Connect with Us

Trafik i rënduar drejt zonave bregdetare/ Policia rrugore apel drejtuesve të mjeteve

Aktualitet

Trafik i rënduar drejt zonave bregdetare/ Policia rrugore apel drejtuesve të mjeteve

Publikuar

-

Nga fluksi i madh i qytetarëve që kanë zgjedhur të pushojnë këtë fundjavë në Jug të Shqipërisë ka bërë që qyteti i Vlorës të bllokohet nga trafiku.

Për këtë arsye Policia Rrugore e Vlorës iu ka bërë apel shoferëve që të që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës.

Apeli i Policisë Rrugore

Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe konkretisht fluksit shumë të madh brenda qytetit të Vlorës, të cilët qarkullojnë për në drejtim të Himarës. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS.

LEXO EDHE:  Foto+Video/ Fluks makinash në aksin Lezhë-Milot

Njëkohësisht Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respketojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qëndrojnë në radhë ku ka fluks apo lëvizje të ngadalta si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, të mos qarkullojnë me shpejtësi pasi në cdo aks rrugor ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Polcisë Rrugore që monitorojnë me kamera  qarkullimin.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor duke ju garantuar reagim të menjëhershëm të patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pse Berisha ndiqet nga demokratët?!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dy takime dhe skema duket e qartë. Kudo që të shkojë, Berisha do të ketë me qindra apo mijëra ndjekës, siç ndodhi dje në Fier.

Pas Tiranës, në një takim prezantues të parë, në një salllë të mbushur plot e përplot, Fieri dje dha një tjetër mesazh. Se Berishën do ta ndjekin dhe trupa e anëtarësisë së PD-së, ashtu siç ka deklaruar vetë Lulzim Basha, është me Sali Berishën.

Jo me shifra 80% siç pretendon Luli me sondazhet që ka bërë ai, ku kërkon t’i japë vetes 20%. Në fakt me Lulin nuk janë as 10% e anëtarësisë, sipas sondazhit që ka bërë vetë Partia Demokratike.

Të gjithë bëjnë një pyetje.

                          Pritja e Berishes, dje ne Fier

Si ka mundësi që Berisha në moshën 77-vjeçare të mbledhë kaq shumë njerëz?

Pas takimit dje në Fier, ishte edhe më energjik se më parë.

Pas tetë vitesh, i mbyllur në “kullën” ku zhvillonte vetëm takime miqësore apo rutinë me demokratët, Berisha është rikthyer në terren plot energji. E ktheu vendimi personal i Lulzim Bashës, për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Një vendim antistatutor, një veprim i pavlefshëm. Një veprim që në fakt më shumë se një akt politik, është një tallje që Lulzim Basha e ka bërë me SHBA-të, pas kërkesës së këtyre të fundit për ta larguar Doktorin nga grupi parlamentar.

Në takimin e Tiranës pati pyetje, pati edhe entuziazëm. Në Fier, më shumë akoma.

Por, pse kaq njerëz pas Sali Berishës?

Ka shumë militantë demokratë që e mbështesin.

Pse trupa elektorale e PD është me Sali Berishën?

Përgjigja është mjaft e thjeshtë. Sepse demokratët duan shpresë për opozitë. Duan një opozitë të vërtetë dhe Doktori është njeriu që ngjall shpresë tek ata. Është njeriu që flet me gjuhën e fortë, të ashpër, është i drejtpërdrejtë. Është një zë opozitar i pandalshëm.

LEXO EDHE:  Foto+Video/ Fluks makinash në aksin Lezhë-Milot

LEXO EDHE:  “Prapë me filma ky!?”/ Paloka ironizon Ramën: Premton në letër aeroporte e porte

Berisha është njeriu që i ka pritur dhe përcjellë demokratët, edhe këto tetë vite. I ka dëgjuar hallet e tyre, ndryshe nga Lulzim Basha që i ka mashtruar, i ka gënjyer. I ka tallur, iu ka marrë dhe para.

Ndërsa Doktori ka qënë njeriu që i mbronte shpatullat Lulit. Dhe sa kaluan disa vite, tashmë u detyrua edhe vetë të mbante “thikën” pas shpine, të Lulit.

Demokratët kanë nevojë për shpresë, shqiptarët kanë nevojë për opozitë. Berisha është një zë i paepur opozitar. Berisha ngjall kurajo. Ngjall forcën e bashkimit. Ngjall shpresën se demokratët dhe Partia Demokratike nuk mund të vdesë, se do Lulzim Basha.



Prandaj ka dhe aq shumë njerëz. Ka dhe qytetarë të thjeshtë, që ndoshta nuk janë as demokratë.

Përtej vendimit dhënë ndaj tij nga SHBA-të, Berisha në qëndrimet dhe artikulimet politike, bën qartazi atë që nuk bën Lulzim Basha. Pra, Berisha flet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk hesht për asgjë, për padrejtësi, për skandale, për korrupsion, për afera.

