Connect with Us

Pjesë e organizatave kriminale/ Policia arreston 52-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Aktualitet

Pjesë e organizatave kriminale/ Policia arreston 52-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Publikuar

-

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Bert Seseri alias Albert Seseri, 52 vjeç, banues në Krujë.

LEXO EDHE:  Bombë në xhep/Kush është elbasanlliu që u kap “mat”

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

U dënua me 2 vite burg/ Policia zbarkon në shtëpinë e Adriatik Llallës

Publikuar

-

Nga

Policia ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla.

Uniformat blu kanë hapur derën e banesës në Tiranë e cila fillimisht ishte e mbyllur dhe po kryejnë kontrolle, megjithëse vetë Llalla sipas asaj që u raportua në media nuk ndodhet në Shqipëri.



Ky vendim vjen pak orë pasi SPAK kërkoi nga efektivët ekzekutimin  e vendimit të Gjykatës së Posaçme që e dënoi me 2 vite burg me vendim të formës së prerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Strehimi i afganëve/ Kim me kongresmenen Slotkin, vlerësim të veçantë për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është takuar sot me kongresmenen Elissa Slotkin, ku në fokus të diskutimeve ka qënë strehimi i afganëve në Shqipëri.

Në postimin e saj ambasadorja shkruan se fakti që vendi jonë i ka mirëpritur afganët, meriton një vlerësim të veçantë.



“Kënaqësi të takohem me Rep.Slotkin për të diskutuar bashkëpunimin tonë të fundit për të nxjerrë afganët e rrezikuar jashtë nga rreziku. Ne pajtohemi me gjithë zemër se Shqipëria meriton një vlerësim të veçantë për të qenë ndër të parat që ofroi mbrojtje dhe mikpritje për ata në nevojë. Faleminderit!”, shkruan Yuri Kim.

LEXO EDHE:  I dehur në “X6”/Ja ku përfundon 41-vjeçari në Durrës

LEXO EDHE:  Bombë në xhep/Kush është elbasanlliu që u kap “mat”

Kujtojmë që Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Hapja e shkollave/ Tomini: Mund të ketë rritje të rasteve me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Rreziku nga varianti “Delta”/ Tomini qetëson qytetarët: Situata nën kontroll, s’kemi asnjë rast të konfirmuar

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka deklaruar se hapja e shkollave mund të sjellë edhe rritjen e rasteve të reja me Covid-19 në vend.

Për Abc news, Tomini tha se është e pritshme që rifillimi i mësimit dhe grumbullimi i nxënësve do të sjellë tendencë rritëse të rasteve me Covid-19.

“Ky fakt e lehtëson më shumë se zinxhiri i transmetimit midis mësuesve që janë të detyruar të vaksinohen, mbetet hallka e nxënësve. Disa hallka pavarësisht rritjes së pozitivitetit kemi përballje qoftë për shtrimet, por edhe strukturat spitalore. Të gjitha gjasat janë që mund të kemi një trend më të rritur me grumbullimet. Por gjithçka është dinamike, do të vlerësohet hap pas hapi duke zbatuar protokollet. Vjeshtë-dimër do të ketë tendecë rritje”, është shprehur shpreh ajo.

Përsa u përket arsimtarë që janë në kategorinë e vaksinimit të detyruar, Tomini tha se me hapjen e shkollave ata duhet të tregojnë edhe certifikatën që vërteton se kanë marrë vaksinën.

LEXO EDHE:  U shpall në kërkim për përndjekje/ Në pranga 35-vjeçari

LEXO EDHE:  I dehur në “X6”/Ja ku përfundon 41-vjeçari në Durrës



“Detyrimi ligjor ose urdhri për të paraqitur certifikatën bazohet në ligjin për sëmundjet infektive. Por sa sa i përket urdhrit të mësuesve del në vijim që data 27 përkon me fillimin e mësimit, përkon edhe me ligjërimin e një detyrimi të tillë për të paraqitur certifikatën. Tek individët që e kanë kaluar aplikimi i një vaksine nxit një mbrojtje më të fortë”, tha ajo.

Tomini shtoi më tej se në rast të agravimit të situatës janë në gatishmëri për të rihapur spitalet e tjera Covid.

“Janë duke u monitoruar të gjithë indikatorët duke vlerësuar faktin e një disporporcioni mes rasteve që shtrohen në spital deh rasteve të reja ditore. Plani për një rritje të mëtejshme, kapacitetet spitalore janë të plota. Spitali COVID 4 është në gatishmëri”, thotë Tomini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE