LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali-Qeveria gënjeu për marrëveshjen me Italinë?/ Patentat nuk njihen

1 Gusht 2021, 14:22, Denoncim CNA
Skandali-Qeveria gënjeu për marrëveshjen me Italinë?/

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit marrëveshja për patentat, e qeverisë shqiptare me Italinë, nuk njihet.

Sipas denoncuesit, edhe pse marrëveshja është në fuqi që prëj datës 12 korrik 2021, ajo nuk po zbatohet nga autoritetet italiane.

Denoncuesi thekson se autoritetet italiane nuk pranojnë të konvertojnë asnjë patentë, ndërsa ambasada e Shqipërisë në Romë nuk përgjigjet në telefon as në e-mail.

?Kemi nje marveshje per patentat shqiptare ne itali qe eshte ne fuqi qe nga data 12 korrik 2021, kemi nje marveshje qe dhe pse eshte ne fuqi nuk po zbatohet, motorizasione civile nuk pranon te konvertojë asnje patente shqiptare, ambasada shqiptare ne Rome nuk pergjigjet as ne telefon as me email, ju lutem interesohuni per emigrantet shqiptar ne Itali, interesohuni se perse shqiptareve nuk iu njihet e drejta per konvertimin e patentes.

Emigrantet shqiptare ne Itali kane nje jave qe sorollaten neper dyert e motorizasioneve civile per te konvertuar patenten, por kjo e drejte i mohohet.?-shkruan denoncuesi./CNA.al

Lajmet e fundit nga