Connect with Us

E rëndë/ E reja shqiptare vritet në sy të dy fëmijëve të mitur

Bota

E rëndë/ E reja shqiptare vritet në sy të dy fëmijëve të mitur

Publikuar

-

Një ngajrje e rëndë është regjistruar në SHBA, ku e reja shqiptare 27 vjeçare, është gjetur e vrarë në makinën e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se në makinën ku e reja u gjet e pajetë ishin dhe dy fëmijët e saj të mitur të cilët ishin të tmerruar nga ngjarja.

Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil thotë se rreth orës 5:30 pasdite të Shtunën është marrë një telefonatë në 911, për raportet e një personi të qëlluar në bllokun 100 të Rrugës 60 në Jug.

Kur oficerët mbërritën, Bentil tha se gjetën 27-vjeçaren Joana Peca të vdekur brenda një makine nga një plagë e dukshme me armë zjarri. Dy fëmijët e vegjël të Pecës ishin gjithashtu në makinë, të padëmtuar, por të tmerruar, sipas policisë.

LEXO EDHE:  Këto shenja tregojnë se je rritur një nënë abuzive

“Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” tha Bentil.

Policia tani po i kërkon komunitetit çdo informacion në lidhje me incidentin.

“Sa herë që kemi fëmijë, jeta e të cilëve është prekur nga dhuna në këtë mënyrë, ne i kërkojmë komunitetit që të lutemi të dalë përpara,” tha ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Donald Trump hedh në gjyq “New York Times”, kërkon 100 mln $ dëmshpërblim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump ka ngritur një çështje civile ndaj mbesës së tij dhe gazetës “New York Times” për një artikull të botuar në viti 2018 që fliste për shmangie të taksave.

Çështja e ngritur në New York akuzon Mary Trump dhe gazetarët se janë përfshirë në një komplot të fshehtë për të siguruar dokumente konfidenciale.

Donald Trump në akuzën e ngritur ndaj gazetarëve Susanne Craig, David Barstow dhe Russell Buettner, pretendon se shkrimi është një “hakmarrje personale” e mbesës.

Si kompensim, ish-presidenti i SHBA ka kërkuar 100 milionë dollarë.



Mary Trump e cila ka zbuluar se ka qenë ajo burimi i historisë së publikuar në gazetën e njohur amerikane, thotë se ky është një veprim i dëshpëruar i ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Këto shenja tregojnë se je rritur një nënë abuzive

LEXO EDHE:  Më në fund!/ Modelja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

Sipas pretendimeve të saj, që i ka botuar dhe një libër, thuhet se Donald Trump është përfshirë në një skemë evazioni në vitet 1990 si dhe mashtrime që sollën rritjen e pasurisë që ai trashëgoi nga prindërit.

Një zëdhënës i gazetës “New York Times” duke iu përgjigjur akuzës thotë se shkrimi për taksat e Trump ishte çështje e interesit publik dhe me hapjen e gjyqit po kërkohet t’u mbyllet goja./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Ja persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 160 qytetarë të infektuar. Ndërkohë 5 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19.



Lajmi i mirë është se janë shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa ky numër që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 149.820.

LEXO EDHE:  Më në fund!/ Modelja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

LEXO EDHE:  Ja pse kur jeni i rritur koha kalon më shpejt

Sa i përket numrit të rasteve aktive ai është 6.751./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vazhdon bllokada në veriun e Kosovës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje Serbisë që si Kosova edhe Serbia t’i heqin tabelat e përkohshme të automjeteve e qytetarët të lëvizin lirshëm. Serbia pret përgjigje nga BE lidhur me marrëveshjet me Prishtinën.

Është dita e tretë që serbët e veriut të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak, në shenjë proteste pas vendosjes së masave të reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Bllokada me vetura dhe kamion me zhavorr në rrugë tashmë është e gjatë mbi dy kilometra, por nuk njoftohet për incidente.

Forca të shtuara të njësive speciale të policisë së Kosovës gjenden përballë barrikaduesve dhe akoma nuk ka ndonjë aksion për të zhbllokuar rrugët. Të hënën Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkoi tërheqjen e trupave të policisë së Kosovës nga veriu, por më pas u shpreh “të ulemi të bisedojmë”. Ai po ashtu ka kërkuar një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian, nëse marrëveshjet e Brukselit janë në fuqi apo jo. “Për këtë do të presë muajin e ardhshëm e nëse s’merr përgjigje është shenjë se marrëveshjet s’ekzistojnë”, tha Vuçiç.

Kurti: “Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha të mërkurën pas një mbledhje të qeverisë se “si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve si pjesë e zgjidhjes së situatës së krijuar ditëve të fundit në veriun e Kosovës”. “Oferta jonë publike besoj që është tejet praktike përveçse gjeneroze e kjo është le t’i heqin tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova dhe në këtë mënyrë qytetarët le të qarkullojnë sa më shumë e me sa më pak vonesa”, tha Kurti, duke shtuar se “Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet dhe bisedimet dhe natyrisht që si gjithmonë jemi të gatshëm, të hapur e të interesuar sepse është interesi i qytetarëve për një gjë të tillë”.

Informohet QUINT-i



Kryeministri i Kosovës, të martën priti në një takim ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, dhe i njoftoi ata për vendimin për reciprocitet për targa të Serbisë dhe për zhvillimet në veri të Kosovës. Sipas tij, “vendimi për reciprocitet nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase”. “Njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare. Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpijnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cënuar ata”, u tha Kurti ambasadorëve të QUINT-it duke shtuar se “liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet”.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, theksoi Kurti. Kryeministri i Kosovës njoftoi se ka zhvilluar edhe një bisede telefonike me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, por nuk dha detaje.

LEXO EDHE:  Mbajini larg lodrat e fëmijëve

LEXO EDHE:  Rrëfehet babai i gjyqtares së arrestuar/ Prokurori e mashtroi dhe e la shtatzënë, vajza nuk e njeh të atin

Reagime nga BE

Ka disa reagime nga BE pas tensionimit të situatës në veriun e Kosovës. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi lidhur me gjendjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, shkroi se është e rëndësishme të ushtrohet përmbajtje dhe të zvogëlohen tensionet, të kthehet dialogu dhe të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë. “Veprimet e njëanshme kurrë nuk janë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, shkroi Varhelyi në Twitter. Reagime ka pasur edhe nga i ngarkuari i Borrell për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili është i shqetësuar për zhvillimet në veri dhe bëri thirrje për një ulje të menjëhershme të tensioneve. “Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rivendoset një mjedis paqësor dhe të lejohet liria e lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për të lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”, shkroi Lajçak në Twitter.

Autoritetet e Beogradit, thonë se Kosova, me vendosjen e reciprocitetit në targa të veturave të Serbisë, ka shkelur dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën dy vendet e kanë arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. E Prishtina zyrtare thotë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Deri më tani, qytetarët e Kosovës me targa të Republikës së Kosovës, kur kanë hyrë në Serbi, janë detyruar të marrin tabela të përkohshme dhe kanë paguar pesë euro për targa që janë të vlefshme për 60 ditë. Tash edhe Prishtina zyrtare po e aplikon të njëjtën praktikë për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë. /DW

LEXO TE PLOTE