Ndërsa Lulzim Basha flet një herë, merr paratë dhe mbyll gojën.

Kjo është diferenca e të bërit opozitë. Të mos ndalesh, të ecësh përpara, të denoncosh Qeverinë, aferat e saj, korrupsionin.

Luli është një segment fundor i Edi Ramës, që kërkon të shërbejë si opozitë fasadë. Gjë që demokratët nuk e shohin te Berisha. Por, e shohin si zë opozitar, të fortë dhe të vërtetë. Ndryshe nga personi që tashmë, edhe për pak kohë, mban fort karrigen e kryetarit të PD-së, edhe pse demokratët nuk e duan./CNA.al

FOTOT-Berisha “ndez” Fierin/ Pritet nga mijëra simpatizantë

Fieri i “thyen turinjtë” Bashës/ Berisha: T’i tregojmë vendin, sot është koha për mision

Berisha i jep mesazhin Bashës: Ik andej nga erdhe, dorëzo mandatin

“Forumet do mblidhen”/ Berisha paralajmëron Bashën: Je i shkarkuar

“Secili prej jush ka vendosur tullat e tij në PD”/ Berisha u ‘rrëmben’ zemrat demokratëve në Fier

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Tashmë Delta është varianti dominues në mbarë globin

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të COVID-it, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Më pak se 1% ka mbetur aktualisht në qarkullim nga variantet alfa, beta dhe gama. Është vërtet delta që dominon në të gjithë botën”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19ën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas zonjës Van Kerkhove, varianti delta është aq i transmetueshëm sa që ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën.

Qindra njerëz demonstruan të martën në qytetin e dytë më të madh të Australisë kundër kufizimeve të koronavirusit që qeveria vendosi për industrinë e ndërtimit.

Zyrtarët njoftuan se kantieret e ndërtimit në Melburn do të mbyllen për dy javë mes shqetësimeve se lëvizja e punëtorëve po kontribuonte në përhapjen e COVID-19.

Punëtorët e ndërtimit gjithashtu tani kërkohet të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit para se të lejohen të kthehen në punë.

Shteti Victoria, ku ndodhet Melburni, raportoi 603 raste të reja të martën, niveli më i lartë deri më tani i infektimeve ditore gjatë këtij viti.

Në Zelandën e Re, kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi të martën se gjobat për prishjen e protokolleve të koronavirusit do të rriten duke filluar në nëntor.

Ndryshimet do të rrisin gjobën për dikë që qëllimisht nuk respekton rregullat për COVID-19ën, nga rreth 2,800 dollarë në 8,400 dollarë. Ata që shkelin kufizimet gjithashtu mund të përballen me deri në gjashtë muaj burg.



Bizneset që shkelin kufizimet e koronavirusit mund të përballen me gjoba deri në 10,500 dollarë.

“Suksesi ynë është bazuar vërtet në faktin se njerëzit në përgjithësi kanë zbatuar rregullat”, tha zonja Ardern në një konferencë shtypi. “Sidoqoftë, ka patur tek-tuk ndonjë person që ka thyer rregullat dhe i ka vënë të tjerët në rrezik”.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mbyll aksionin në qytet

LEXO EDHE:  Aksidenti në Lungomare/ Shtyhet për të shtunën masa e sigurisë për shefin e hetimit

Ndërkohë, Guvernatori Jay Inslee, i shtetit perëndimor të Uashingtonit, i kërkoi qeverisë federale ndihmë që të përballohet ngarkesa e spitaleve, pasi varianti delta ka shkaktuar një numër të madh infektimesh.

Zoti Inslee i dërgoi një letër të hënën koordinatorit për pandeminë në Shtëpinë e Bardhë, Jeffrey Zients duke thënë se spitalet në shtetin e tij kanë arritur ose tejkaluar kapacitetin dhe se ai ka nevojë për personel ushtarak që të ndihmojë stafin e spitaleve.

“Sapo varianti delta goditi shtetin e Uashingtonit, shtrimet në spital për COVID-19ën u rritën”, tha zoti Inslee. “Nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit, pamë që shtrimet në spital dyfishoheshin çdo dy javë. Spitalet janë munduar të shtojnë shtretërit dhe kanë anuluar shumicën e procedurave jo urgjente, por janë akoma mbi kapacitetin në të gjithë shtetin”.

Infektimet e reja ditore dhe numri i njerëzve të shtruar në shtetin Uashington kanë arritur ose janë afër niveleve të tyre më të larta gjatë pandemisë.

Zyrtarët e shëndetësisë të shtetit Uashington raportojnë se 69% e njerëzve të moshës 12 vjeç e lart në këtë shtet janë plotësisht të vaksinuar.

Kjo është më e lartë se shifra kombëtare, me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që raportojnë se 64% e popullsisë të moshës 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht.

Numri i vdekjeve të reja nga virusi në Shtetet e Bashkuara ishte 2.302 të hënën – më i larti i regjistruar që nga marsi, sipas të dhënave nga Qendra e Burimeve të Koronavirusit të Universitetit Johns Hopkins./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha ka nevojë të rishpikë Bashën/ Agron Gjekmarkaj: Luli që njohim duhet të bëhet ish-Luli

Publikuar

-

Nga

Analisti Agron Gjekmarkaj, sot ka veshur “kostumin e deputetit”, “kostum” për të cilin u shfrenua dhe “derdhi djersë” për ta pasur.

U shfrenua me të ashtuquajtura analiza politika, duke akuzuar e sharë kreun e PD Lulzim Basha, “derdhi djersë” sa nga njëri emision në tjetrin, duke numëruar dështimet e Bashës dhe më pas e gjeti veten në listat për deputet dhe sot mban një pozicion të tillë.

Edhe pse me besueshmëri zero, jo se e themi ne por se e thonë veprat e tij, Gjekmarkaj del në Kuvend dhe paguhet me taksat e shqiptarëve, sikur këtë ta fundit po i dhimbsen.

Në të vërtetë ai nuk shikon përtej hundës së tij dhe këtë e ka treguar në raport me kreun e PD Lulzim Basha, i cili e futi në lista për deputet pasi u sha dhe u “masakrua”, prej tij.

Provat që e bëjnë të pabesueshëm

Më 23 Janar 2018, në një analizë me titull “ Basha ka nevojë të rishpikë Bashën”, që gjeti hapësirë në të gjitha mediat, Agron Gjekmarkaj shkruante se “Luli që njohim duhet të bëhet ish-Luli.

Sipas Gjekmarkajt, aii duhet të tejkalojë vetveten në disa gjera themelore e karakteriale.

Falje duhet të kërkojë për kauzat e tradhtuara prej tij pas çadrës dhe drynit të “Republikës së re”. Falje të thërrasë për arsyet personale që e çuan te gjymtimet, prerjet dhe vragat që i ka shkaktuar PD-së dhe puçrrat që i ka mbivendosur!

 Falje që lejoji triumfin e banalitetit, këtë flamë që nuk i shqitet. Ai duhet t’u kërkojë falje për mungesën e koherencës dhe identitetit politik të këtyre viteve që ai është kryetar. Të kërkosh falje, nuk është dobësi.

Ta përdorësh atë për të kaluar lumin, është poshtërsi. Budallenj s’ka shumë në xhiro këso kohe. Ai duhet të thërrasë derisa të ngjiret, tani jam një tjetër…

Besomëni! Basha i ka konsumuar stinët e fjalimeve të bukura, tani i duhet të hyjë në stinën e akteve të vërteta”, shkruante Gjekmarkaj, duke bërë thirrje që ta besonin për këto që thoshte.

LEXO EDHE:  Aksion transportit publik/ Pranga shoferit të autobusit, ndëshkim taksive

LEXO EDHE:  Foto+Video/ Fluks makinash në aksin Lezhë-Milot



Gjekmarkaj bën Bashën Kryeministër

I njëjti, pasi e pa veten në listat për deputet nisi me elozhe ndaj Bashës.

Nga “Basha ka nevojë të rishpikë Bashën”, Gjekmarkaj doli tek Basha kryeministër dhe me vizion.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, me datë 8 Prill 2021, Gjekmarkaj shkruante se “me ardhjen e Bashës në krye të punëve në Shqiperi do të vijnë më shumë vaksina perëndimore, proçesi i vaksinimit do të jetë më efikas dhe i plotë”.

Sipas Gjekmarkajt, strategjia e tij si Kryeministër dhe e Opozitës për daljen nga kriza ishtë e qartë.

Shkurt e drejt, vaksinimi do të vazhdojë, do të përfundojë me vaksina cilësore për të gjithë pa diskriminim social.

Duhet të kujtojmë se shtëpitë nuk po i ndërton Edi Rama me kursimet e veta, por me donacionet dhe kreditë që duhet t’i paguajmë një me një të dhëna nga BE dhe institucione të tjera ndërkombëtare!
Po ashtu në këtë pikë Lulzim Basha ka qenë i prerë dhe konkret. Rindërtimi do të permbyllet nga Qeveria e re si prioritet absolut. Shtëpitë me ligj do të jenë pronë e banorëve të cilët mund ti shesin ose ti mbajnë sipas dëshirës.

Fushata njerëzore e Lulzim Bashes po e vjetron edhe më gënjeshtarin kronik, hakërruesin dhe sharësin e perjetshëm”, shkruante Gjekmarkaj.

Por, pavarësisht këtyre lëpirjeve, Basha nuk u bë dot, kryeministër, por Gjekmarkaj u bë deputet.

Realiteti është ky, se sa dhe si mund ti besohet Agron Gjekmarkajt në Kuvend, ngrihen mijëra pikëpyetje dhe dyshime./CNA.al

LEXO TE PLOTE