LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

1 Gusht 2021, 10:27, Lifestyle CNA
Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka bërë me dije se sot nis vaksinimi për grupmosha mbi  moshën 18 vjeç.

Manastirliu iu ka bërë thirrje të rinjve të vaksinohen në mënyrë që të nisin një vit të ri akademik më të sigurt dhe të mbrojtur.

Përmes statsusit, Manastirliu sqaron se qendra e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.

?Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç . Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën #antiCOVID. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00?, shkruan Manastirliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga