Connect with Us

Nga refuzimi i vizës amerikane tek skandali me maskat e skaduara/ Një tjetër deputet non-grata në Kuvend?

Politikë

Nga refuzimi i vizës amerikane tek skandali me maskat e skaduara/ Një tjetër deputet non-grata në Kuvend?

Publikuar

-

cna lajme politike

Vetëm në Shqipëri ndodh që me 362 vota bëhesh deputet dhe zhvat paratë e qytetarëve në emër të Ligjit dhe në emër të Parlamentit.

Ky është rasti i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili, i cili me paturpësinë më të madhe del dhe flet për krime zgjedhore, ndërkohë që shqiptarët nuk i dhanë më shumë se 362 vota.

Se çfarë votash i vodhën Vasilit dhe bënë krim, këtë ai nuk di ta thotë, kur del dhe bën zëdhënësin e kryetarëve të LSI-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Këta dy të fundit janë tërhequr, njëri po merret me dekorime dhe tjera është zhdukur nga skena politike, duke hedhur dyshime se kanë  zgjedhur të përdorin si mashë Petrit Vasilin e 362 votave.

25 Prilli kryekrimi i Rilindjes, asnjë inskenim me regji për të devijuar vëmendjen nuk e shpëton dot atë. 25 Prilli është krimi më i rëndë i konsumuar nga Rilindja në këto 30 vjet.

25 Prilli është kryeçështja, që kërkon përgjigje me hir ose me pahir.

Inskenimet, pseudoproblemet dhe ngjarjet fiktive gjithfarësh, që me regji, Rilindja dhe jo vetëm hedhin në treg, kanë vetëm një qëllim, shmangien e vëmendjes dhe përballjes ballë për ballë me këtë kryekrim”, shkruan Vasili në rrjete sociale

Në fakt, krim dhe kryekrim është futja në Parlament e Vasilit, pasi shqiptarëve do t’ju duhet paguajnë lukset e tij që përfiton se deputet edhe pse nuk është votuar.

Në këmbim të përdorimit dyshohet se Kryemadhi i dha edhe një vend në Kuvend.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një shkrese drejtuar KQZ, njoftoi më herët se ka pranuar mandatin në qytetin e Fierit dhe jo atë në Tiranë.

Duke i dhënë kështu mundësinë Petrit Vasilit që të futet në Kuvend dhe duke lënë jashtë Kuvendit Kejdi Mehmetajn, e cila kishte marrë më shumë vota se Vasili.

Për më tepër Kryemadhi futi në Kuvend, një person për të cilin kishte deklaruar më herët se nuk vinte duart në zjarr për të.

Refuzimi i vizës amerikane për Vasilin

Në vitin 2019, Zëri i Amerikës duke iu referuar burimeve të tyre, raportuan se nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i ishte mohuar viza amerikane.

LEXO EDHE:  Qëndrimi i plotë i LSI/Zgjedhjet më 16 korrik, nuk është e jashtëzakonshme

Dhe në Maj të vitit 2019, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ndërsa ishte e ftuar e Zërit të Amerikës gjatë vizitës së saj në SHBA, u pyet edhe për rastin e Vasilit.

Gazetarja e VOA-s i tha Kryemadhit se “sipas burimeve tona nënkryetarit të LSI-së, zotit Petrit Vasili i është refuzuar viza” por kryetarja e LSI mohoi.

Megjithatë Kryemadhi shtoi se nuk e vë dorën në zjarr.

Reagimi pati edhe nga Vasili, i cili nxitoi të përgënjeshtronte Zërin e Amerikës, duke publikuar  foton e vizës amerikane në pasaportën e tij, edhe pse ajo kishte skaduar.

Data e skadimit të vizës 13 shtator të vitit 2018, ndërkohë që Zëri i Amerikës, referuar burimeve të tyre, e denoncuan një vit më vonë, se Vasilit i ishte refuzuar viza për të hyrë në SHBA.

Akuza ndaj Vasilit si Ministër Shëndetësie

Emri i Petrit Vasilit nën siglën e LSI është lidhur me një sërë bëmash dhe akuzash si kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë ashtu edhe atë të Drejtësisë.

Më herët në Mars të vitit 2020,  gazetari Ilirjan Blloshmi, siç raportojnë mediat, ka  publikuar një skandal të Vasilit që nuk është hetuar dhe që ka lidhje me skadimin e maskave.

Reagimi i Blloshmit erdhi pas një deklaratë për shtyp, të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili, tha se 1.2 milionë maska që iu janë dhënë mjekëve e infermierëve, janë të skaduara.  Sipas tij, ato kishin skaduar që në vitin 2011.

Në këtë situatë Blloshmi i drejtoi një pyetje Bashës, se nëse do ta kërkonte hetimin e Petrit Vasilit për masakt e skaduara.

Maskat që dolën këto ditë me skadencë  në vitin 2011, janë blerë dhe firmosur nga Petrit Vasili në 2009.

Ka pasur një debat të fortë në atë kohë. Anila Godo nuk ka pranuar të firmosë blerjen e tyre.  Arsyeja dhe kundërshtimi i Godos kishte të bënte me afatin e shkurtër të skadencës.

Godo këmbëngulte se maskat ishin të shumta në numër dhe kishin afat të shkurtër skadence. Afërsisht për 2 vite e pak mund të përdoreshin. Nderkohë që sasia e tyre ishte shumë e madhe në numër. Ai vendim i kushtoj shume shtrenjtë”, denonconte Blloshmi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se nuk do të tërhiqet nga beteja, për rikthimin e demokracisë në PD.

Pas dy takimeve madhështore në Tiranë dhe Fier, ku bërë bashkë qindra demokratë, Berisha do të shkojë ditën e shtunë në qytetin bregdetarë të Vlorës.



Lëvizja e Berishës e quajtur “Foltorja”, ka për synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur dhe do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Ish-ministri Ramës i del në mbrojtje LRI-së

LEXO EDHE:  Kuvendi nis seancën plenare/ Mbahet 1 minutë heshtje në kujtim të 51 viktimave të tërmetit

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Dhunimi i Malokut nga djali i deputetit/ Vasili: Neveri për gratë socialiste

LEXO EDHE:  Ish-ministri Ramës i del në mbrojtje LRI-së



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE