LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ballkani i Hapur”/ Kurti: Strategji e Vuçiç për hapje ndaj Rusisë e Kinës

1 Gusht 2021, 15:20, Kosova & Bota CNA
“Ballkani i Hapur”/ Kurti: Strategji e Vuçiç për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar iniciativën për të ashtuquajturin mini-Shengen, i cili të enjten mori emër të ri duke u quajtur ?Ballkani i Hapur?.

Në një prononcim për mediat, Kurti e ka cilësuar këtë si një tendencë të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për hapje të Ballkanit ndaj Rusisë dhe Kinës.

Pasi u pyet nga gazetarët për takimin e liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë të enjten në Shkup, Kurti shtroi pyetjen se për çfarë do të jetë i hapur Ballkani.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kreu i Ekzekutivit tha se për sa kohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç refuzon të ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, duket tendenca e tij që Ballkani të jetë i hapur për fuqitë nga Lindja, sidomos për Federatën Ruse, por edhe për Kinën.

Këto komente Kurti i bëri pas vizitës në ekspozitën e librave të vjetër dhe shtypit të kohës gjatë demonstratave të vitit ?81, në veçanti atyre që i referohen figurës së Ukshin Hotit.

Kurti, mori pjesë në bashkëbisedimin me poetin e mirënjohur Xhevdet Bajraj në Teatrin Kombëtar, me ç?rast edhe u promovuan librat e tij: ?Ca kokrra rrushi nga Rahoveci?, ?Kur qajnë hardhitë?, ?Me zemër në qese najloni? dhe ?Vrasja e Mushkonjës?.

Lajmet e fundit nga