Connect with Us

Mikoli thyen rekordin për largimin nga Dinamo, jep dorëheqjen në Itali pas vetëm… 8 ditësh

Sport

Mikoli thyen rekordin për largimin nga Dinamo, jep dorëheqjen në Itali pas vetëm… 8 ditësh

Publikuar

-

Karriera si trajner nuk po shkon në rrugën e duhur për Fabricio Mikolin, që eksperiencat e fundit i ka përfunduar ende pa nisur mirë. Së bashku me Moriero, ish-futbollisti italian la drejtimin e Dinamos vitin e shkuar pas vetëm 2 muajve në krye të detyrës. E nëse aventurat e reja prisnin të zgjasnin më gjatë, e kundërta ndodh.

Mikoli ka thyer rekordin për largimin nga nëndetësja e kryeqytetit, teksa i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me skuadrën e re. Vetëm 8 ditë ka zgjatur detyra e tij si trajner i Primaverave të Triestinës, prej së cilës është larguar për shkak të problemeve që e përndjekin nga e shkuara.

“Me keqardhje dhe pakënaqësi të madhe, njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozita e bashkëpunëtorit të ekipit U.S. Primavera Triestina Calcio 1918, pas një konfrontimi të ngushtë me pronarët. E kisha mirëpritur me shumë dashuri propozimin e marrë nga një klub historik, i lavdishëm dhe i famshëm si Triestina, duke derdhur menjëherë të gjithë përvojën time të fituar gjatë viteve në fushë si lojtar te lojtarët më të rinj, megjithatë, disa komente që kujtuan historitë e mia gjyqësore më shtynë të marr këtë vendim, edhe pse nuk ka lidhje me futbollin.

E bëra për dashurinë e futbollit dhe kjo është puna ime, në mënyrë që të mos i jap askujt shansin të zemërohet ose të tregojë këtë klub, i cili zotëron fanellën dhe tifozët. I uroj Triestinës, të gjithë njerëzve që janë pjesë e saj dhe fansave të tyre fatin më të mirë. Edhe një herë jam këtu së pari për të paguar pjesën time”, ka shpjeguar Fabricio Mikoli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

UEFA shpërndan golin e Brojës ndaj Hungarisë

Publikuar

-

Nga

Portieri i Southampton, McCarthy është impresionuar nga paraqitja e fundit e Armando Brojës. Ky i fundit rezultoi si ylli i skuadrës me vetëm pak minuta të luajtura ndaj Ëest Hamit, atje ku u ndalua nga shtylla dhe më pas nga Rice, që i hoqi golin në vijën fatale.

“Kur hyri Broja në atë ndeshje, më la përshtypjen e një lojtari të madh. Në një ditë tjetër topi do të shkonte në rrjetë, ishte shumë i pafat. Por ka shumë gjëra të mira që mund të marrim nga ajo përballje”, u shpreh McCarthy.

Ndërkohë edhe faqa e kualifikueseve të Europës ka shpërndarë golin e Brojës ndaj San Marinos. Pikërisht atë raketë që lëshoi Broja pas pasimit të Roshit, duke i kërkuar ndjekësve që të japin vlerësimin e tyre.



LEXO TE PLOTE

Seria A

I kishte munguar Champions League, lotët e Crudelit kur Milani përmbysi Liverpoolin

Publikuar

-

Nga

Milani është kthyer në Champions League pas shumë vitesh mungese. Kuqezinjtë janë mundur në shifrat 3-2 ndaj Liverpul, ndërsa ndeshja ishte dramatike. Ekipi italian ishte i pakujdesshëm në minutat e para dhe autogoli i Tomorit solli avantazhin e vendasve.

Më pas Rebic dhe Diaz sollën përmbysjen e rezultatit në pjesën e parë. Zëri i parë i tifozëve të Milanit është Crudelli që ka shpërthyer  në lot gjatë komentimit të golit. Por festa nuk zgjati shumë pasi Liverpul përmbysi ndeshjen në 3-2.

LEXO TE PLOTE

Sport

Meksi: Nuk e diskutojmë qëndrimin në Superiore, ja objektivi i Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Humbja me Tiranën la një shije jo fort të mirë në kampin bardhekuq edhe për vetë faktin se korçarët ishin të përgatitur për të dalë me pikë nga kryeqyteti. Por të ndodhur në kushte të tilla, të gjithë e kanë mendjen te ndeshja e radhës ndaj Partizanit në shtëpi, ku Skënderbeu pret një tjetër rezultat nga ai i javës së parë. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Jorgo Meksi, në intervistën për “Panorama Sport” komenton humbjen me Tiranën, por edhe për përgatitjet dhe synimet për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit.

Nga mënyra se si erdhi humbja ndaj Tiranës, ju “djeg”?

Normalisht që po, por nuk është se jemi duke e menduar më atë takim. Ishte ndeshja e parë e kampionatit dhe kishim punuar shumë për të bërë prezantimin e duhur në këtë takim dhe për të marrë më të mirën. Këtë e treguam në pjesën e parë të ndeshjes atje ku ishim të barabartë me kundërshtarin. Pësuam një gol të shpejtë dhe ditëm të reagonim në mënyrën më të mirë të mundshme duke barazuar gjithçka. Edhe pjesa e dytë nisi mirë, por kartoni i kuq na prishi rrjedhën e lojës. Besoj se ishte diçka e nxituar që mund të evitohej nga arbitri, por atje ndryshoi shumë loja. E kishim të pamundur të përballonim Tiranën me dhjetë futbollistë dhe u pa në fushë një gjë e tillë.

Si e shikoni ndeshjen e radhës ndaj Partizanit?

Është një ndeshje e vështirë, siç do të jenë të gjitha ndeshjet e këtij kampionati. Do të mësohemi me sfida të tilla pasi të gjitha ekipet janë forcuar dhe duket se janë gati-gati në të njëjtin nivel. Partizani është një tjetër ekip si Tirana që ka objektiva madhorë për këtë sezon. Kjo bën që të angazhohemi më shumë. Luajmë në fushën tonë dhe kjo na favorizon, por duhet të bëjmë mirë edhe në lojë për të marrë rezultat.

Përballen dy ekipe që e kanë nisur me humbje sezonin. A e bën ky fakt edhe më të vështirë?



Edhe në kushte të tjera, besoj se do të ishte ndeshje delikate. Normalisht që kjo e vështirëson disi, pasi të dy skuadrat do ta kërkojnë kthesën. Ne do të hyjmë në fushë pa menduar se çfarë ka bërë kundërshtari, por do ta kemi mendjen vetëm tek ato që duhet të bëjmë ne për të marrë maksimumin nga ky takim.

Si e shikoni Skënderbeun e këtij sezoni?

Ndeshja e parë tregoi se kemi potencial. Do të shohim çdo kundërshtar në sy dhe të përballemi si të barabartë me çdokënd. Jemi më të plotë dhe me të gjitha pozicionet e dubluara. Kjo na bën që ta shohim me qetësi vijimësinë.

A do t’ia dalë Skënderbeu këtë sezon që ta sigurojë qëndrimin në Superiore pa vuajtje?

Normalisht që po, pasi kjo është diçka që ne nuk e mendojmë aspak. Nuk kemi objektiva afatgjatë. Për ne e rëndësishme është të marrim ndeshjet një e nga një dhe të mundohemi të fitojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Kjo do të ishte kryesorja, ndaj edhe ky është objektivi ynë. Objektiv kemi ndeshjen e radhës.

LEXO TE PLOTE