Connect with Us

Krijimi i mediave të reja rrit keqinformimin

Kosova & Rajoni

Krijimi i mediave të reja rrit keqinformimin

Publikuar

-

Keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft të pranishme në mediat e Kosovës. Kjo tendencë, sipas Bordit Ndërkombëtar të Kërkimit dhe Shkëmbimeve (IREX), është veçanërisht e pranishme në mediat në internet që prodhojnë lajme me një burim të vetëm.

Jeton Mehmeti, autor i raport të IREX-it, në pjesën ku flitet për Kosovën, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, se përkundër rritjes së numrit të mediave në Kosovë, kualiteti i lajmeve është në rënie e sipër.

Ai thotë se në raport përmenden fakte se dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes, janë mjaft prezentë në media, sidomos në vitet elektorale.

“Gjuha e urrejtjes në media është shpeshtuar. Një prej burimeve të mesazheve urrejtëse dhe dezinformatave janë edhe deputetët, të cilët duke u fshehur prapa imunitetit lëshojnë deklarata të paverifikuara gjatë diskutimeve parlamentare, e të cilat pastaj publikohen edhe nga disa media. Edhe sondazhet me qytetarët e Kosovës tregojnë se përhapja e dezinformatave, propagandës dhe gjuhës së urrejtjes, janë prej arsyeve kryesore që qytetarët nuk u besojë disa mediave”, thotë Mehmeti.

Faktorët të cilët nxisin urrejtjen kanë ardhur si pasojë e mungesës së burimeve të mjaftueshme, me ç’rast, sipas Mehmetit, një numër i madh i përmbajtjes që publikohet nga mediat ka mungesë të burimeve të shumëfishta të besueshme.

“Shumë raportime janë të bazuara në opinione apo deklarata të vetme të politikanëve apo individëve. Kjo praktikë ka bërë që shumë shkrime të kenë mungesë të kontekstit dhe elaborimit”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, në raport e organizatës thuhet se mediat kosovare ofrojnë informacion cilësor për një shumëllojshmëri temash dhe se mediat kryesore prodhojnë informacion bazuar në fakte.

Në raportin e IREX-it thuhet mes tjerash se kualiteti i informimit dhe konsumi dhe ndërveprimi me informacionin kanë pranuar pikët më të ulëta, duke theksuar se mediat dhe sektorët e informimit nuk kanë arritur që të plotësojnë në tërësi standardet ndërkombëtare për kualitetin e informimit.

Aty thuhet se mediat online janë rritur shpejt, duke nxitur shumëllojshmëri në kanalet e informimit. Kjo rrjedhje e informacioneve, megjithatë, nuk do të thotë që qytetarët e Kosovës kanë aftësinë dhe veglat e duhura të edukimit medial. Panelistët e përpilimit të raportit kanë theksuar se këto mangësi i lënë konsumatorët të ndjeshëm ndaj lajmeve të rreme. Megjithatë, panelistët gjithashtu shprehën besimin se keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft prezentë në media.

Pikët më të ulëta nga 20 indikatorët iu dhanë indikatorit Barometri i Informimit të Pastër (VIBE) në burimet për prodhimin e përmbajtjes, duke lënë të kuptohet se mediat prodhojnë një sasi të madhe të lajmeve pa burime të mjaftueshme. Ky trend është veçanërisht prezent në mediat online, që po rriten në numër dhe që prodhojnë lajme një-burimore.

Krijimi i mediave të reja dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes

Edhe Zekirja Shabani, njohës i mediave në Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjuha e urrejtjes dhe keqinformimi në Kosovë, çdo ditë e më shumë po rriten.

LEXO EDHE:  Kosovë/ Shpërthim në qendër të Mitrovicës

“Krijimi i mediave të reja përveç anës pozitive që ka me rritjen e pluralizmit medial, po ndikon edhe në rritjen e pakënaqësive ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes. Mediat online, kryesisht ato që nuk kanë as adresë, as gazetar e as redaktor, po shfrytëzohen nga grupet e caktuara të interesit si mjete propagande në çështje politike apo lëmi të tjera”, thekson Shabani.

Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, Ardita Zejnullahu, thotë për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha gjetjet e raportit të IREX-it, sa i takon Kosovës, qëndrojnë.

Klimë e rënduar e të bërit gazetari në Kosovë

Ajo thotë se për dallim nga mediat audio-vizuale, ku gjuha e urrejtjes është më pak e pranishme, në mediat online, ajo është shumë prezent.

“Në mediat online kjo dukuri është shumë prezent, pasi ato vet janë subjekt i vetrregullimit, po mendoj nuk ka ndonjë mjet sanksionues për keqinformim ose dezinformim ose për gjuhën e urrejtjes”, shprehet Zejnullahu.

Shabani thotë se Kosova ka ligje të mjaftueshme të cilat do të mund ta rregullonin mirë funksionimin e mediave në përgjithësi.

“Ka nevojë për zbatimin e rregullativës ekzistuese ligjore e cila pastaj do t’i mbronte jo vetëm gazetarët e mediat prej tendencave politike ose grupeve të interesit, por edhe palët e tjera që janë cak i mediave. Zbatimi i regullativave ligjore do t’i mbronte edhe qytetarët nga propaganda, shantazhi, e sulmet e tjera nga grupet e interesit përmes të ashtuquajturave media”, thekson ai.

Mediat e pakonsoliduar rrisin agresivitetin

Nga ana tjetër, profesori universitar dhe sociologu, Fadil Maloku, konsideron se gjuha e urrejtjes në mediat e Kosovës pa përjashtim është e tepruar. Ai mendon se ajo që është duke ndodhur ka qëllimin e përfitimeve të audiencës dhe klikimeve, gjë që sipas tij, ndikon keq në opinionin e gjerë.

“Mediat e pakonsoliduar e rrisin dozën e agresivitet me qëllim që të tregojnë se janë diku. Por, ideja dhe qëllimi është protagonizmi. Janë parë këto debate agresive, pa shije, pa kompetencë, por ky është produkt i një lloj mercenarizmi mediatik, i cili është duke u angazhuar. Tash së voni, në zgjedhjet e përgjithshme, për herë të parë në tregun medial në Kosovë kanë hyrë analistët me pagesë për të agjituar, për të mbrojtur ide dhe koncepte nga më të ndryshmet”, thotë profesori Maloku.

Me qëllim të promovimit të një shoqërie tolerante, respektimit të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si dhe të lirisë së shprehjes dhe për parandalimin e gjuhës së shpifjes dhe fyerjes, Kosova ka të miratuar Ligjin kundër shpifjes dhe fyerjes.

Barometri i Informacionit Aktiv nga IREX-i është një studim vjetor që shqyrton mënyrën se si prodhohet, përhapet, konsumohet dhe përdoret informacioni. Organizata jofitimprurëse IREX, me financim të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është e specializuar për çështje të arsimimin dhe zhvillimin global./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Mbetet shqetësuese situata në Kosovë/ Humbin jetën 11 persona

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 11 viktima me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 259 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 6.630 mostrave.

Këto shifra nënkuptojnë se 3.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas autoriteteve 850 persona janë shëruar derisa mbi 11 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit.



Prej tyre 2.889 persona kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Kosovë/ Shpërthim në qendër të Mitrovicës

LEXO EDHE:  Ben Blushi shpjegon histerinë e Edi Ramës kundër mediave

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 675 sa kanë qenë një ditë më parë.

Prej tyre, 48 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 479 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 425.551 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 722.252 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 18 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 23 për qind e popullsisë së përgjithshme./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti uron Ramën dhe e fton në Kosovë: Të gatshëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Edi Rama për krijimin e qeverisë së re.

Kurti tregohet i gatshëm për të bashkëpunuar për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.

Ai shkruan se ky mandat i tretë i Ramës, është mundësi e tretë për të realizuar projekte që priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit.

“Ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe e shkëmbimit tregtar dhe integrimi i tregut duke hequr barrierat mes shqiptarëve në radhë të parë paraqesin mundësi të shkëlqyer, për realizimin e të cilave qeveria ime dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë”, shkruan Kurti.



Po ashtu ai ofron mbështetje në përballimin e pandemisë së COVID-19, ku thotë se tani duhet llogaritur dhe mbështetja e Qeverisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

LEXO EDHE:  Panik në Kosovë/ Humb jetën në qendrën e votimit një 68-vjeçar

“Mandati juaj i tretë vjen në një kohë me plot sfida. Përballja me COVID-19, rimëkëmbja e ngritja ekonomike dhe zhvillimi e konsolidimi i institucioneve demokratike janë vetëm disa nga sfidat të cilat kërkojnë angazhimin tuaj maksimal. Sfida këto në të cilat, Republika e Shqipërisë mund të llogarisë në mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thotë Kurti.

Kurti fton Ramën që të vizitojë Kosovën, për të zhvilluar më pas një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive.

“Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë”, thuhet në letrën dërguar Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra shqetësuese në Kosovë/ 19 persona humbin jetën, ja sa raste të reja u regjistruan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit, në Kosovë, 19 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.

Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



LEXO EDHE:  Pendohen terroristët/ Rrëfehen për “sulmin ndaj Izraelit”

LEXO EDHE:  Fundjava në Shqipëri/ Mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës “dynden” në vendin tonë

Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333.

Në total numri i rasteve aktive është 12.464.”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE