Connect with Us

Klubi italian hedh sytë nga Kumbulla, mbrojtësi mund të luajë në Champions

Seria A

Klubi italian hedh sytë nga Kumbulla, mbrojtësi mund të luajë në Champions

Publikuar

-

Marash Kumbulla bëri një hap të rëndësishëm një vit më parë, teksa pas një sezoni shumë të mirë me Hellas Verona, kaloi te Roma.

Megjithatë te verdhekuqtë nuk shkoi gjithçka shumë mirë, kjo për shkak të dëmtimeve dhe infektimit me Covid-19, që shoqëruan lojtarit në sezonin e fundit.

Me ardhjen e Mourinho te Roma, Kumbulla nuk e ka të sigurt vendin në skuadër, për shkak se mbrojtja tani do të jetë me 4 dhe për dy vendet e qendrës luftojnë 4 lojtarë.

Nga kjo kërkon të përfitojë Atalanta, që ka piketuar shqiptarin si një zëvendësues të Cristian Romero. Ky i fundit është shumë afër kalimit te Tottenham dhe trajneri Gasperini, i ka sugjeruar drejtuesve mbrojtësin shqiptar, i cili shihet si një investim për të tashmen dhe për të ardhmen.

Kundrejt një oferte të kënaqshme, Roma mund të lëkundej dhe mund t’i hapte rrugën një largimi të Kumbullës, i cili te Atalanta do gjente një tjetër mbrojtës të Kombëtares, Berat Gjimshitin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Rey Manaj dhe Morata fotografohen bashkë pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Alvaro Morata duket se është i lidhur ngushtë me shqiptarët. Sulmuesi spanjoll nuk e ka fshehur asnjëherë raportin tejet miqësor që ndan me Vrionin, të cilit i ka dedikuar edhe gola me fanellën e Juventusit. Por lojtari i huazuar në Austri nuk është i vetmi shqiptar që ka një miqësi me Moratan.

Futbollisti i Juventusit ka treguar marrëdhënien shoqërore që ndan me Rei Manajn. Të dy lojtarët ishin kundërshtarë në fushën e lojës ditën e sotme, teksa bardhezinjtë luanin kundër Specias. Megjithatë pas 90 minutave “rivaliteti” i ka lënë vendin miqësisë.



Të dy sulmuesit kanë bërë një fotografi së bashku, të cilën Alvaro Morata nuk ka ngurruar ta shpërndajë në rrjetet sociale. Në një “story” të postuar në “Instagram”-in e tij, spanjolli ndan foton me Manajn, të cilin e quan vëlla.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani rikthehet te fitorja, mposht Venezian dhe arrin Interin

Publikuar

-

Nga

Milani vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive në Serinë A. Kuqezinjtë mposhtën pastër 2-0 Venecian në San Siro duke mos e provuar ende shijen e humbjes në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Milani u pa dominante që në start të pjesës së dytë. Brahim Diaz kaloi kuqezinjtë në avantazh pas një superaksioni nga krahu i majtë i Teo Hernandez.



Ky i fundit u bë sërish protagonist në minutën e 82-të duke vulosur shifrat në 2-0 . Një fitore e pastër për Milanin që e shikon vetën në vendin e parë të Serisë A së bashku me Interin në kuotën e 13 pikëve.

FT| MILAN-VENECIA 2-0

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Vjen triumfi i parë në Serie A, Juventus fiton me vuajtje ndaj Spezias

Publikuar

-

Nga

Juventusi gjeti sot më në fund fitoren e parë në Serie A. Skuadra e Max Allegrit triumfoi ndaj Spezias në transfertë me shifrat 2-3 pas një ndeshje shumë të komplikuar për ta dhe plot spektakël.

Moise Kean shënoi për bardhezinjtë në minutën e 28-të, por Spezia u rikthye shpejt në lojë dhe përmbysi me Gyasi në minutën e 33-të dhe Antiste në të 49-ën.

Bardhezinjtë nuk u tronditën nga dy golat e pësuar, por reaguan shpejt dhe shënuan edhe dy gola të tjerë, duke përmbysur dhe rikthyer avantazhin.



Chiesa shënoi në minutën e 66 dhe De Ligt në të 72-ën. Me këtë fitore Juve merr tre pikët e para dhe grumbullon 5 të tilla, duke u renditur në vendin e 12-të. ndeshja tjetër mes Salernitanës dhe Spezias u mbyll 2-2.

 

LEXO TE PLOTE