Connect with Us

“Pashë Eriksenin e vdekur, jam i sigurt”, sulmuesi i Barcelonës rrëfen momentin e tmerrit gjatë Europianit: Ndjeva se…

Sport

“Pashë Eriksenin e vdekur, jam i sigurt”, sulmuesi i Barcelonës rrëfen momentin e tmerrit gjatë Europianit: Ndjeva se…

Publikuar

-

Sulmuesi danez tregon eksperiencën e tij në Europianin e Euro2020, ku padyshim më tepër se ndeshjet e rezultatet i është fiksuar ngjarja me shokun e tij të ekipit, Eriksen, që në ndeshjen e parë.

Edhe pse kanë kaluar shumë javënga përfundimi i Europianit, cdo skuadër në atë kampionat ka kujtimin e saj të mirë apo të keq nga ai aktivitet. Padyshim që vec fituesëve dhe finales të gjtihë nuk do të harrojnë ngjarjen e ndodhur që në fillim, humbjen e ndjenjave të Eriksen në nveshjen e parë të Danimarkës.

Shoku i tij i kuadrës Martin Braithwaite ka folur për herë të parë mbi atë që përjetoi kur Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë, gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë, në “EURO 2020”.

Sulmuesi danez i Barcelonës tha se e pa të vdekur shokun e tij të skuadrës.

“Ishte eksperienca më e keqe e jetës sime. U kthye në makth ajo që për ne ishte një nga eventet sportive më të rëndësishme. Ishte shokuese për të gjithë. Pati një moment kur unë u afrova për të parë Eriksenin dhe ai nuk ishte aty. Po i shikoja trupin, por ai nuk ishte aty. Kishte ikur, jam i sigurt fare. Njeriu e kupton kur sheh dikë që ka vdekur”, tha Braithwaite në një dokumentar të prodhuar nga Lucky Metal dhe 433.

“Aty nisa të lutesha. Ishte gjëja e vetme që mund të bëja në atë moment. Iu drejtova Zotit. Të gjithë mjekët kishin ardhur aty për ta risjellë në jetë dhe pamjen që kishim para syve nuk do dëshiroja që ta përjetojë njeri. Por, fundi ishte i lumtur. E rëndësishme është që Christian (Eriksen) është mirë”, shtoi sulmuesi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

“Divorci” erdhi për pikëpamje të ndryshme mbi projektin, Interi i detyrohet Contes gjysmën e pagës

Publikuar

-

Nga

Interi dhe Antonio Conte i thanë lamtumirë njëri-tjetrit për shkak të “vizioneve të ndryshme mbi projektin teknik për të ardhmen e klubit”. Kjo është ajo qe del nga procesverbali i mledhjes se aksionerëve të Nerazurri, i cili u zhvillua më 8 korrikun e kaluar.

Siç raportohet nga “Calcio e Finanza” i cila kishte akses në dokumente, për përfundimin e kontratës ish-trajnerit do t’i paguhet gjysma e pagës së kontratës për sezonin 2021-2022.



Nëse flasim me shifra, largimi i Conts i ka kushtuar Interit rreth 6.5 milion euro neto, gjysma e 13 të parashikuara në marrëveshje.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tradhtia shokuese brenda familjes/ Historia e braziliani Hulk, tani pret një fëmijë me mbesën e ish-bashkëshortes

Publikuar

-

Nga

Hulk dhe bashkëshortja e tij Camila Angelo kanë njoftuar në rrjetet sociale se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. “Sot me një zemër plot mirënjohje ndaj zotit, vij të ndaj me ju se për herë të katërt jam bekuar me një fëmijë tjetër – shkroi sulmuesi brazilian në rrjetin social Instagram. “Zemra ime është e mbushur me kaq shumë lumturi dhe unë mundem të them vetëm faleminderit zot. Ne mezi po të presim, eja plot shëndet vogëlushi im”.

Hulk është duke pritur fëmijën e katërt: bashkëshortja është mbesa e ish-gruas



Marrëdhënia midis Hulk dhe Camila shkaktoi habi disa vite më parë, pasi Camila është në fakt mbesa e ish-gruas së sulmuesit të Atletico Mineiro, Iran Angelo. Të dy filluan të takoheshin në fund të vitit 2019-për t’u martuar në mars të vitit 2020-pasi 35-vjeçari brazilian përfundoi një lidhje 12-vjeçare me ish-gruan e tij vetëm disa muaj më parë.

Iran Angelo ka folur gjithmonë për “dhimbjen e madhe” që i shkaktoi marrëdhënia e ish-burrit me mbesën, duke akuzuar gjithashtu sulmuesin brazilian për tradhti. Ai gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat, duke e kritikuar gruan se “e ka trajtuar atë si një përbindësh”.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Eksperienca që as nuk filloi”, ish-futbollisti i Juventusit tregon pse nuk firmosi me Apoloninë

Publikuar

-

Nga

Një nga lajmet më të bujshme të verës së fundit ishte afrimi i një emri të njohur në pankinën e skuadrës së Apolonisë. Klubi fierak kontaktoi me Manuele Blasin, ish-mesfushor italian me një karrierë të pasur në klubet e Serisë A, mes të cilave edhe Juventusin, si dhe pjesë e përfaqësueses italiane.

Ai duhej të merrte drejtimin e fierakëve dhe në klub e bënë fakt të kryer akordin me të. Por Blasi nuk mbërriti kurrë në Shqipëri për të drejtuar skuadrën dhe si përfundim, zgjedhja e klubit ra mbi një tjetër italian, Juri Kanarsa.



Vetë Blasi ka shpjeguar shkurtimisht çfarë ndodhi dhe se ai në të vërtetë nuk kishte gjetur kurrë akordin me Apoloninë për të marrë drejtimin e fierakëve.

“Nuk ishin kushtet e duhura për të mbyllur akordin, ndaj preferova të heq dorë. Në fakt, ishte një eksperiencë e cila as nuk filloi”, thekoi ai për mediat në vendlindje, duke i vënë kapakun aventurës shqiptare.

LEXO TE PLOTE