Connect with Us

Super vilë 730 mijë euro, 6 dhoma gjumi dhe 7 tualete/ Bledi Mane denoncon ish-gruan e gazetarit opozitar

Aktualitet

Super vilë 730 mijë euro, 6 dhoma gjumi dhe 7 tualete/ Bledi Mane denoncon ish-gruan e gazetarit opozitar

Publikuar

-

Gazetari Bledi Mane ka shenjëstruar Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.

Duke hequr paralele mes qytetarëve të thjeshtë dhe avojates Ballanca, gazetari është ndalur tek pasuria e marramendëse e saj.

Të vdiq i afërmi në spitalin publik nga neglizhenca e mjekut?

Pronari të shfrytëzon 10 orë në punë çdo ditë e të paguan 270 mijë lekë në muaj?

Familja jote e varfër nuk e merr dot asistencën sociale 84 mijë lekë në muaj?

Fëmija yt i sëmurë nuk përfiton dot Kemp-in 70 mijë lekë?

Të ka flakur qeveria nga puna e nuk gjen dot të drejtën tënde?

Gjykata liroi kaq shpejt nga burgu vrasësin e qytetit dhe nuk di ku të ankohesh?

Për padrejtësitë dhe hallet e tua pa fund ka një institucion ku ti shko trokit dhe merr zgjidhje. Në çdo vend të botës me demokraci liberale Avokati i Popullit është autoriteti i së drejtës publike që godet dhe vë në vend padrejtësitë. Avokati i Popullit kudo është një jurist i aftë, autoritar, i pakomprovis, i thjeshtë, me këmbë në tokë…”, shkruan Mane në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek drejtimi i togave të zeza/ Gjyqtarja që “refuzoi” trafikantin e drogës

Sipas tij, Shqipëria ka për Avokate Populli juristen tmerrësisht të pasur Erinda Ballanca e cila si për ironi fati jeton në një super vilë të shtrenjtë në kompleksin residencial Rrolling Hill e izoluar nga populli.

Shqipëria ka për Avokate Populli juristen tmerrësisht të pasur Erinda Ballanca e cila si për ironi fati jeton në një super vilë të shtrenjtë në kompleksin residencial Rrolling Hill e izoluar nga populli. Një vilë 380 metra katrorë sipërfaqe banimi, me 6 dhoma gjumi, 7 tualete, kopësht, pishinë.

Ish gruaja e gazetarit opozitar Andi Bushati nuk e ka për turp ta ekspozojë luksin ekstravagant megjithëse paguhet edhe nga taksat tona me një rrogë prej 1 milionë e 340 mijë lekë çdo muaj.

Mua personalisht nuk më shqetëson fodullëku kamës në një vend të varfër por më shqetëson diçka tjetër. Vras mendjen ditë e natë, për çfarë i duhen vallë 6 dhoma gjumi avokates kur nuk ka madje as burrë?”, shkruan më tej Mane./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha ka nevojë të rishpikë Bashën/ Agron Gjekmarkaj: Luli që njohim duhet të bëhet ish-Luli

Publikuar

-

Nga

Analisti Agron Gjekmarkaj, sot ka veshur “kostumin e deputetit”, “kostum” për të cilin u shfrenua dhe “derdhi djersë” për ta pasur.

U shfrenua me të ashtuquajtura analiza politika, duke akuzuar e sharë kreun e PD Lulzim Basha, “derdhi djersë” sa nga njëri emision në tjetrin, duke numëruar dështimet e Bashës dhe më pas e gjeti veten në listat për deputet dhe sot mban një pozicion të tillë.

Edhe pse me besueshmëri zero, jo se e themi ne por se e thonë veprat e tij, Gjekmarkaj del në Kuvend dhe paguhet me taksat e shqiptarëve, sikur këtë ta fundit po i dhimbsen.

Në të vërtetë ai nuk shikon përtej hundës së tij dhe këtë e ka treguar në raport me kreun e PD Lulzim Basha, i cili e futi në lista për deputet pasi u sha dhe u “masakrua”, prej tij.

Provat që e bëjnë të pabesueshëm

Më 23 Janar 2018, në një analizë me titull “ Basha ka nevojë të rishpikë Bashën”, që gjeti hapësirë në të gjitha mediat, Agron Gjekmarkaj shkruante se “Luli që njohim duhet të bëhet ish-Luli.

Sipas Gjekmarkajt, aii duhet të tejkalojë vetveten në disa gjera themelore e karakteriale.

Falje duhet të kërkojë për kauzat e tradhtuara prej tij pas çadrës dhe drynit të “Republikës së re”. Falje të thërrasë për arsyet personale që e çuan te gjymtimet, prerjet dhe vragat që i ka shkaktuar PD-së dhe puçrrat që i ka mbivendosur!

 Falje që lejoji triumfin e banalitetit, këtë flamë që nuk i shqitet. Ai duhet t’u kërkojë falje për mungesën e koherencës dhe identitetit politik të këtyre viteve që ai është kryetar. Të kërkosh falje, nuk është dobësi.

Ta përdorësh atë për të kaluar lumin, është poshtërsi. Budallenj s’ka shumë në xhiro këso kohe. Ai duhet të thërrasë derisa të ngjiret, tani jam një tjetër…

Besomëni! Basha i ka konsumuar stinët e fjalimeve të bukura, tani i duhet të hyjë në stinën e akteve të vërteta”, shkruante Gjekmarkaj, duke bërë thirrje që ta besonin për këto që thoshte.

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek drejtimi i togave të zeza/ Gjyqtarja që “refuzoi” trafikantin e drogës

LEXO EDHE:  Prokurori kumarxhi/ Si u shpëtoi hetimeve Alfred Saliu?  



Gjekmarkaj bën Bashën Kryeministër

I njëjti, pasi e pa veten në listat për deputet nisi me elozhe ndaj Bashës.

Nga “Basha ka nevojë të rishpikë Bashën”, Gjekmarkaj doli tek Basha kryeministër dhe me vizion.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, me datë 8 Prill 2021, Gjekmarkaj shkruante se “me ardhjen e Bashës në krye të punëve në Shqiperi do të vijnë më shumë vaksina perëndimore, proçesi i vaksinimit do të jetë më efikas dhe i plotë”.

Sipas Gjekmarkajt, strategjia e tij si Kryeministër dhe e Opozitës për daljen nga kriza ishtë e qartë.

Shkurt e drejt, vaksinimi do të vazhdojë, do të përfundojë me vaksina cilësore për të gjithë pa diskriminim social.

Duhet të kujtojmë se shtëpitë nuk po i ndërton Edi Rama me kursimet e veta, por me donacionet dhe kreditë që duhet t’i paguajmë një me një të dhëna nga BE dhe institucione të tjera ndërkombëtare!
Po ashtu në këtë pikë Lulzim Basha ka qenë i prerë dhe konkret. Rindërtimi do të permbyllet nga Qeveria e re si prioritet absolut. Shtëpitë me ligj do të jenë pronë e banorëve të cilët mund ti shesin ose ti mbajnë sipas dëshirës.

Fushata njerëzore e Lulzim Bashes po e vjetron edhe më gënjeshtarin kronik, hakërruesin dhe sharësin e perjetshëm”, shkruante Gjekmarkaj.

Por, pavarësisht këtyre lëpirjeve, Basha nuk u bë dot, kryeministër, por Gjekmarkaj u bë deputet.

Realiteti është ky, se sa dhe si mund ti besohet Agron Gjekmarkajt në Kuvend, ngrihen mijëra pikëpyetje dhe dyshime./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pa Krishtin, Princin e paqes nuk ka kurrë paqe, por luftë

Publikuar

-

Nga

Nga Miron Çako

21 shtatori është caktuar si dita e paqes në botë. Pavarësisht mesazhit pozitiv që kërkon të japë kjo ditë, që kaq shumë bota ka nevojë për paqen, por që nuk e ka, ajo që të bën përshtypje, madje skandal është simboli që përdorin pacifistët për këtë ditë.

Shenja moderne e paqes u krijua nga Gerald Holtom për Fushatën Britanike për Çarmatimin Bërthamor në 1958, por  çuditërisht kjo shenjë të kujton një shenjë antikrishtere të shekujve paleokristian.

Shenja tregon një kryq me kokë poshtë me krahë të thyer brenda rrethit magjik. Këtë shenjë, që quhej kryqi i Neronit, duhet ta mbanin ata të krishterë renegatë, që nga frika mohonin Zotin Jisu Krisht, adhuronin perandorin, përfaqëuesin e pushtetit romak dhe ktheheshin në paganizëm.

Ky simbol modern i paqes, pavarësisht nëse është rastësi apo dinakëri, ajo që vlen të theksohet është se paqja nuk është një energji abstrakte në eter, por një energji, hir i Perëndisë Triadik, Atit, që e dërgon tek njerëzit me anën e Birit, nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë.

Njerëzimi në thellësinë e qenies së tij e dëshiron paqen sa edhe përshëndetjet e përditëshme mirdita, mirmbrëma në shumë kultura dhe popuj të lashtë fetar  i kanë përmbledhur me këtë fjalë, si në hebraike “shalom” (paqe) ose arabisht “salamalek”.

Kjo për arsye se të jesh në paqe dhe të jesh mirë janë thënie me një kuptim ose paralele në këto popuj.

Shpesh njerëzit, që nga lashtësia deri më sot, duke mos njohur apo injoruar burimin e paqes, që është Zoti, nuk e gjejnë paqen, prandaj  duhet të mësojnë nga ku buron paqja dhe ta pranojnë atë me përulësi dhe mirënjohje si një dhuratë prej së larti nga Ati i dritave.( Jakovi 1-17)

Bibla na mëson se njeriu u krijua sipas ikonës së Perëndisë ( Zanafila 2-26) dhe ishte i mbushur me hiret e Shpirtit të Zotit një ndër to ishte paqja (Galatasve 5-22), që do të thotë një gjendje harmonie me Krijuesin me veten , të afërmin, natyrën dhe konkretisht paqja është bekim, prehje, lavdi, pasuri, shpëtim, jetë e plotë për njerëzit.

Kjo paqe u zbeh ose humbi tek njeriu kur ai dëgjoi djallin, armikun e Zotit dhe racës njerëzore që e tundoi atë për të shkelur në liri ligjin e Zotit në kopshin paqësor të Edenit: “Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit, por mos ha nga pema e të mirës e të të keqes, sepse ditën që do hash prej saj do të vdesësh me siguri” (Zanafilla 2-17). Kështu njeriu ( Adami dhe Eva) mëkatoi kundër Zotit, vetes, tjetrit dhe krijimit, ashtu siç na e shpjegon Bibla ( Zanafillës3; 14-19)

Paqja është e lidhur me drejtësinë, prandaj mqs të gjithë mëkatuan në Adamin ( Romakët (5 12-19 ) dhe “Zoti shikon nga qiejtë bijtë e njerëzve për të parë nëse ndonjë prej tyre ka arsye edhe kërkon Perëndinë. Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar, asnjë nuk bënë të mirën as edhe një” ( Psalmi 14 2-4), paqja është kaq e brishtë tek njerëzit.

