Connect with Us

Afera korruptive me inceneratorët/ Braçe “fundos” qeverinë, detajet që ngrenë dyshime

Politikë

Afera korruptive me inceneratorët/ Braçe “fundos” qeverinë, detajet që ngrenë dyshime

Publikuar

-

Për pesë ditë me radhë, qyteti i Fierit u mbulua nga tymi, për shkak të zjarrit në fushën e mbetjeve.

Fusha e mbetjeve ndodhet vetëm katër kilometra nga qendra e qytetit të Fierit, në vendin e quajtur “Mbrostar”.

Hapësira prej 5 hektarësh, i vetmi vend depozitimi për mbetjet e nëntë njësive administrative të bashkisë Fier, është gjendur nën flakë, duke shkaktuar një krim mjedisor dhe ndotje në këtë qytet.

Pra, një qark për të cilin qeveria shqiptare ka dhënë një koncesion prej 28 milion eurosh, për një incenerator që pretendohet se do të duhej të hynte në punë që prej muajit dhjetor dhe të zgjidhte një herë e mirë problematikën e mbetjeve, për pesë ditë me radhë u mbulua nga tymi.

Por, sot, pas pesë ditësh torturë për qytetarët e Fierit, mesa duket situate është zgjidhur. Të paktën kështu deklaron vetë zv.kryeministri Erion Braçe.

Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale, shkruan se u deshën vetëm 5 ditë që të merrte fund “ferri 70-vjeçar i plehrave në derë të Fierit”.

Braçe shkruan se qeverisë iu deshën vetëm pesë ditë që të bëhej kapsulimi i mbetjeve dhe mbulimi i tyre me dhe, ndërsa shton se “Besoj se tani hapet një faqe e re për trajtimin e mbetjeve urbane në të gjithe qarkun e Fierit me landfillin dhe inceneratorin që janë gati e duhet të nisin punë!”

Në fakt kjo nuk ka ndodhur vetëm në Fier dhe kjo është një histori e përsëritur.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Elbasan.

Për Elbasanin qeveria shqiptare ka firmosur një kontratë koncesionare prej 22 milionë euro, për ndërtimin e një inceneratori.(Lexo ketu)

Pra, i njëjti proces ka ndodhur edhe në Elbasan. Është bërë kapsulimi i mbetjeve, dhe më pas mbulimi i tyre me dhe. Plus edhe një incinerator, me një teknologji të dyshimtë, që taksave të shqiptarëve iu ka kushtuar jo pak, por 22 milionë euro.

Në Elbasan është bërë kapsulimi i mbetjeve, është hedhur dhe dhe janë mbjellur ca pemë. Dhe për këtë del kryeministri Edi Rama në media dhe mburret si “hero” që e zgjidhi atë problematikë. Edhe pse “dardha e bishtin prapa”, dhe akuzat janë të forta në lidhje me koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Dështimet e qeverisë/ Zbulohen truket e Ramës për të fshehur skandalet  

Në fakt edhe në Fier, duhet të ndodhte i njëjti proces. Duhej të bëhej kapsulimi i mbetjeve, mbulimi i tyre me dhe. Të hidhej pak farë bari dhe të mbilleshin ca pemë.

Por, përtej faktit që patëm një katastrofë mjedisore, të gjithë e pamë publikisht dhe e mësuam se shteti me forcat e veta mund ta kapsulojë një landfill brenda pesë ditësh.

Pra, nuk ka nevojë për fatura qindra mijëra euro, për kapsulime.

Në Elbasan vetëm kaq është bërë, është mbuluar me dhe fusha e mbetjeve dhe janë mbjellë ca pemë dhe është bërë gjelbërimi, të cilin kryeministri Edi Rama e reklamoi si një fitore e madhe.

Por, pse nuk u bë e njëjta gjë edhe në Fier?

Vetë zv.kryeministri Erion Braçe, e pranon se mbetjet 70-vjecare u zhdukën për 5 ditë.

Ku është ndryshimi mes Fierit dhe Elbasanit?

Pse duhen dhënë miliona euro për kapsulime, kur qeveria e tregoi se është e zonja, ti bëjë vetë?

Këtë e tregoi Fieri, gjë që duket të jetë një tjetër provë për aferën e koncesionit të inceneratorëve.

Janë paguar miliona euro për koncesionet e inceneratorëve, por ama Fieri tregoi se qeveria shqiptare është e zonja që mbetjet 70-vjeçare, ti “zhdukë” për pesë ditë. Dhe këtë nuk e themi ne, por e thotë vetë numri dy i qeverisë.

Zv.kryeministri Erion Braçe e thotë vetë që situata e plehrave të 70 viteve u zgjidh për vetëm pesë ditë.

Edhe në Elbasan dhe në Tiranë, qytetarët do të pranonin më mirë pesë ditë tym sesa të paguajnë miliona euro, për kompani private, disa nëpër off shore, disa me akuza për korrupsion e deri te lidhjet e forta me qeverinë dhe mediat./CNA.al

Afera korruptive me inceneratorin e Fierit/ Si i gënjeu Rama qytetarët një vit më parë

Skandali me mbetjet në Fier/ Gati landfilli, po inceneratori ku është?

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha jashtë grupi parlamentar të PD/ Ambasada e SHBA: Presim bashkëpunimin me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ambasada Amerikane ka reaguar pas vendimit të kreut të PD  Lulzim Basha për përjashtimine  Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Veprimi i Bashës cilësohet si i vështirë dhe që meriton respekt.



“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se – siç ishte rasti 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë.

Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar drejtimin e Shqipërisë përpara. SHBA ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj, dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA, postuar në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në PD ndodhi një at’vrasje dhe një vet’vrasje/ Kadilli nuk i ndal reagimet ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ka reaguar sërish Fatbardh Kadilli, në lidhje me vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

Sipas Kadillit, ky veprim shënon edhe fundin e  kryetarokracisë

PD-ja humbi edhe liderin, edhe ish-liderin.

Në PD ndodhi një “atvrasje” dhe një “vetëvrasje”. Të dyja janë fallso. Pa thelb moral. Pa parime.

Demokracia nuk fitoi asgjë. Opozita nuk fitoi asgjë.

Me dakordësi, apo pa dakordësi mes tyre, kryetari dhe ish kryetari, na dhanë provën se si nuk funksionon partia, por funksionojnë llogaritë e atyre që kanë vulën e partisë dhe listën e anëtarësisë”, shkruan Kadilli në rrjetet sociale.

Sipas tij, vendimi prej skuthi, në çastet e fundit, i Bashës është bazuar mbi llogari, jo mbi parime.

LEXO EDHE:  “Do bëjmë një pakt”/ Bozdo tregon angazhimin e opozitës: Do luftojmë…

LEXO EDHE:  Dështimet e qeverisë/ Zbulohen truket e Ramës për të fshehur skandalet  



Vendimi është i llogaritur. Ky vendim bëhet për të shpëtuar karrierën e kryetarit, por jo të ardhmen e PD.

Nga ky vendim del vetem një mësim: Njerëz mos qëndroni spektatorë.

Nuk mund të jenë disa individë që vendosin për ne. Nuk mundet që fatet e opozitës të varen nga llogaritë e disa individëve.

Nuk na duhen vendime që na vijnë si urdhëra. Nuk zgjidhin asgjë vendime që vijnë si llogari e dikujt tjetër. Vendimet na takojnë ne. Të gjithëve. Njerëz të fitojmë sovranitetin. Të vendosim vetë.

Na duhet një politikë e re, Një opozitë e re, që ta krijojmë vetë”, shkruan më tej Kadilli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD e përdor për të pasuruar familjen e tij”/ Ristani akuza të forta Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajem politike

Kreu i PD Lulzim Basha, ka marrë një vendim skandaloz, pa u konsultuar dhe pa pyetur strukturat e partisë, duke vendosur përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

Në këtë linjë kanë qëndruar pjesa më e madhe e demokratëve, pasi Basha dha vendimin për Berishën.

Arben Ristani ka thënë se Basha ka marrë një vendim në kundërshtim me statutin e PD-së.

Lulzim Basha surprizoi dhe këtë herë. Ai  vepron në minutën e fundit natën, siç bën edhe me kolegët e tjerë, nuk ka dyshim që statutin e PD-së e ka grisur me kohë dhe këtë herë ka marrë një vendim personal në kundërshtim me statutin. 

Përjashtimi duhej të ishte konsultuar me grupin. Organet vendimëmarrëse janë organet kompetente në PD, është Këshilli Kombëtar”, ka thënë Ristani në ABC News. 

 Sipas Ristanit, Basha mori një vendim si skuth, natën.



Ndër të tjera Ristani ka thënë se Basha nuk e do PD, pasi e konsideron si dyqan persona, ku shet e blen dhe pasuron veten dhe familjen e tij.

LEXO EDHE:  Rikthehen debatet/ Ja çfarë pritet të ndodh në seancën parlamentare

LEXO EDHE:  Helmoi qengjat dhe pulat e fqinjes/ Ndiqet penalisht 47-vjeçari

 “Unë e kam të përsërit që ai duhet të respektojë statutin. Mori një vendim si skuth, natën pa e konsultuar një vendim me politikanët e tjerë dhe me njerëzit që janë pjesë e vendimmarrjes në PD.

Vendimmarrja i takonte Sali Berishës.

Basha nuk e do PD por do ta trajtojë si një dyqan personal ku shet e blen dhe pasuron veten dhe familjen e tij. do të vinte dhe do të ndodhnin këto situata nuk hyj te thelbi i vendimmarrjes ka një qëndrim  politik nga DASH dhe dy ishin zgjidhjet, ose e zotit Berisha që zgjodhi te jetë në parlament ose përmes statutit, kjo që bëri Basha është veprim tipik i skuthit natën.

Burri i shtetit zbaton statutin dhe del para anëtarësisë dhe konsultohet me të gjithë”, ka thënë ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE