LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD nuk ka lider”/ Kadilli “shuplakë” Bashës, nuk kursen as Berishën

1 Gusht 2021, 16:11, Politikë CNA
“PD nuk ka lider”/ Kadilli “shuplakë” Bashës,

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli vijon kritikat ndaj kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Së fundi, në një postim në rrjetet sociale, Kadilli shkruan se PD ka kryetar, por nuk ka lider.

Gjithashtu ai nuk kursen as ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se nuk është I domosdoshëm për PD-në.

?Sot ne kete situate qe jemi,

– PD ka kryetar, por nuk ka Lider;

– Berisha nuk eshte i domosdoshem per PD. Do kete PD edhe pa ate.

– PD nuk eshte e fanatikeve, as thjeshte e anetareve te vet. PD eshte e gjithe shqiptareve.?-shkruan Kadilli.

Gjithashtu edhe një ditë më parë, në një intervistë për News 24, Kadilli ka folur me tone të forta, ndërsa theksonte ?Çështja është shumë komplekse, përfshin emocione, qëndrime politike. Ajo çfarë i ka munguar PD është mungesa e qartësisë së lidershipit për të krijuar një opozitë të re larg lidershipit të vjetër.

Të kemi një opozitë të re ndaj çdo trashëgimi që na mban peng. Është një situatë aspak e këndshme për çdo demokrat apo shqiptar. Asnjë demokrat nuk ndihet mirë për shpalljen non-grata të Berishës.  Duhet të kishim qartësi.

Ë arrijmë në pikën që të vijë në formë presioni kërkesa dhe mos ketë kurajo lideri i sotëm dhe të bëjë sikur çështja nuk ekziston, është e turpshme. Do të jetë e turpshme të bëjë gjeste sakrifikimi për karrigen e tij.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga