Connect with Us

Ju tregoj nga se vuan Ilir Meta/ Studenti i Mjekësisë shpjegon diagnozën

Aktualitet

Ju tregoj nga se vuan Ilir Meta/ Studenti i Mjekësisë shpjegon diagnozën

Publikuar

-

Nga Matteo Neçori, student i Fakultetit të Mjekësisë.

Shfaqjet publike të Presidentit Iliri Meta, aliaj Metaj, prej shumë kohësh karakterizohen nga shpërthime të çuditshme e jo të pa vëna re jo vetëm nga specialistët, por edhe nga qytetarët e shumtë, shoqëruar me shprehjet: “nuk është në rregull”, “ka ikur nga trutë”, “ka rrjedhur” e plot të tilla.

Janë çrregullime që në mjekësi njihen me emrin bipolaritet.

Jo vetëm një specialist i fushës, por çdo mjek me sado pak njohuri në profesionin e vet, madje edhe Petrit Vasili që nuk ka punuar ndonjë ditë mjek gjithë jetën e vet e nuk di as të përdorë stetoskopin e as aparatin e matjes së tensionit, nese i analizon shfaqjet në publik të Ilir Metës, nuk do ta ketë të vështirë të arrijë në konkluzionin se jemi para simptomave të theksuara të bipolaritetit në shkallë të rëndë.

Por çfarë është bipolariteti që ta kuptojnë edhe lexuesit?

Bipolariteti është njëra nga shfaqjet e çrregullimeve të personalitetit apo thënë ndryshe çrregullimeve mendore.

Le të bëjmë një sqarim, sepse nuk është e thënë aspak, që të kesh një çrregullim personaliteti apo mendor, domethënë se je i çmendur.

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për çrregullimin që kanë, dhe mendojnë se asgjë nuk shkon keq me përceptimin e tyre për botën që i rrethon.

Por duke marrë parasysh presionin psikologjik të jetës social-ekonomike me të cilin njerëzit ndeshen përditë edhe në vendin tonë, atëherë dhe numri i këtyre çrregullimeve vjen gjithmonë e duke u përhapur.

Çrregullimi i bipolaritetit, është një çrregullim i personaliteti i cili shfaqet në luhatjet ekstreme të humorit.

Jeta e një personi bipolar, alternon midis humorit të lartë të lumturisë, dhe rënies në depresion të thellë.

Periudha midis këtyre dy ekstremeve, është dhe periudha e gjendjes normale emocionale, por që për një bipolar, nuk zgjat edhe aq shumë.

Ky çrregullim ka dy kritere baze, që janë Mania dhe Depresioni.

Mania

Për të shpjeguar fazën e manisë, po citoj fjalët që përdor për ta përshkruar atë, një individ i cili është diagnostikuar me çrregullimin e bipolaritetit.

“Ndihesha sikur mund të bëja gjithçka që mendoja. Sikur aftësitë e mia janë përtej normales dhe unë mund të arrij çdo gjë që dua, unë jam shumë i fortë dhe i sigurt në vetvete se mund t’ja dalë mbanë dhe asgjë nuk mund të më mposhtë.

Më pas, krejt papritur ndjej sikur po mbytem në depresion. Nuk më zë gjumi dhe ndjehem sikur jeta ime nuk ia vlen.

Nuk e kuptoj se përse po ndihem kështu kur deri dje isha shumë mirë, por tani nuk dua më të bëj asgjë”.

Mania është një ndjenjë ekstreme e mirëqenies, energjisë dhe optimizmit – ndiheni në krye të botës.

Këto ndjenja, megjithatë, mund të jenë aq intensive sa të mund të humbni kontaktin me realitetin. Ju mund të gjeni veten duke besuar gjëra të çuditshme, duke bërë gjykime të këqija dhe të silleni në mënyra të turpshme, të dëmshme dhe ndonjëherë edhe të rrezikshme.

Në një episod të manisë, mund të ndjeheni:

1- Shumë i lumtur dhe i emocionuar.

2- Mund të irritoheni me njerëz të tjerë që nuk ndajnë pikëpamjen tuaj optimiste.

3-Plot energji.

LEXO EDHE:  Ka vuajtur gjithë jetën nga depresioni

4-Nuk ju vjen të flini gjumë.

5- Ndjehemi plot me ide të reja dhe emocionuese.

6 – Ndiheni më të rëndësishëm se zakonisht dhe nuk përfillni askënd tjetër.

7- Bërtisni pa shkak dhe vend e pavend deri edhe në ulërima pa pyetur për vendin se ku ndodheni dhe njerëzit që ju rrethojnë.

Njerëzit e tjerë gjatë këtij episodi mund t’ju vënë re se:

1- Ju jeni duke kërcyer shumë shpejt nga një ide në tjetrën, pra jeni i paqendrueshëm.

2-Bërja e planeve  grandioze dhe jorealiste.

3-Jeni shumë aktiv dhe lëvizni shumë shpejt.

4-Silleni në një mënyrë të çuditshme.

5-Duke folur shumë shpejt  mund të jetë e vështirë për njerëzit e tjerë të kuptojnë se për çfarë po flisni, nuk ju lini rradhë të tjerëve të flasin.

6-Marrja e vendimeve të çuditshme për nxitjen e momentit, ndonjëherë me pasoja shkatërrimtare.

Kur dikush po kalon një episod manie, shpesh ai nuk e kupton që po e kalon atë, por janë njerëzit që e rrethojnë që mund të vënë në dukje sjelljen e tyre të çuditshme.

Depresioni

Ndjenja e trishtimit është diçka që të gjithë e përjetojmë herë pas here. Është një reagim i natyrshëm ndaj humbjeve dhe ngjarjeve të dhimbshme. Me kalimin e kohës, këto ndjenja zhduken. Por për dikë me çrregullim bipolar, një episod depresiv mund të jetë shumë më i rëndë.

Depresioni vazhdon më gjatë dhe e bën të vështirë zgjidhjen e detyrave të përditshme dhe problemeve të jetesës. Një person që përjeton episode depresive ka të ngjarë të ketë simptoma mendore dhe fizike të listuara si më poshtë.

1- Shfaqni  ndjenja konstante të pakënaqësisë dhe të dyshimit e mosbesimit për të gjithë.

2-Keni humbje të interesit për gjërat e ndryshme.

3-Ndjeheni të paaftë për të shijuar situatat apo momentet.

4-Keni vështirësi në marrjen e vendimeve.

5-Ndjeheni tejet të lodhur.

6-Ndjeheni të shqetësuar dhe në ankth dhe pushtoheni nga paranoja e të gjithë ju duken se jua kanë me hile.

7- Ndjeheni më të  irrituar se zakonisht.

Simptomat fizike:

1-Humbja e oreksit dhe peshës.

2- Vështirësi në te fjetur.

3-Zgjimi më herët se zakonisht.

4-Kapsllëk.

5-Humbja e interesit për seks.

Një njeri me çrregullimin bipolar të personalitetit, mund t’i përjetojë në mënyrë konstante të tërë simptomat e listuara më lartë, dhe të manisë dhe ato depresive, në një hapësirë kohore mjaft të shkurtër, kjo i bën ata konfuzë, dhe aspak të qëdrueshëm.

Ndihma mjekësore siç janë medikamentet mund të ndihmojë shumë në menaxhimin e këtyre luhatjeve ekstreme të humorit, nga një skaj në tjetrin.

Marrja e ndihmës sa më shpejt të jetë e mundur është e rëndësishme për kurimin e bipolaritetit.

Tani, duke iu rikthyer e duke i parë me syrin e dikuj që e di se çfarë është bipolariteti, merrini rastet e shfaqjes publike të presidentit dhe analizojini një e nga një e do ta keni shumë të lehtë ta gjeni atë si shembullin më klasit të një bipolari.

I qeshur, i dashur, i lumtur, i vetëndjerë deri në ekstazë si zoti i botës, e krejt papritur konfuz, i papërmbajtur, i pirë, ulëritës, fytyrë shpërfytyruar, i pavëmendshëm dhe imponues ndaj bashkëbiseduesve ( kujtoni intervistat e tij ne tv etj),dhe do ta kuptoni se presidenti ynë ka nevojë për trajtim të specializuar të mjekëve specialistë të fushës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rritja e COVID-19 në SHBA: Vera e shpresës përfundon në një pamje të zymtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vera që supozohej të sillte pavarësinë e Amerikës nga COVID-19, po bën në fakt që Shtetet e Bashkuara të vihen fuqishëm nën tiraninë e virusit, pasi vdekjet ditore kanë arritur përsëri në caqet ku ishin në muajin mars.

Varianti delta po mbush spitalet, duke prekur një numër alarmant fëmijësh dhe duke i çuar vdekjet nga koronavirusi në disa zona në nivelet më të larta gjatë gjithë pandemisë. Sistemet arsimore që rihapën ambjentet shkollore po kthehen papritur në mësimin në distancë për shkak të infektimeve. Mosmarrëveshjet ligjore, kërcënimet dhe dhuna kanë shpërthyer lidhur me kërkesat për mbajtjen e maskës dhe për të bërë vaksinat.

Numri i të vdekurve në SHBA llogaritet në më shumë se 650,000 dhe një model kompjuterik parashikon se kjo shifër do të kalojë 750,000 viktima deri më 1 dhjetor.

“Dukej sikur kishim arritur një kthesë pozitive,” thotë Katie Button, shefe ekzekutive në dy restorante në Asheville të Karolinës së Veriut. “Varianti delta e fshiu atë plotësisht”.

Nuk parashikohej të ndodhte kështu. Më shumë se gjashtë muaj pas fillimit të fushatës së vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden mbajti një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë më 4 korrik për të festuar lirinë e vendit nga virusi dhe udhëheqës të tjerë politikë kishin shpresa të mëdha për një verë pranë normales.

Por në fund të verës është një situatë ndryshe.

Varianti delta, shumë ngjitës, u kombinua me rezistencën e fortë ndaj vaksinimeve që u shfaqën paralel me ndasitë politike dhe gjeografike, tha Dr. Sten Vermund, me universitetin Yale.

“Virusi u përhap më lehtë në mesin e të pavaksinuarve dhe në këtë mënyrë zbehu përfitimet e pritshme të vaksinave”, tha zoti Vermund.

LEXO EDHE:  Ka vuajtur gjithë jetën nga depresioni

LEXO EDHE:  Zbulimi shokues/ Meshkuj ruhuni nga sheqeri!



Kriza u përshkallëzua me shpejtësi nga qershori deri në gusht. Rreth 400,000 infeksione me koronavirus u regjistruan për të gjithë qershorin. U deshën vetëm tre ditë javën e kaluar për të arritur të njëjtin numër.

SHBA regjistroi 26,800 vdekje dhe më shumë se 4.2 milionë infeksione në gusht. Numri i rasteve pozitive mujore ishte totali i katërt më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Varianti delta i vitit 2021 po vret amerikanët e rinj me një shkallë shumë më të lartë se valët e mëparshme të pandemisë.

Shtetet e Bashkuara tani regjistrojnë mesatarisht mbi 150,000 raste të reja në ditë, nivele që nuk janë parë që nga janari. Vdekjet arrijnë afër 1,500 në ditë, më shumë se një e treta që nga fundi i gushtit.

Edhe para se varianti delta të bëhej dominues, ekspertët thanë se kishte tregues që grumbullime në numër më të madhë dhe masat e zbutura të distancimit fizik po rrisnin ritmin e infektimeve.

“Ne ishim të izoluar për më shumë se një vit dhe të gjithë donin të dilnin jashtë”, tha Dr David Dowdy, epidemiolog në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins. “Përballë këtij lloj ndryshimi të fortë në sjellje, as vaksinimi i pothuajse dy të tretave të popullsisë të rritur nuk ishte i mjaftueshëm”.

Vaksinat kundër COVID-19 vazhdojnë të jenë shumë efektive kundër shtrimit në spital dhe vdekjeve, por dhjetëra miliona amerikanë ende nuk janë vaksinuar. Gati 40% e amerikanëve 12 vjeç e lart nuk janë plotësisht të mbrojtur./voa

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Cako përplaset me Piperon/ “Je shërbëtor i Ramës”

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Konspiracionisti Alfred Cako është përplasur me doktorin infeksionit Pëllumb Pipero, pasi nuk ka qenë pro vaksinimit me detyrim.

Teksa u shpreh kundër përdorimit të vaksinës anti-COVID në Opinion, Cako e ka cilësuar Piperon një shërbëtor të vogël, duke thënë se urdhërohet nga kryeministri Edi Rama.



“Jam kundër vaksinës me detyrim, jama kundër diktaturës globale dhe diktaturës që kërkon të ndërhyjë në trupat e njeriut. Doktori është një shërbëtor i vogël nuk ia vlen të merrem, padroni i tij është Rama”, shprehet Cako./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zbardhen detajet e vrasjes së dyfishtë në Kosovë/ Si u ekzekutuan në lokal dy politikanët

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin që tronditi mbrëmjen e sotme Pejën.

Të vrarë mbetën kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe kane hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit, duke mbetur të vrarë.



I plagosur nga të shtënat e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.

Lidhur me rastin ka folur dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

LEXO EDHE:  A ndihmon seksi në uljen e ankthit dhe depresionit?/ Ja çfarë thonë ekspertët

“Rreth orës 20:20 minuta policia është informuar se në afërsi të shkollës Ekonomike në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se nga këto të shtëna tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe gjithnjë sipas ekipit mjekësor, kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave. Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të policisë së Kosovës gjithashtu edhe Prokuroria e shtetit”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE