Connect with Us

Politikat ekonomike nuk mbështesin të varfrit/ Sherefedin Shehu jep alarmin

Ekonomi

Politikat ekonomike nuk mbështesin të varfrit/ Sherefedin Shehu jep alarmin

Publikuar

-

Flet Sherefedin Shehu, ish-zv.ministër i Financave

Sherefedin Shehu, ish-zv.ministër i Financave, ekspert për politikat rajonale, tha se arsyet kryesore të thellimit të varfërisë në qarqet e varfra janë mungesa e politikave efektive ekonomike dhe sociale. Politikat sociale në Shqipëri nuk garantojnë mbështetje reale për të varfrit, pasi ato ofrojnë mbështetje simbolike financiare, e cila ka mbetur pothuajse e pandryshuar prej më shumë se 25 vjetësh.

Ai tha se nxitja e veprimtarisë ekonomike mund të realizohet, duke zhvilluar infrastrukturën kombëtare dhe atë të brendshme rajonale, si dhe duke ofruar mbështetje financiare specifike për shfrytëzimin e burimeve natyrore, sipas zonave. Kështu në qarqet më të varfra, si Dibra dhe Kukësi, mbështetja financiare duhet të nxisë zhvillimin e blegtorisë dhe të agroturizmit. Bashkimi Europian ofron modele më të mira të kohezionit ekonomik dhe social, të cilat nxisin krijimin e rajoneve ekonomike për shfrytëzimin e burimeve dhe avantazheve natyrore brenda një vendi apo edhe me vendet fqinjë.

Cilat janë arsyet se pse qarqet e varfëri varfërohen më tej?

Arsyet kryesore të thellimit të varfërisë në qarqet e varfra janë mungesa e politikave efektive ekonomike dhe sociale. Politikat sociale në Shqipëri nuk garantojnë mbështetje reale për të varfrit. Ato ofrojnë mbështetje simbolike financiare, e cila ka mbetur pothuajse e pandryshuar prej më shumë se 25 vjetësh dhe indeksimi i saj është disproporcional krahasuar me rritjen e shumëfishtë të kostos së jetesës.

Historikisht ndihma ekonomike që u jepet familjeve të varfra nuk ka garantuar as nevojat bazë ushqimore të tyre dhe në vitet e fundit, disproporcioni i saj me nevojat bazë të familjes është rritur, duke e shndërruar atë në lëmoshë. Kjo ka bërë që varfëria në rajonet e varfra të thellohet dhe banorët e tyre të traumatizohen dhe të mos mendojnë për punësimin, apo angazhimin në veprimtari ekonomike private.

Edhe politikat ekonomike nuk garantojnë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe rritje të punësimit, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në rajonet ekonomikisht më të prapambetura. Në këto të fundit, mungojnë politikat mbështetëse që nxisin sipërmarrjen lokale dhe ardhjen e investuesve privatë të brendshëm dhe të jashtëm. Kjo ka bërë që në to të ushtrojnë veprimtarinë vetëm një numër i vogël biznesesh familjare, të cilat nuk arrijnë të gjenerojnë punësim të qenësishëm dhe zhvillim të qëndrueshëm. Njëkohësisht, edhe kostoja e fillimit dhe ushtrimit të veprimtarisë ekonomike private në këto zona është relativisht më e lartë si rezultat i mungesës së kapitalit njerëzor dhe infrastrukturës së domosdoshme, si dhe largësisë gjeografike.

Rënia ekonomike në Qarkun e Dibrës në vitin 2019 dhe rënia më e thellë ekonomike në Qarkun e Kukësit, ku Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2019 ishte më i ulët se në vitin 2009 tregojnë më qartë se shkaku i saj është mungesa e politikave efektive ekonomike dhe sociale. Ndonëse këto dy qarqe kanë burime natyrore më të shumta krahasuar me shumë qarqe të tjera, ato kanë nivelin më të lartë të migrimit të brendshëm dhe të jashtëm si rezultat i thellimit të varfërisë. Mungesa e investimeve private dhe ulja e numrit të krahut të punës dhe e produktivitetit të saj kanë bërë që jo vetëm në këto qarqe, por edhe në shumë të tjera, rritja ekonomike të jetë e ulët dhe varfëria të rritet.

LEXO EDHE:  Takimi i artistëve me ministren Kumbaro/ Shehu: Keqardhje...

Ndalimi i rënies ekonomike dhe thellimit të varfërisë dhe pabarazisë ekonomike midis rajoneve të ndryshme mund të arrihet me një rritje ekonomike të qëndrueshme, që mundëson rritje të punësimit dhe të të ardhurave nga puna. Kjo realizohet nëpërmjet politikave që tërheqin investimet e huaja dhe nxisin rritjen e investimeve të kapitalit vendës.

Por sipas përvojës së vendeve që kanë pasur prosperitetin më të madh në këto 20 vitet e fundit dhe anketimeve të institucioneve ekonomike ndërkombëtare, çelësi i zhvillimit të një vendi janë qeverisja e mirë dhe shteti ligjor. Sigurimi i tyre është bërë domosdoshmëri për Shqipërinë, mbasi prej më shumë se 10 vitesh, rritja ekonomike vazhdon të jetë nën 5% dhe kjo tregon mungesën e perspektivës ekonomike të vendeve të reja të punës.

Çfarë politikash duhen ndërmarrë që rajonet e varfra t’u kthehen rritjes?

Për sa u përket politikave specifike rajonale për nxitjen e rritjes ekonomike dhe uljen e varfërisë, ato duhet të fokusohen në skemat e mbështetjes sociale dinjitoze dhe dinamike, si dhe nxitjes së sipërmarrjeve private të bazuara në burimet dhe avantazhet ekonomike të secilit rajon. Kështu, ndihma ekonomike duhet të jepet në formën e pakove ushqimore dhe ndihmës së përkohshme financiare për subvencionimin e qirasë, veshmbathjeve, etj., për familjet që nuk kanë mundësi për të siguruar të ardhura nga punësimi, por që statusi i tyre duhet të jetë i përkohshëm dhe i shoqëruar me mekanizma mbikëqyrës dhe llogaridhënës.

Ndërsa në zonat rurale ku përgjithësisht familjet kanë tokë në pronësi, ndihma ekonomike duhet të mundësojë dhe të nxisë përdorimin e tokës në pronësi, apo marrjen e saj në përdorim. Pra, ajo të jetë në formën e subvencioneve që banorët e zonave rurale të mund të paguajnë për mbjelljen dhe trajtimin e bimëve bujqësore, si dhe të ndihmës financiare për familjen në periudhën që ata nuk mund të shesin prodhime dhe të sigurojnë të ardhura.

Ndërsa nxitja e veprimtarisë ekonomike mund të realizohet, duke zhvilluar infrastrukturën kombëtare dhe atë të brendshme rajonale, si dhe duke ofruar mbështetje financiare specifike për shfrytëzimin e burimeve natyrore sipas zonave. Në qarqet më të varfra si Dibra dhe Kukësi, mbështetja financiare duhet të nxisë zhvillimin e blegtorisë dhe agroturizmit. Bashkimi Europian ofron modele më të mira të kohezionit ekonomik dhe social, të cilat nxisin krijimin e rajoneve ekonomike për shfrytëzimin e burimeve dhe avantazheve natyrore brenda një vendi apo edhe me vendet fqinjë.

Një politikë e rëndësishme që kontribuon në zbutjen e varfërisë dhe rritjen e perspektives ekonomike është edhe ajo e lënies së një pjese të të ardhurave nga shfrytëzimi i burimeve natyrore në rajonin që i zotëron këto burime. Nëse Qarqeve të Dibrës dhe të Kukësit, apo edhe Qarqeve të tjera do t’u lihet një përqindje e caktuar e të ardhurave që sigurohen nga koncesionet e hidrocentraleve dhe minierave apo resortet e mëdha turistike, ato do të shndërroheshin në rajonet më të pasura të vendit. Kjo politikë zbatohet në shumë vende në forma të ndryshme, të cila u mundësojnë banorëve dhe njësive të qeverisjes vendore të përfitojnë nga shfrytëzimi i burimeve dhe avantazheve të tyre natyrore dhe i nxisin për tërheqjen e bizneseve në territoret e tyre./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Euro, në rënie jo të zakonshme për muajin Shtator

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Euro po pëson një rënie jo tipike në kursin e këmbimit me Lekun gjatë muajit shtator.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 121.4 lekë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar që nga mesi i muajit gusht, duke iu afruar vlerës më të ulët të shënuar këtë vit. Euro preku nivelin më të ulët vjetor më datë 11 gusht, në vlerën e 121.18 lekëve.

Nëse gjatë muajve korrik-gusht nënçmimi i euros është një tendencë e zakonshme sezonale, e lidhur kryesisht me prurjet valutore nga turizmi, zbritja e monedhës europiane sërish pranë këtyre nivele gjatë shtatorit nuk është shumë e zakonshme.

Po të shohim të dhënat historike, duke filluar nga fundi i gushtit ose fillimi i shtatorit, kursi i euros ngrihet gradualisht dhe një kthim pranë niveleve të sezonit veror mund të regjistrohet vetëm në fund të vitit, edhe kjo periudhë e lidhur me pushimet. Vitin e kaluar në këtë periudhë, euro këmbehej me 124.13 lekë, me një rritje të lehtë, por të qëndrueshme nga niveli më i ulët (prej 123.36 lekësh) që ishte shënuar në Gusht.



Ekspertë nga sektori financiar mendojnë se një tendencë e tillë mund të shpjegohet me disa faktorë. Ajo çka ata konstatojnë është se kërkesa për blerje të euros nga bizneset ngelet në nivele të ulëta dhe jo në linjë me sjelljen e zakonshme gjatë kësaj periudhe. Nga ana tjetër, tregu vazhdon të ketë ofertë konstante për euro. Sipas tyre, kjo mund të lidhet me zgjaten e sezonit të pushimeve, por, sidomos edhe me prurjet e shumta informale të valutës, që janë të vështira për t’u matur.

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj rikthehet në politikë/Në Dibër për Sherefedin Shehun

LEXO EDHE:  Takimi i artistëve me ministren Kumbaro/ Shehu: Keqardhje...

Mbiçmimi i Lekut ndaj Euros këtë vit gjen pjesërisht mbështeteje edhe në faktorët fondamentalë që e përcaktojnë ecurinë e kursit. Deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e dytë të vitit u ngushtua me pothuajse 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndikimin kryesor e ka dhënë përmirësimi i ndjeshëm i bilancit të shërbimeve, por edhe bilancit të të ardhurave dytësore. Përmirësimi i bilancit të shërbimeve lidhet me rritjen e ndjeshme të të ardhurave nga turizmi dhe nga shërbimet e përpunimit të inputeve për llogari të klientëve jorezidentë (fasoneria).

Në veçanti efekti i ringritjes së turizmit, që është reflektuar dukshëm në statistika qysh në tremujorin II, vlerësohet se ka qenë edhe më i lartë në periudhën korrik-gusht. Nga ana tjetër, rritja e të ardhurave dytësore lidhet sidomos me shtimin e dërgesave të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri. Të gjithë këta faktorë në teori kanë bërë që prurjet valutore nga kanalet formale të shënojnë një tendencë në rritje. Prurjet më të mëdha në euro konfirmohen edhe nga tendenca në rritje e depozitave bankare në valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut, rritja vjetore e depozitave në valutë të huaj arriti nivelin 10.2%.

Megjithatë, ekspertët ngelen të mendimit se një rol shumë të madh në ecurinë e kursit të këmbimit luajnë të ardhurat nga aktivitetet jo formale. Këto para po ndikojnë shumë një cikël të ri të rritjes së fortë të çmimeve në sektorin e ndërtimit, që është e vështirë të shpjegohet plotësisht me faktorët e zakonshëm që përcaktojnë kërkesën dhe fuqinë blerëse në këtë treg./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pas “qiellgërvishtësve” Tirana vijon zgjerimin në periferi/  Vila nga Petrela në Farkë e Vaqarr

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ndërtimi, një sektor që nuk arriti ta lëkundte pandemia e COVID-19, ashtu sikurse ndodhi me shumicën e sektorëve në ekonomi, po vijon aktivitetin me ritme të njëjta.

Projekte të mëdha shumëkatëshE “hedhin shtat” në zemër të kryeqytetit çdo ditë, një pjesë të ngritura edhe nën petkun “brand name” për të përfituar nga lehtësitë e taksave. Por Tirana, po zgjerohet edhe më shumë në periferitë e saj. Tendenca e ndërtimit të vilave ka vazhduar edhe gjatë këtij viti dhe këtë e konfirmojnë edhe projektet e mbërritura pranë autoriteteve që kërkojnë marrjen e miratimeve të lidhura me mjedisin.

Konkretisht vetëm në muajin gusht janë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tre projekte. Një prej tyre është ai i përqendruar në Farkë ku ndërtimi i vilave nga subjekte të veçanta ka nisur prej kohësh. “Lake Shore” ka aplikuar pranë Agjencisë duke dorëzuar një Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis paraprak për projektin e saj “Ndërtimin e kompleksit rezidencial me vila 1,2 dhe 3 katëshe me destinacion banim”.

Një tjetër projekt është ai për vila me mur rrethues dhe pishina në zonën e Petrelës nga “AS Construcsion”. Ky i fundit ka dorëzuar gjithashtu vlerësimin e ndikimit në mjedis paraprak për projektin që parashikon vila banimi me 1 dhe 2 kate me një kat nëntokë.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë e ish-deputetit të PD/Votat Ruçit ja dha Basha, ska moral politik

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj rikthehet në politikë/Në Dibër për Sherefedin Shehun



Një tjetër subjekt që ka kërkuar miratim nga AKM është Lulëzim Cenolli për ndërtim kompleks vilash me 2 kate dhe me mur rrethues në zonën e Vaqarrit në Prush. Në këtë rast AKM ka kërkuar informacion shtesë lidhur me projektin, një vendim që ka kaluar në fund të muajit gusht.

Këto janë vendime dhe projekte që kanë kaluar vetëm në periudhën gusht-shtator ndërkohë që përgjatë gjithë vitit ka pasur herë pas herë kërkesa nga subjekte për ndërtim vilash.

Ndërtuesit kanë konfirmuar për “Monitor” më herët se kjo tendencë për të ndërtuar vila lidhet me dy zhvillime. E para ka të bëjë me tërmetin e 26 nëntorit 2019 që goditi rëndë disa qarqe dhe ku pati disa dhjetëra humbje jete dhe e dyta ka të bëjë më pandeminë. Gjithmonë e më shumë qytetarët duan të jenë të distancuar./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Turistët “pushtojnë” Shqipërinë në Korrik-Gusht/  Kryesojnë polakët, ukrainasit dhe arabët

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Korriku dhe gushti kanë shënuar një dyndje të turistëve të huaj përmes charterave në vend, duke tejkaluar ndjeshëm edhe nivelet e parapandemisë.

Krahas hyrjeve të shtetasve të rajonit, që nuk na “braktisën” gjatë pandemisë, në verë janë rikthyer turistët nga vendet e tjera të Europës e më gjerë, ndërsa janë shtuar edhe destinacione të reja.

Shtimi i turistëve është reflektuar dhe në rritjen e ndjeshme të trafikut përmes charterave në Aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport (TIA), në total, pasagjerët që kanë udhëtuar me charter (pa përfshirë Turqinë dhe Egjiptin, ku udhëtojnë shtetas shqiptarë) për periudhën korrik gusht 2021 ishin rreth 174 mijë (vajtje-ardhje), me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Shqipëria u deklarua këtë verë si një vend COVID-free nga ana e qeverisë duke hapur dyert për të gjithë turistët që do të duan ta vizitojnë. Kjo nxiti shtetas nga shtete të ndryshme që të vinin në Shqipëri, duke shmangur në këtë mënyrë kufizimet që mund të hasnin në vende të tjera, sidomos në Europën Perëndimore.

Polakët ishin të parët që konfirmuan rinisjen e fluturimeve charter nga 25 maji. Të dhënat e TIA tregojnë se ata janë grupi më i madh i turistëve që kanë ardhur përmes ajrit, me një rritje të ndjeshme nga 2019-a. Për periudhën korrik-gusht, përmes TIA-s kanë fluturuar rreth 81 mijë pasagjerë me chartera-a të nisura nga qytetet polake, pothuajse në dyfishim në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Të dytët janë ukrainasit. Në korrik gusht nga Ukrania në Rinas dhe anasjelltas fluturuan 38.5 mijë pasagjerë, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë.

“Turisti ynë kryesor nëse mënjanojmë pjesën shqipfolëse është ai polak pasi ka pasur shumë rezervime, por edhe Ukraina. Në rajon Kosova është pjesa më e madhe dhe e orinetuar drejt Shqipërisë por vërej se edhe Serbia ka interes të rritur” tha Blerim Norja nga Royal G, një nga hotelet kryesore në Durrës.

Në vend të tretë janë turistët nga Arabia Saudite, pas nisjeve të fluturimeve direkte Rinas-Riyadh. Nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 9 mijë pasagjerë. “Këtë vit, zhvillim shumë interesant është ai që lidhet me Arabinë Saudite. Këtu ka hyrë me chartera “Flynas”, që nga 15 qershori. Kompania ajrore solli përfaqësues të saj të marketingut, të cilët bënë një “fame trip” në 7 ditë. Filmuan gjithçka, provuan restorante të ndryshme dhe mbetën shumë të kënaqur. Komenti i tyre ishte që nëse klientët tanë do të ndiejnë këtë që ndiejmë ne këtu, do të ketë një turizëm të jashtëzakonshëm. Ky grup ka interes për turizmin e jahteve, pasi i kanë dhe mundësitë. Në krahasim me atë çfarë janë mësuar të paguajnë, ne jemi shumë të lirë si treg” pohoi pak kohe me pare Smerald Bozaxhi, i cili operon ne sektorin e qiradhënies se jahteve.

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj rikthehet në politikë/Në Dibër për Sherefedin Shehun

LEXO EDHE:  Akuza e fortë e ish-deputetit të PD/Votat Ruçit ja dha Basha, ska moral politik



Nga Gjermania, pasagjerët që udhëtuan me charter u rritën lehë më 2%, në raport me 2019-n, nga Çekia ranë 24%.

Në rënie të ndjeshme ishin shtetasit nga Izraeli.

Në dyfishim ishin rusët, me rreth 7 mijë pasagjerë që fluturuan drejt dhe nga Rinasi. (shih grafikun në fund)

Ndryshe nga 2019-a nuk ka pasur në verën e 2021 chartera nga Danimarka, Sllovenia, Suedia etj.

Rritet trafiku i pasagjerëve në Rinas

Korriku dhe gushti kanë qenë muaj shumë të zënë për aeroportin kryesor në vend, Tirana International Airport (TIA), duke i tejkaluar nivelet e parakrizës për të njëjtën periudhë dhe duke rikuperuar ndjeshëm humbjet e periudhës së pandemisë.

Burime zyrtare të TIA bënë të ditur për “Monitor” se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.

Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s).

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të trafikut në korrik e gusht, për 8-mujorin tendenca mbetet në rënie për shkak të ecurisë së dobët për periudhën janar-qershor. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT për 6-mujorin e parë, hyrje-daljet e shtetasve të huaj përmes ajrit ranë me 46% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s./Monitor

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: