetit Melbourne.

BBC raporton se lëkundja ka ndodhur rreth orës 9:15, sipas asaj lokale dhe epiqendra e saj ishte Mansfield.



Po ashtu raportohet se tërmeti fillestar, u shoqërua dhe nga 2 pas goditje me magnitutë 4.0 dhe 3.1.

LEXO EDHE:  Bllokuan makinën e kreut të PS/ Nën hetim dy anëtarë të SMV-së

LEXO EDHE:  Drejtonin makinën pa patentë/ Në pranga 4 persona

Në pamjet e publikuara, shihen dëmet e shkaktuara dhe momentin e lëkundjeve brenda një apartamenti.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Klodiana Lala zbulon skandalin/ Çfarë po ndodh pranë burgut 313

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një foto, ku po hapen themele, për një ndërtesë pranë burgut 313.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se themelet janë hapur fare pranë ndërtesës së burgut, dhe sipas saj nuk do të ishte çudi që ndonjë i dënuar i rrezikshëm të hapë një tunel dhe të dalë në liri.

Por, gjithashtu ajo jep “alarmin” e zaptimit të çdo centimetër tokë në vendin tonë, duke mos lënë asnjë hapësirë për fëmijët.



LEXO EDHE:  Policia këshillon shoferët e automjeteve

Kjo gropa është hapur në themelet e burgut 313. Prisni ndonjë ditë kur të nxjerrë kokën ndonjë i dënuar. Një tunel dhe fap del në liri ndonjë vrasës apo grabitës i dhunshëm.

Babëzia këtu ska fund. Si mundet me u zaptu cdo cm tokë. Po si nuk latë një pëllembe vend për femijet që të kenë mundësinë të luajne në një park të gjelberuar? Na moret frymën nga betoni…

Foto bërë nga kati i 3 i gjykatës së Tiranës (dhoma penale)”-shkruan Klodiana Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE