LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse po nis të lëkundet presidenca e Xho Bajden?

1 Gusht 2021, 06:34, Blog CNA
Pse po nis të lëkundet presidenca e Xho Bajden?

Nga Emily Tamkin ?New Statesman?

Pasi u përurua në detyrë në janar të këtij viti, presidenti amerikan Xho Bajden pati 100 ditët e para të qeverisjes plot zell. Ai firmosi që SHBA t?i bashkohej sërish marrëveshjes së klimës së Parisit dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë; i dha fund ndalimit të epokës Trump për udhëtimet nga vendet me shumicë myslimane; e tejkaloi premtimin e tij se do të administroheshin 100 milionë doza vaksine; dhe miratoi një paketë ndihme prej 1.9 trilionë dollarësh.

Fillimi i presidencës së tij u krahasua me atë të paraardhësit të tij demokrat, Barak Obama. Ai u krahasua me presidentët Frenklin Ruzvelt dhe Lindon Xhonson, të cilët mbahen mend për programet e ?New Deal? dhe ?Great Society?, të cilat synonin të trajtonin varfërinë dhe padrejtësitë raciale.

Por tashmë muaji i mjaltit ka mbaruar. Sipas një sondazhi të Gallup, vlerësimi për të është vetëm 50 për qind, më i ulëti që kur mori detyrën. Plani ambicioz në infrastrukturë, që synoi të kalonte në Kongres, dhe që do të siguronte gati 1 trilionë dollarë për riparimin e rrugëve ka ngecur në Senat.

Shtëpia e tij e Bardhë ka dështuar të ndalojë miratimin e ligjeve në shtete si Teksasi dhe Florida, që do t?ua bëjnë më të vështirë votimin zezakëve dhe pakicave të tjera. Pas fillimit të fortë të fushatës së vaksinimit kundër Covid në pranverë, kur midis muajve janar dhe prill u administruan200 milionë vaksina, vendi po përjeton tashmë një rritje të rasteve reja me Covid-19.

Rreth gjysma e popullsisë nuk është ende plotësisht e vaksinuar, ndërsa Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) po i këshillojnë njerëzit të mbajnë sërish maska në ambiente të mbyllura. Po ashtu ka raporte se Bajden po e humbet mbështetjen e periferive dhe të votuesve të moderuar, të cilët janë të zemëruar me teorinë e racës, një ide disa dekada e vjetër, sipas së cilës racizmi është pjesë integrale e sistemeve dhe strukturave shtetëror edhe federale në SHBA.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, ia vlen të pyetet:A po përjeton Bajden një pikiatë verore? Përgjigja e shkurtër është jo, pasi sfidat që ai duhet të zgjidhë e tejkalojnë modelin e menjëhershëm të një rënieje të tillë, një parametër ku analistët bazohen për të vlerësuar gjendjen e një presidence.

Është normale që euforia e 100 ditëve të para po zbehet. 100 ditët e para të Bajden nuk ishin shumë revolucionare, edhe pse u pasuan nga veprime më radikale. Për shembull, kredia për taksën e fëmijëve, e parashikuar në paketën e ndihmës për shkak të Covid-19, mund të përgjysmojë varfërinë e fëmijëve.

Por kjo vetëm për këtë vit, kur është në fuqi kjo politikë. Bajden dhe demokratët mund të mbajnë ende premtimet transformuese të ditëve të para të presidencës së tij. Por tani që ai është komod në detyrë, potenciali nuk është më i mjaftueshëm. Amerikanët kanë nevojë të shohin se çfarë mund të bëjë Bajden me pushtetin që ka.

Është gjithashtu normale që analistët të thonë se një projekt-ligj i bllokuar, është një presidencë e ngecur në vend. Dhe ka një prirje për të bërë profeci të zymta në lidhje me fatin politik të demokratëve. Në të kaluarën e afërt, analistët politikë paralajmëruan se kjo parti do të humbte në zonat kryesore për shkak të shtimit të emigracionit ilegal, krimit dhe fiksimit pas korrektesës politike.

Gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit të vitit 2018, Trump dhe Republikanët u përpoqën të fitonin zgjedhjet me këto kauza. Por demokratët e rifituan shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. Ngjashëm, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, shumë analistë paralajmëruan se protestat e lëvizjes ?Black Lives Matter? dhe shtimi i kriminalitetit do t?i kushtonte Bajden humbjen në periferi. Në fakt ai pati rritje në këto zona.

Por Bajden ka një problem real përpara. Trump i humbi zgjedhjet për shkak të dështimit të tij për të mos kontrolluar përhapjen e pandemisë. Trashëgimia përcaktuese e presidencës së tij është mosbesimi që ai krijoi tek institucionet politike, qeveria federale, tek qytetarët dhe vetë demokracia amerikane.

Besimi është jetik për një demokraci funksionale, dhe thelbësor për të garantuar pajtueshmërinë e publikut me politikat shëndetësore, siç janë masat e bllokimit dhe vaksinimi. Bajden nuk e ka kapërcyer ende mosbesimin që mbolli Trump gjatë viteve 2016-2020 dhe kjo gjë mund të ketë pasoja fatale për presidencën e tij.

Kjo administratë ka bërë shumë për të nxitur njerëzit të vaksinohen. Por duhet të ndërmerren edhe hapa të tjerë. Kriza klimatike përkeqësohet. Dhe SHBA-ja nuk po bën sa duhet për të zbutur efektet e një mjedisi që po ndryshon me shpejtësi.

Kalifornia po përballet me një nga zjarret më të mëdhenj në historinë e shtetit. Jugperëndimi i vendit po vuan thatësirën dhe përmbytjet. Vera tashmë ka sjellë valë të të nxehtit rekord. Këto janë 3 sfidat që duhet të përmbushë Bajden:kontrollin e pandemisë; mbrojtjen e së drejtës së votës dhe forcimin e strukturave të demokracisë amerikane; dhe të udhëheqë botën në përmbysjen e ndryshimeve klimatike. Suksesi apo dështimi tij do të varen nga këto sfida./CNA.al

Lajmet e fundit nga