Connect with Us

Laçi kërkon mrekullinë ndaj Anderlehtit, por mund të përballet me Gallatasarain ose Vitesen në “Play-Off”

Sport

Laçi kërkon mrekullinë ndaj Anderlehtit, por mund të përballet me Gallatasarain ose Vitesen në “Play-Off”

Publikuar

-

Edhe pse në letër duket mision i pamundur, Laçi do të kërkojë mrekullinë ndaj Anderlehtit, në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Po cilët do të jenë rivalët e mundshëm të kurbinasve në rast të një kualifikimi të çmendur, ndaj gjigantëve belgë?

Kjo gjë pritet të mësohet saktësisht ditën e hënë, ku do të hidhet edhe shorti për fazën “Play-Off” të Ligës së Konferencës. Kurbinasit e Shpëtim Duros, mund të vazhdojnë me përballjet e ferrit edhe në rast kualifikimi të mundshëm ndaj Anderlehtit. Triumfi ndaj Krajovës, e ka pozicionuar Laçin, në grupin e favoritëve.

Nëse bardhezinjtë do të arrijë të kualifikohen ndaj belgëve, atëherë mund të përballen me një prej fitueseve 3 çifteve:

Kolos Kovalivka-Shakhtar Karagandi

Rosenborg-Domzhale

Vitese-Dundalk

Si dhe humbësin e çiftit:

Gallatasarai-St Xhonson

Ndryshe nga 3 përballjet e para, që janë të vlefshme për Ligën e Konferencës, sfida mes Gallatasarait dhe St Xhonson është për turin e tretë të Ligës së Europës. Vitese dhe Gallatasarai duken 2 rivalët më të frikshëm në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

“Divorci” erdhi për pikëpamje të ndryshme mbi projektin, Interi i detyrohet Contes gjysmën e pagës

Publikuar

-

Nga

Interi dhe Antonio Conte i thanë lamtumirë njëri-tjetrit për shkak të “vizioneve të ndryshme mbi projektin teknik për të ardhmen e klubit”. Kjo është ajo qe del nga procesverbali i mledhjes se aksionerëve të Nerazurri, i cili u zhvillua më 8 korrikun e kaluar.

Siç raportohet nga “Calcio e Finanza” i cila kishte akses në dokumente, për përfundimin e kontratës ish-trajnerit do t’i paguhet gjysma e pagës së kontratës për sezonin 2021-2022.



Nëse flasim me shifra, largimi i Conts i ka kushtuar Interit rreth 6.5 milion euro neto, gjysma e 13 të parashikuara në marrëveshje.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tradhtia shokuese brenda familjes/ Historia e braziliani Hulk, tani pret një fëmijë me mbesën e ish-bashkëshortes

Publikuar

-

Nga

Hulk dhe bashkëshortja e tij Camila Angelo kanë njoftuar në rrjetet sociale se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. “Sot me një zemër plot mirënjohje ndaj zotit, vij të ndaj me ju se për herë të katërt jam bekuar me një fëmijë tjetër – shkroi sulmuesi brazilian në rrjetin social Instagram. “Zemra ime është e mbushur me kaq shumë lumturi dhe unë mundem të them vetëm faleminderit zot. Ne mezi po të presim, eja plot shëndet vogëlushi im”.

Hulk është duke pritur fëmijën e katërt: bashkëshortja është mbesa e ish-gruas



Marrëdhënia midis Hulk dhe Camila shkaktoi habi disa vite më parë, pasi Camila është në fakt mbesa e ish-gruas së sulmuesit të Atletico Mineiro, Iran Angelo. Të dy filluan të takoheshin në fund të vitit 2019-për t’u martuar në mars të vitit 2020-pasi 35-vjeçari brazilian përfundoi një lidhje 12-vjeçare me ish-gruan e tij vetëm disa muaj më parë.

Iran Angelo ka folur gjithmonë për “dhimbjen e madhe” që i shkaktoi marrëdhënia e ish-burrit me mbesën, duke akuzuar gjithashtu sulmuesin brazilian për tradhti. Ai gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat, duke e kritikuar gruan se “e ka trajtuar atë si një përbindësh”.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Eksperienca që as nuk filloi”, ish-futbollisti i Juventusit tregon pse nuk firmosi me Apoloninë

Publikuar

-

Nga

Një nga lajmet më të bujshme të verës së fundit ishte afrimi i një emri të njohur në pankinën e skuadrës së Apolonisë. Klubi fierak kontaktoi me Manuele Blasin, ish-mesfushor italian me një karrierë të pasur në klubet e Serisë A, mes të cilave edhe Juventusin, si dhe pjesë e përfaqësueses italiane.

Ai duhej të merrte drejtimin e fierakëve dhe në klub e bënë fakt të kryer akordin me të. Por Blasi nuk mbërriti kurrë në Shqipëri për të drejtuar skuadrën dhe si përfundim, zgjedhja e klubit ra mbi një tjetër italian, Juri Kanarsa.



Vetë Blasi ka shpjeguar shkurtimisht çfarë ndodhi dhe se ai në të vërtetë nuk kishte gjetur kurrë akordin me Apoloninë për të marrë drejtimin e fierakëve.

“Nuk ishin kushtet e duhura për të mbyllur akordin, ndaj preferova të heq dorë. Në fakt, ishte një eksperiencë e cila as nuk filloi”, thekoi ai për mediat në vendlindje, duke i vënë kapakun aventurës shqiptare.

LEXO TE PLOTE