Connect with Us

Pasagjeria humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e aksidentit/ Në pranga shoferi 32-vjeçar

Aktualitet

Pasagjeria humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e aksidentit/ Në pranga shoferi 32-vjeçar

Publikuar

-

Nga aksidenti i dy ditëve më parë në Tiranë, një pasagjere 30-vjeçare humbi jetën tragjikisht.

Sot është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit, L.R 32 vjeç.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në Mullet, me datë 30.07.2021, me pasojë humbjen e jetës së pasagjerit O. S., nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit“, i shtetasit L. R., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pandemia shton huatë me norma të larta interesi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pandemia ka goditur rëndë ekonominë duke çuar në falimentimin e bizneseve dhe duke shtuar numrin e të papunëve në mbarë botën. Në Malajzi, një numër në rritje i njerëzve po marrin hua me norma të larta interesi, për të mbështetur familjet dhe për të mbajtur në këmbë bizneset e tyre, raporton korrespodenti i Zërit të Amerikës Dave Grunebaum. Si pasojë, shumë huamarrës po e gjejnë veten në situata të vështira nga borxhet dhe kërcënimet e huadhënësve.

Shoqata Myslimane e Konsumatorit në Majalazi po negocion me një huadhënës, lidhur me një hua të jashtëligjshme me interesa të larta.

Huadhënësi thotë se këto dy gra i kanë borxh gati 1 mijë dollarë.

Zëri i Amerikës po i quan ato Noradhiah dhe Sahirah për të ruajtur identitetin dhe biznesin e tyre.

Problemet e tyre filluan disa muaj më parë, kur ato huazuan rreth 4 mijë dollarë nga një mashturues që pretendoi se ishte huadhënës i liçensuar.

Ato thonë se që atëherë kanë paguar dyfishin e parave që morën borxh, ndërsa kur provuan të ndalnin pagesat, huadhënësit i kërcënoi dhe u sulmoi shtëpitë e tyre.

Kjo situatë u shkaktoi këtyre grave dëme financiare dhe psikologjike.

“Nuk mund as të fle as të ha, jam gjithmonë e stresuar. Madje humba dhe peshë”, thotë Shahirah, viktimë e huadhënësve të paliçensuar.

Shoqata Myslimane e Konsumatorit në Malajzi, njofton se vitin e kaluar pranuan 25 raste të reja nga viktimat e huadhënësve të paligjshëm, një rritje prej 30 për qind krahasuar me të dhënat para pandemisë.

LEXO EDHE:  Video-“Mos e ngri zërin, ti vetëm merr lekët”/ LSI nuk ndalet duke blerë vota

LEXO EDHE:  Kapet trafikanti shqiptar/Ishte dënuar me 9 vjet burg për drogë në Itali

“Është situatë dëshpëruese dhe zemërimi”, thotë Nadzim Johan nga kjo organizatë jofitimprurëse.



Huamarrësit u përkasin të gjitha shtresave ndërsa borxhet janë nga 100 deri në mbi 1 milion dollarë. Normat e interesit mund të fillojnë me më pak se 10 për qind në muaj, por në fund të kontratave janë të fshehura me germa të imëta kushtet e tjera të huasë. Kur viktimat refuzojnë të paguajnë, huadhënësit dëmtojnë shtëpitë dhe makinat e tyre ose dërgojnë banda për të rrahur huamarrësit.

“Huadhënësit e paliçencuar përmes frikësimit dhe presionit mbledhin shumë para”, thotë zoti Johan.

Noradhiah dhe Shahirah kërkuan ndihmë nga Shoqata Myslimane e Konsumatorëve në Malajzi për t’u çliruar nga kurthi i borxhit.

“Nuk ka rëndësi sa paguajmë, ata kërkojnë më shumë. Pasi bëjnë llogaritë, na kërkojnë të paguajmë më shumë”, thotë Shahirah.

Shoqata Myslimane e Konsumatorëve në Malajzi thotë se zakonisht huadhënësit binden të pranojnë 25 deri 50 për qind të asaj që kërkojnë.

Noradhiah dhe Shahirah i dhanë fund makthit të tyre duke paguar rreth 250 dollarë në vend të 1 mijë dollarëve.

Ato e pranojnë se duhet të kishin ndërmarrë më shumë hapa për t’u siguruar që po marrin hua nga një biznes i ligjshëm.

Është një mësim që ato dhe shumë qytetarë të tjerë po e mësojnë përme një rruge të vështirë./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bie nga disa metra lartësi teksa punonte/ Humb jetën shqiptari në Itali

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Leçes në Itali këtë të shtunë.

Mësohet se një emigrant shqiptarë ka humbur jetën teksa punonte pasi ka rënë nga disa metra lartësi.

Sipas asaj që shkruajnë  mediat fqinje, viktima është një 42-vjeçar me iniciale F.C.



Ai po bënte punime në një bujtinë në Marina di Mancaversa, kur për shkaqe ende të paqarta humbi ekuilibrin dhe ra duke përplasur kokën.

LEXO EDHE:  “Nuk isha ministër atë ditë/ Arben Ahmetaj sqaron aksidentin me Mirel Mërtirin

LEXO EDHE:  Makina përplaset me motorin, një i lënduar

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, 42-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Për ngjarjen autoritetet italiane kanë nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA pranon se sulmi me dron në Kabul ishte një “gabim tragjik”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një sulm me dron i kryer gjatë orëve të fundit të evakuimit të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani nuk vrau një terrorist të prirur për të sulmuar aeroportin ndërkombëtar në Kabul, dhe në vend të tij vrau deri në 10 civilë, përfshirë një punonjës të ndihmave dhe shtatë fëmijë.

Pranimi i së premtes nga komandanti i trupave amerikane në rajon pasoi një hetim ushtarak të nxitur nga pretendimet e njerëzve në terren, si dhe njoftimet e mediave, se objektivi i goditur më 29 gusht nga një raketë e llojit Hellfire nuk përbënte një kërcënim.

“Kjo goditje u ndërmor me besimin e sinqertë se do të parandalonte një kërcënim të menjëhershëm për forcat tona dhe personat që po evakuoheshin në aeroport”, u tha gazetarëve në Pentagon gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, komandanti i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet një lidhjeje videofonike. “Hetimi ynë tani arriti në përfundimin se goditja ishte një gabim tragjik”, tha ai.

“Ne tani vlerësojmë se nuk ka gjasa që automjeti ose ata që vdiqën të ishin të lidhur me ISIS-K”, shtoi Mckenzie, duke përdorur një akronim për filialin e grupit terrorist të Shtetit Islamik në Afganistan, i njohur gjithashtu si IS-Khorasan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjithashtu kërkoi falje për sulmin e gabuar.

Lloyd Austin

“Në emër të burrave dhe grave të Departamentit të Mbrojtjes, unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për anëtarët e familjeve të atyre që u vranë”, tha Sekretari Austin në një deklaratë. “Ne kërkojmë ndjesë dhe ne do të përpiqemi të mësojmë nga ky gabim i tmerrshëm”.

Ndjesa është një kthesë dramatike për ushtrinë amerikane, e cila ka mbrojtur sulmin ajror prej javësh të tëra.

Vetëm disa ditë pas sulmit, oficeri ushtarak më i lartë amerikan, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley, e mbrojti sulmin si “të drejtë”.

“Ne e dimë nga një sërë mjetesh të tjera se të paktën një nga ata njerëz që u vranë ishte një koordinator i ISIS-it”, u tha zoti Milley gazetarëve në Pentagon më 1 shtator. “Procedurat u ndoqën në mënyrë korrekte”.

Edhe atëherë, rrëfimet nga terreni po tregonin një histori të ndryshme – se në vend që të vriste një koordinator të IS-Khorasan, sulmi amerikan me dron në fakt kishte hedhur në erë Ezmarai Ahmadin, një punonjës ndihmash në organizatën Nutrition and Education International me qendër në Kaliforni, i cili kishte aplikuar për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara.

Anëtarët e familjes thanë se viktimat e tjera përfshinin vajzën e Ahmadit, si dhe nipërit dhe mbesat.

Hetime të tjera nga gazetat The New York Times dhe The Washington Post hodhën dyshime të mëtejshme ndaj qëndrimit amerikan se goditja kishte eliminuar një terrorist të grupit IS-Khorasan.

Hetimi i gazetës Times përcaktoi se makina, një Toyota Corolla e bardhë, për të cilën zyrtarët amerikanë menduan se ishte e mbushur me eksploziv, në të vërtetë mbante kanistra uji. Dhe ndalesat e dyshimta që kishte bërë Ahmadi ndërsa Shtetet e Bashkuara e vëzhgonin nga qielli, ishin ndalesa për të marrë kolegë dhe për të bërë furnizime me ujë.

“Ne nuk e ndërmorëm goditjen sepse menduam se kishim gabuar. E bëmë goditjen sepse menduam se kishim një objektiv të mirë”, tha Gjenerali McKenzie i Komandës Qendrore (CENTCOM) të premten, duke vënë në dukje atë që ai tha se ishin “mbi 60 raporte të nivelit shumë të lartë për kërcënimin e afërt për forcat tona në Kabul dhe përreth tij”, shumë prej tyre të përqëndruara tek përdorimi i një makine Toyota Corolla të bardhë.

“Është e qartë se të dhënat tona të zbulimit ishin gabuar me këtë Toyota Corollan e bardhë në fjalë”, tha ai.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se ata ende besojnë se kishte një komplot të IS-Khorasan për të sulmuar aeroportin me atë lloj makine nga një nga vendet ku u pa Toyota e Ahmadit. Por, ata tani besojnë se sulmi mund të jetë ndërprerë nga një sulm ajror amerikan ditë më parë që kishte në shënjestër operativët e grupit terrorist në provincën Nangarhar.

LEXO EDHE:  Parakalimi i gabuar/ Përplasen dy automjete në Fushë Krujë, ka dhe të plagosur

LEXO EDHE:  Trafikonte vajza në Itali për prostitucion/ Arrestohet në Tiranë i shpalluri në kërkim

McKenzie tha se Shtetet e Bashkuara tani po shikojnë të bëjnë të ashtuquajturat pagesa ex gratia për anëtarët e familjeve që mbijetuan, megjithëse ai pranoi se dorëzimi i dëmshpërblimeve mund të ishte i vështirë pa një prani të Shteteve të Bashkuara në terren.



Komandanti i CENTCOM-it nuk pranoi të thoshte nëse do të ndërmerrej ndonjë masë disiplinore kundër atyre të përfshirë në kryerjen e goditjes, duke thënë se përgjegjësia përfundimtare i takonte atij.

Stema e Komandës Qendrore (CENTCOM)

Organizatat për të drejtat e njeriut po kërkojnë më shumë.

“Shtetet e Bashkuara tani duhet të angazhohen për një hetim të plotë, transparent dhe të paanshëm për këtë incident”, tha Brian Castner, një këshilltar i lartë për krizat në Amnesty International.

“Kushdo që dyshohet për përgjegjësi penale duhet të ndiqet penalisht në një porces të drejtë gjyqësor”, tha zoti Castner në një deklaratë zyrtare. “Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave duhet të mbahen të informuar për përparimin e hetimit dhe të marrin dëmshpërblim të plotë”.

Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU) tha se sulmi me dron në Kabul duhet të jetë “një thirrje zgjimi”.

“Në këtë goditje, ne shohim jehonën e shumë jetëve të tjera civile të humbura dhe të dëmtuara rëndë, qoftë në luftëra si në Afganistan, apo jashtë tyre, si p.sh. në Somali”, tha Hina Shamsi nga ACLU në një deklaratë.

Disa ligjvënës amerikanë po bëjnë thirrje që të bëhet më shumë.

“Departamenti i Mbrojtjes ka hedhur hapin e parë drejt transparencës dhe llogaridhënies”, tha Ligjvënësi Adam Schiff, kryetar i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, në një deklaratë me shkrim. Ai e quajti sulmin vdekjeprurës me dron “një dështim shkatërrues”.

“Ne duhet të dimë se çfarë shkoi keq në orët dhe minutat para fillimit të goditjes për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen”, shtoi ai.

“Komisioni i Forcave të Armatosura do të dëgjojë nga zyrtarët e administratës në javët në vijim për tërheqjen kaotike dhe vdekjeprurëse nga Afganistani”, tha senatori James Inhofe, anëtar i lartë i komisionit, në një deklaratë me shkrim.

“Goditja e 29 gushtit tregon se sa të vështira dhe komplekse mund të jenë operacionet kundër terrorizmit, dhe për fat të keq nënvizon se një strategji e llojit ‘mbi horizont’ vetëm do të rrisë kompleksitetin dhe vështirësinë”, tha ai.

Ekzistojnë gjithashtu pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e çdo sulmi amerikan kundër terrorizmit në Afganistan, kundër grupeve si IS-Khorasan ose al-Kaida, të cilat tani për tani do të kryheshin “mbi-horizont” – nga bazat amerikane që gjenden orë larg në Lindjen e Mesme.

Por McKenzie tha se rregullat e përfshirjes për sulme të tilla ajrore do të ishin të ndryshme.

Gjenerali Kenneth McKenzie

“Ne do të kemi shumë më tepër mundësi se sa kishim nën këtë presion ekstrem kohor për t’i hedhur një sy objektivit … për ta studiuar objektivin me platforma të shumta për të pasur një mundësi për të zhvilluar modelin e zgjatur të jetesës”, tha ai. “Asnjë nga këto gjëra nuk ishte në dispozicion për ne duke pasur parasysh natyrën urgjente dhe të ngutshme të kërcënimit të menjëhershëm për forcat tona.”

Komandanti amerikan tha gjithashtu se përkundër garancive dhe angazhimeve të tyre të përsëritura, talebanët kishin bërë pak për të ndihmuar evakuimin, përveç krijimit të një perimetri të jashtëm të sigurisë rreth aeroportit të Kabulit, i cili “gjithashtu i lejoi ata të kontrollonin njerëzit që përndryshe do të kishin arritur në aeroport”.

Për sa i përket ndonjë ndihme tjetër kundër IS-Khorasan, “nuk di të jenë duke bërë ndonjë gjë për ne tashmë”, tha Gjenerali McKenzie./Voa

LEXO TE PLOTE