LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

REPORTAZH-Kryevepra e natyrës së Kelmendit/ Lepusha, Zvicra e vogël shqiptare

1 Gusht 2021, 07:10, Kulturë CNA
REPORTAZH-Kryevepra e natyrës së Kelmendit/ Lepusha, Zvicra e

Emri i këtij fshati rrjedh nga një bimë barishtore me lule që quhet Lepushtra.  Fshati ka marrë pikërisht këte emër duke u pagëzuar si ?Lepushë?.

Lëpusha është një fshat i vogël malor  dhe vlerësohet si kryevepra e natyrës së Kelmendit dhe si perlë e Alpeve Shqiptare.

Fshati Lepushë është vendosur në një fushë, që nga njëra anë rrethohet me kodra ndërsa në anën tjetër me majat të larta, pikërisht aty ku ndahet Mali i Zi me Shqipërinë.

Të ngjan me fshatrat e Zvicrës, por që tashmë është kthyer në një destinacion turistik, duke pritur çdo vit turistë të shumtë. Janë rreth 10 bujtina që tashmë janë të njohura në këtë zonë.

Lepusha dallon për nga peisazhi natyror si dhe nga investimet e bëra në fushën e turizmit.

Janë disa shtëpi pritjeje (bujtina) që bëjnë të mundur strehimin e vizitorëve.. Shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyje e dendur që harbojnë gjatë stinës së verës.

Dega kryesore e ekonomisë është blegtoria dhe pak bujqësi me kulturë pataten. Përpunimi artizanal i drurit është një tjetër burim ndihmës për ekonominë e banorëve.

Së fundmi si ekonomi ndihmëse ka filluar edhe turizmi sidomos në stinën e verës. Lepusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për  turizmin e natyrës dhe atë të aventurës.

Lepusha e Kelmendit,bukurinë e saj përrallore e ka tani në stinën e verës. Aty ndodhën disa bujtina që kane përshtatur komoditetin e saj për një turizëm gjithëvjetor.

 Fundjavat janë gjithmonë të rezervuara thonë pronarët e saj duke përmendur se agjenci të ndryshme nga shumë qytete të vendit i bëjnë pronotimet disa ditë para.

Një ndër këto bujtina mban emrin e fshatit ?Bujtina Lepushë?. Është në qendër , ndër më të preferuarat. Gjatë vitit i ka të shumtë vizitorët si shqiptar ashtu edhe të huaj

Aty shërbehen gatimet tradicionale të zonës, byrekët me barishte, mishi i pjekur i kecit, djathi i zier etj. Ushqime të cilat kultivohën nga vetë banorët e zonës.

Ndërsa gratë ndihmojnë edhe ne kuzhinë, pasi për to gatimet janë specialitet që kanë nisur herët në fëmijërine e tyre.

Shija e ushqimeve të zonës është e papërsëritshme, duke e kthyer Lepushën, jo vetëm në vënd përrallor sa i takon bukurive të natyrës, por edhe në aspektin gastronomik

 Turistët e huaj vitet e fundit po vijnë jo vetëm nga vëmdë të bashkimit europian por edhe nga vëndet nordike. Disa prej tyre kanë ngritur në oborret e bujtinave kamping.

Shtigjet në male janë të preferuarat e tyre. Lepushë-Vermosh-Plavë-Guci janë destinacione malore që s?duhen lënë pa parë. Mund të eksplorohen fare lehtë për shkak të aksesimit që kanë.

Nëse ju pëlqejnë histori epike si Eposi i Kreshnikëve, do të përjetoni një rrugëtim magjik në këtë kalim të Malësisë së Madhe.

Vizita në Lëpushë nuk duhet humbur, konsiderohet një kryevepër natyrore, e pranë saj janë Bjeshkët e Namuna. Tamara e Vermoshi rezervojnë po ashtu natyrë të virgjër dhe një pauzë nga zhurma e qytetit.

Përgjatë viteve të fundit Lepusha është emri i cili po lakohet gjërësisht si në promovime kombëtare ashtu edhe media te huaja. Si një Zvicër e vogël, Lepusha ka vënd për të gjithë.

Në Lepushë turistët mund të vizitojnë disa bukuri natyrore si: Ujëvarën e Lepushës, majën e Vajushës, majën e Trojanit, Bjeshkët e Namuna, majën e Berishdolit, majën e Gerbenit si dhe shëtitje brenda fshatit.

Vendasit e cilësojnë Lëpushën si Zvicra e Shqipërisë, ndërsa turistët mbesin gjithnjë të kënaqur me ajrin e pastër, bukuritë natyrore të zonës dhe ushqimet tradicionale bio./CNA.al

Lajmet e fundit nga