Madje edhe kur njerëzit nuk kishin luftë fizike përsëri nuk ishin në paqe mes tyre shpirtërisht, sepse paqja nuk është mungesa e luftës, por plotësia e lumturisë, që për njerëzit mëkatarë është e pamundur, sepse: “ska paqe për keqëbërësit, thotë Zoti” (Isai 48-22)

Prandaj paqja e humbur nuk mund të arrihet me përpjekje njerëzore si me tolerancë, nënshtrime, aleanca  apo edhe me luftë. Paqja është dhuratë e Zotit. Zoti është quajtur në Bibël (Jahveu Shalom ) Zoti i paqes( Gjyqtarët 6-24).

Zoti jo vetëm është paqësor, por dëshiron që edhe njerëzit ta rifitojnë paqen, ashtu siç thotë psalmisti: “I madh është Zoti që dëshiron paqen e shërbëtorit të vet” (Psalmi 35-27)

Njeriu duhet ti lutet Zotit që ta marrë paqen, por edhe kur ai lutet përsëri nuk e mer të plotë sepse paqja bashkëpunon me drejtësinë, dhe padrejtësia e mëkatit nuk e lejon paqen, prandaj nuk mjafton vetëm lutja, sepse dhurimi i paqes kërkon shkëputjen dhe shlyerjen nga mëkatet e njerëzve.

Edhe kur paqja profetizohet nga njerëzit sipas standarteve të tyre për ti qëtësuar ndërgjet e trazuara nuk është e vërtet, por e rreme ashtu si profeti Ezekiel akuzon profetët e rremë, që kërkonin t’i qetësonin njerëzit me fjalë, paqe të rreme: “Ata shëronin në sipërfaqe plagët e popullit tim duke thënë: Paqe! Paqe! e megjithatë nuk ka aspak paqe” ( Ezekieli 12 -15).

Duke qënë se njerëzmi nuk mund ta fitoj paqen e humbur nga vetvetja profeti Isaia profetizon për: “Princin e paqes” (Isaia 9-5), i cili do të japë “paqe pafund” (Isaia 9-6), ai do të krijojë një parajsë të re, sepse do të jetë “paqja vetë” ( Mikea 5-4) dhe jo vetëm paqen e njeriut me veten, por edhe kombet do të jetojnë në paqe larg luftës shekullore mes tyre” ( Isaia 2-4)

Por e gjitha kjo do të realizohet me një sakrifikim të një njeriu, që Shën Isaia e cilëson “Shërbëtori i vuajtur i Zotit”, i cili me sakrifikimin e tij do të tregojë se kush do të jetë çmimi i lartë për të rifituar paqen. (Isaia 53- 3-7)



Shpresa e profetëve dhe e të urtëve bëhet realitet në Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, që kur lindi në botë si njeri nga Gjithmonë Virgjëresha Zonja Shën Mari, engjëjt himnuan: “Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!”.( Luka  2, 14)

Jisu Krishti Biri i Zotit qe i vetmi që e solli paqen e Perëndisë në tokë, sepse në atë rri gjithë plotësia e Perëndisë ( Kolosianët 2-9), prandaj Jisui u thotë njerëzve mëkatarë: “Shko në paqe!”( Luka 7, 50), po me këtë fjalë ia kthen shëndetin gruas që vuante nga hemorragjia ( Luka 8, 48 ).

LEXO EDHE:  Dy apartamente dhe lidhja me biznesin e kunatit/ Si e justifikoi gjyqtarja  e Apelit, pasurinë

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek drejtimi i togave të zeza/ Gjyqtarja që “refuzoi” trafikantin e drogës

Krishti duke shënuar në këtë mënyrë fitoren e tij mbi fuqinë e sëmundjes dhe të mëkatit, i rikthyen paqen e humbur njerëzve që e kanë humbur nga mëkati dhe sëmundja .

Por kjo paqe është ndryshe nga paqja hipokrite e botës, produkt i nënshtrimit, oportunizmit dhe dhunës, që e kanë burimin tek egoizmi dhe mëkati.

Krishti thotë: “Ju mendoni se unë kam ardhur për të sjellë paqen mbi tokë? Jo aspak paqen, por përçarjen” ( Luka 12, 51).

Paqja e Krishtit që e mundi botën e mëkatit (Joani 16-33) nuk do t’i jepet të gjithëve, por vetëm si individ dhe popuj   që i besojnë Atij si Shpëtimtari i vetëm.

Krishti pasi i shpagoi mëkatet tona në kryq dhe shkatërroi satanin, ( Romakët 16-20) armikun e paqes, me vdekjen e tij vullnetare në kryq dhe Ngjalljen e Tij të lavdëruar iu shfaq nxënësve të frikësuar dhe ju tha:  “Paqja me ju!”(Luka  24, 36) dhe “Po ju lë paqen, po ju jap paqen time” ( Joani 14-27).

Këtë paqe apostujt duhet ta çojnë tek njerëzit, tek kombet, sipas fjalës së Krishtit: “Dhe nëpër atë shtëpi që të hyni më përpara thoni: “paqja kësaj shtëpie”. Dhe nëse aty është një bir paqeje, paqja juaj të zbresë mbi të nëse jo do të kthehet tek ju” ( Luka 1;5-6)

Atje ku njerëzit i pranuan apostujt,  jeta u qytetarizua dhe erdhi paqja, :”sepse Perëndia ka shpallur paqen me anë të Jisu Krishtit; Ai është Zotit i të gjithëve”.(Veprat e Apostujve 10, 36).

Pavarësisht se Krishti e ka mposhtur mëkatin e botës dhe na ka shpenguar me gjakun e tij (1 Petro 1 18-19), derisa mëkati nuk ka vdekur tek çdo njeri, sepse jo të gjithë i besojnë Ungjillit, paqja nuk është plotë në të gjithë njerëzit e botës, prandaj paqja e përgjithshme mbetet një e mirë, që aspirohet të vijë kur Zoti Jisu Krisht, Princi i paqes të zbresë për së dyti në Ditën e fundit, kur të krijohet “qiell i ri dhe një dhe i ri” ( Zbulesa 21 -1) dhe do të zbresi Jerusalemi qiellor( Qyteti i paqes) ( Zbulesa ,21 -10).

Deri në atë ditë nxënësi i Krishtit i mbushur me paqen  Krishtit brenda tij si një nga frytet e Shpirtit të Shenjtë (Galtasve 6-22) duhet të punojë për paqen në botë, sepse përpjekja do t’i sigurojë lumturinë e të qënit biri i Zotit, ashtu Zoti Jisu tha: “Lum ata që punojnë për paqen se do quhen bij Perëndie” (Matheu 5-9)

Paqebërës në Krishtin janë ata që me Krishtin dhe në Krishtin, nëpërmjet Mistereve të Kishës Apostolike Orthodhokse në Shpirtin e Shenjtë, çlirohen nga pasionet, sepse të jesh paqësor do të thotë të jetosh si Biri i Zotit Jisui, në paqe me veten, Perëndinë njerëzit dhe natyrën, pa frikën e ndëshkimit, privimit edhe në situatat më të tmerrshme, në vuajtje edhe në vdekje.

Nuk ka paqe pa drejtësinë, sepse: “drejtësia dhe paqja janë puthur njëra me tjetrën…Drejtësia do të ecë përpara tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij” ( Psalmi 85 1-13)

Prandaj paqebërësit në Krishtin nuk bëjnë kompromise me të keqen, si me pakte, kompromise dhe deklarata me fjalë të bukura me retorik boshe, por ndeshen me të keqen e mëkatit tek vetja edhe tek bota, kudo që të jetë e ndërfutur ajo, në konflikt me frymën mëkatare pa kompromis deri në vdekje  ashtu si vetë Krishti, Princi i Paqes, i cili vetë ka shpallur se do të jetë shkaku i shumë konflikteve midis njerëzve.(Matheu 10 34-49)

Paqebërësi në Krishtin nuk i provokon të tjerët me zemërim dhe dhunë, por vetëm duke e jetuar dhe dëshmuar të vërtetën me dashuri, ai ja lë Zotit të drejtën e hakmarrjes ( Levitiku 19-18), ashtu si Jisui tha në kryq: ” O Atë, fali ata sepse nuk dinë se çfarë bëjnë” (Luka 23-34).

Paqja e plotë e botës do të vijë vetëm atëhere kur të gjithë njerëzit do ta pranojnë Krishtin si Princin e paqes.(Isaia 9-5)

Paqja e Perëndis  që kapërcen çdo  mendje ( Filipianëve 5-22)nuk gjendet sot në botën e mëkatit, as nëpër deklarata paqësore apo ditë paqeje njëherë në vit me simbol antikrisht, por gjithmonë gjendet e plotë në Kishën Katholike Apostolike Orthodhokse, e cila është “Trupi i Krishtit dhe Ai kreu i saj “( Efesianët 1-22-23), që i kapërcen dallimet racore, të klasës dhe seksit ( Galatasve 3-28 , Kolosianët 3-11) ,shkatare të konflikteve njerëzore.

Në të kundërtën kur njerëzit sado altruist dhe solidarë të jenë, po të mohojnë Krishtin, Princin e paqes dhe do t’i largohen Kishës, burimit të paqes, që ka fuqi të lajë në emër të Krishtit me Misteret e Shenjta mëkatet e njerëzve ( Joani 20;22-23) ,që janë burimi i çdo ndarjeje dhe konflikti me veten, Zotin, të afërmin, botën, paqja kurrë ska për të ardhur, por si shpagim i mëkateve dhe apostazisë do të vij shpejt konflikti, lufta dhe shkatërrimi i papritur, një histori e përsëritur për brezat apostat dhe mëkatarë që nuk e duan paqen e Zotit: “Sepse, kur thonë: “Paqe dhe siguri”, atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhimbjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.” (1 Selanikasve  5-3 ).

LEXO TE PLOTE

Politikë

Trau në Rrugën e Kombit/ Nishani tregon lojën e Lulzim Bashës, thirrja e fortë për Opozitën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani e cilëson vendosjen e traut në Rrugën e Kombit, si një nga aktet më korruptive dhe vendimeve në errësirë, por edhe një akt antikombëtar, të qeverisë së Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se ky akt antishqiptar, sikurse e cilëson ai, u “blindua” nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së Lulzim Bashës.

Vendosja e Traut dhe Taksës në Rrugën e Kombit ishte dhe mbetet jo vetëm një prej akteve më korruptive dhe vendimeve në errësirë, por edhe një akt antikombëtar.

Trau dhe Taksa shqiptarofobe synon të frenojë sa më shumë të mundet qarkullimin e lirë të shqiptarëve, komunikimin e tyre ndër vedi.



LEXO EDHE:  Nga fiqtë tek Bashkia e Tiranës/ Veliaj, “brekgrisuri” miliarder

LEXO EDHE:  Prokurori kumarxhi/ Si u shpëtoi hetimeve Alfred Saliu?  

Ky akt korruptiv dhe antishqiptar i qeverisë së E. Ramës u blindua nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së L. Bashës.”-shkruan Nishani.

Më tej, ai i drejton edhe një thirrje të fortë deputetëve të Opozitës, të cilëve u kërkon të paraqesin në Kuvend iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës në Rrugën e Kombit.

“Ju bëj thirrje sot deputetëve të opozitës në Parlament të paraqesin menjëherë iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës Antishqiptare në Rrugën e Kombit.

Deputetët e opozitës të kushtëzojnë çdo përfshirje të tyre në legjislacionin e mëtejshëm, me këtë çështje madhore në interes të ekonomisë, lirisë dhe kombëtare të shqiptarëve !”-përfundon postimin e tij Bujar Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE