LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kualifikimi për herë të parë në një finale të Olimpiadës, KOKSH krenohet me suksesin e Luiza Gegës

1 Gusht 2021, 11:35, Sport CNA
Kualifikimi për herë të parë në një finale të

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, nuk e ka fshehur krenarinë për kualifikimin e Luiza Gegës në finalet e atletikës në garën 3000 m me pengesa.

32-vjeçarja shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit, duke u bërë kështu atletja e parë shqiptare që kualifikohet në finalet e atletikës në historinë e Lojërave Olimpike.

POSTIMI I KOKSH

Atletja Luiza Gega është e para shqiptare që kualifikohet në finalet e atletikës në historinë e Lojërave Olimpike. Gega përfundoi garën e 3000m me pengesa në kohën 9.23.85, duke u kualifikuar automatikisht në finalen e madhe të datës 4 gushtJemi të gjithë krenar me ty Luiza!

Lajmet e fundit nga