LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera korruptive me inceneratorin e Fierit/ Si i gënjeu Rama qytetarët një vit më parë

1 Gusht 2021, 09:38, Politikë CNA
Afera korruptive me inceneratorin e Fierit/ Si i gënjeu Rama qytetarët

Katër kilometra nga qendra e qytetit të Fierit, në vendin e quajtur ?Mbrostar?, gjendet fusha e mbetjeve. Hapësira prej 5 hektarësh,  i vetmi vend depozitimi për mbetjet e nëntë njësive administrative të bashkisë Fier, është gjendur nën flakë.

Për disa ditë radhazi qyteti i Fierit është mbuluar nga tymi toksit, si pasojë e djegies së mbeturinave urbane.

Edhe një ditë më parë në media është raportuar, se qyteti është ende i nxirë edhe pse vatrat e zjarrit ishin të fikuara.

Ndonëse flakën janë shuar, tymi vijon të çlirohet, duke ua pamundësuar jetën banorëve të të Fierit dhe zonave përreth.

Vetëm pasi banorët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë dhe qyteti u nxi nga bloza, institucionet u kujtuan që të dërgonin eksavatorë dhe kamione të tonazheve të rënda që të punonin për shuarjen e zjarrit dhe më pas për të mbajtur nën kontroll vatrat  që të mos çlirojnë tym.

Në fakt qyteti i Fierit, duhet të kishte inceneratorin, i cili duhej të ishte vënë në funksionim, ashtu siç deklaronte kryeministri Edi Rama, para thuajse një viti.

Në Tetor të vitit 2020, Rama, në emisionin ?Opinion?, tha se sa i përket inceneratorit të Fierit, nuk ka mbaruar investimi.

?Nuk ka mbaruar investimi, por në dhjetor do të vini të shikoni që do fillojë puna. Fieri përfundon në dhjetor, në Fier ka pasur një vit e gjysmë vonesë për shkak të palës tonë sepse ishin protestat, ishin votimet. Po ashtu edhe Elbasani, ka prodhuar energji që prej vitit 2017. E përdor për nevojat e veta energjinë, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autriteti rregullator nuk i jep çmimin dhe energjia e përfituar është në sahat. Unë nuk gënjej, them vetëm të vërteta. Hajdut dy metra dhe gënjeshtar dy metra nuk ka, ta harrosh!?, deklaroi Rama asokohe. (Shiko videon ketu).

Por fundi i 2020-ës erdhi dhe iku, dhe inceneratori nuk është vënë në funksionim, ndonëse janë dhënë  rreth 28 milion euro për të dhe mbeturinat u dogjën, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ndërkohë që Fieri ka nxirë përgjatë gjithë këtyre ditëve, kryeministri Edi Rama ka heshtur.

Qytetarët i kanë kërkuar llogari në rrjetin e tij social, teksa poston sukseset e tij.

Shiko Fierin? Për atë tymin e Fierit ke gjë për të thënë, se është një turp aq I mash.. është një vend që s?ka për tu bërë kurrë, digjen plehrat në mes të ditës dhe nuk guxon njeri të dalë dhe të thotë dy fjalë, turp?

Po digjen plehrat , po digjet vendi, keni krhyer vendin në ferrin e vërtetë?.?, i shkruajnë disa qytetarë.

Përceç Ramës, për këtë skandal ka heshtur edhe drejtësia./CNA.al

Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri ?pushtohet? nga shtëllunga tymi  

Skandali me mbetjet në Fier/ Gati landfilli, po inceneratori ku është?

Situatë alarmante në Fier/ Tym dhe blozë në çdo shtëpi

Lajmet e fundit nga