Connect with Us

Nga Andi Bushati / Berisha e meritonte deklaratën e Yurit, por shqiptarë nuk e meritojnë Kimeten

Opinione

Nga Andi Bushati / Berisha e meritonte deklaratën e Yurit, por shqiptarë nuk e meritojnë Kimeten

Publikuar

-

Sali Berisha e meritonte deklaratën e fundit të Yuri Kim.

Ai duhet me doemos të gjendej në këtë pozitë, sepse ajo që ka lënë pas, si trashigimi në PD, është një çetë eunukësh të emëruar, të paaftë që të mbrojnë trashigiminë e kësaj partie, apo qoftë edhe të thonë thjeshtë mendimin e tyre.

Ai duhet ta vuante këtë dramë sepse i imponoi të tijëve, në mënyrë antidemokratike, një lider të squllët që pasi provoi se shet në çdo rast të gjithë antarësinë, mundet ta bëjë këtë edhe me atin e vet politik.

Ai duhet ta pësonte këtë fund edhe për dëmet e mëdha që i ka shkaktuar vendit me politikat e tij, që nga burgosja e liderit të opozitës dhe vjedhja e zgjedhjeve të 26 majit ’96, në mandatin e parë, e deri tek Gërdeci e 21 janari përgjatë të dytit.

Si një njeri që pjesën më të madhe të jetës së vet publike e ka kaluar në barikadën e kritikut të rreptë të Sali Berishës, madje edhe atëherë kur ai ishte heroi i demokracisë për diplomatët amerikanë, unë personalisht duhet të isha i lumtur për këtë që po ndodh. Ashtu si unë edhe shumë të tjerë mund të përsërisnin shprehjet standart, se e vërteta vonon por nuk haron, se një ditë gjërat shkojnë në vendin e tyre, se diku ka zot që sheh gjithçka nga lart.

Ky do të qe një kompensim për të gjithë ata që janë ndjerë të dëshpëruar, kur lexonin deklaratat e Nanos nga burgu se, Berisha po e mbante në qeli me bekimin e diplomatëve të SHBA-së. Ky do të ishte një shpagim për këdo që është demoralizuar pas kasaphanës elektorale të ’96,  kur është njohur me zgjidhjen amerikane, që të përsëriteshin vetëm disa zona që e linin prapë vjedhësin e zgjedhjeve në pushtet.

Ky do përbënte një revansh për këdo që si ka duruar dot togflajëshat “burrë shteti” dhe “Yll në gritje” për Bashën, ende pa u tharë gjaku i katër protestuesve të vrarë në bulevard .

Pra, parë në këtë këndvështrim të thjeshtëzuar, gota mund të dukej e mbushur gjysëm plot, ngaqë pas dredhive i shërbenin momentit apo diplomacisë mashtruese sa për të kaluar radhën edhe amerikanët erdhën në qëndrimet që ka mbajtur pjesa më e shëndoshë e publikut shqiptar.

Por në fakt nuk është kështu. Sepse pozicioni i sotëm i ambasadaores së SHBA-së nuk është i sinqertë.

Nuk ekziston asnjë rregull morali ku hipokrizia aktuale fshin atë të së kaluarës. “Non grata” i tanishëm nuk e mbulon dot burrin e djeshëm të shetetit. As deklaratat për minuesin e demokracisë nuk e zhbëjnë dot shplarjen e trurit me mikun e familjes Bush, apo njeriun që Obama e mbajti pranë vetes, kur Shqipëria u fut në NATO.

LEXO EDHE:  “Ju s'jeni opozitë”/ Rama tallet keq me Metën, Bashën, Kryemadhin e Berishën: Çetë e çakërdisur

Sot nuk ka asnjë vlerë të hakmerresh me një njeri të larguar prej tetë vitesh nga pushteti, kur këtë nuk e bërë në kohën e duhur, atëhere kur shqiptarët kishin më shumë nevojë. Nuk ka as moral, nuk tregon as fuqi, kur i vihesh me bukë në trastë një gjysëm pesionisti politik, që e ka shitur në heshtje edhe partia e tij.

Sot, Sali Berisha edhe po të dojë, nuk e ka më fuqinë ti bëjë dëm askujt.

Prandaj të mundohesh ta shndërrosh fabulën e tij në çështjen kryesore politike të vendit, është ose një qasje idiote, ose një qasje mashtruese. Në të dy rastet, ajo që bëri Yuri Kim sv fundi i shërben vetëm një njeriu: Edi Ramës. Ai dhe vetëm ai, që po e shpie Shqipërinë drejt humnerës. do të mbajë Berishën në qendër të debatit. Edhe shpreja e ambasadores për një PD që do të hajë bar, nëse nuk ndahet nga lideri i saj është një nga lajtmotivet e kuzhinës së propagandës rilindase për opozinën e pareformuar që humbet se nuk ndahet dot nga e shkuara.

Pra, ky është një nga rastet e shumta që kemi parë në këto 30 vjet, kur selia e rugës së Elbasanit thjesht renditet në barikadën e pushtetit.

Por kohët e fundit kjo po bëhet me një arrogancë përçmuse në thelb, me një vulgaritet në formë dhe me mungesë zgjuarsie në komunikim, sa po ia shpif një pjese gjithnjë e më të madhe shqiptarësh. Jo më kot, në rrjetet sociale janë shtuar shumë ata që i kanë ngjitur një mbrapashtesë shqiptarizuese mbiemrit të ambasadores. Ata e vërejnë pozicionin e saj të dezekulibruar, qëndrimin që mbajti për marrëveshjen e 5 qershorit, heshtjen për teatrin, deklaratën qesharake për raportin e OSBE- ODIHR dhe propagandën bajate për drejtësinë tashmë të kapur.

Ata e dallojnë se dikush po kërkon ti hedhë hi syve, duke i detyruar të besojnë se problemi më i madh i këtij vendi është një plak që denoncon nga Facebook, ndërkohë që raportet e departamentit të shtetit na paraqesin një shtet me korrupsion galopant dhe që mbetet vend origjine për trafikun e narkotikëve.

E pra, sa do të këmbëngulë Yuri Kim, Sali Berisha nuk bëhet dot më e keqja që ajo na përshkruan. Dhe këtu çështja nuk është tek fati personal i liderit historik të PD. Ai e meriton atë që po i ndodh. Por ama shqiptarët nuk e meritojnë propagandën debile që del nga goja e ambasadores në formë shantazhi për opozitën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

40 njollat e Rakip Sulit me tendera/ Njerëzit me të cilët po ndan paratë e Bashkisë së Kamzës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nga Adriatik Doçi 

Bashkia e Kamzës, nën drejtimin e Rakip Sulit, ka finalizuar mbi 300 tendera me vlerë dhjetëra milionë euro, nga të cilët 40 tendera me njollë ose flamur të kuq.

Një tender me njollë është formalisht i ligjshëm, por identifikohet si i tillë për shkak të paracaktimit të fituesit në tavolinë, përmes mungesës së garës, mungesës së konkurrencës ose përjashtimit në bllok të të gjitha kompanive të tjera me ofertë më të ulët, përveç kompanisë së paracaktuar.

Kjo nuk e përjashton kurrsesi mundësinë që edhe tenderat e tjerë të zakonshëm të mos jenë korruptivë.

Simptoma e çdo tenderi me njollë është diferenca e papërfillshme mes fondit limit dhe ofertës fituese. Kjo është arsyeja se pse tenderat me njollë mbartin risk të lartë për klientelizëm dhe korrupsion. Madje vetë Edi Rama, disa ditë më parë, ndërhyrjet në tendera i konsideroi si ‘tradhtinë më të madhe’.

Komisioni i Prokurimit Publik, që është gjykata e tenderave në Shqipëri, e ka përfshirë Bashkinë e Kamzës në ‘listën e zezë’ të 10 institucioneve publike me më shumë ankesa ndaj procedurave tenderuese.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, nisur nga sinjalizimet për abuzime të mundshme, ka zbarkuar me një grup auditi në Bashkinë e Kamzës, duke sekuestruar dosjet e tenderave.

Numri i tenderave me njollë i Bashkisë së Kamzës është shumë më i lartë se sa mesatarja vjetore e tenderave të tillë në 61 bashkitë e vendit.

Bashkia e Kamzës ka shfaqur gjithashtu tendenca të shmangies së transparencës rreth veprimtarisë së saj, tendenca ‘bunkerizimi’ dhe veprimi në errësirë.

Tenderat me flamur të kuq dhe përfituesit

Ndërtim i rrugës ‘Azem Galica’. Fondi limit 58 210 648 lekë. Oferta fituese 56 666 666 lekë. Përfituese Fatime Pali me kompaninë ‘Sireta 2F’, kompani e skeduar për korrupsion, si dhe Bujar Murati me kompaninë Euro-Alb, i arrestuar nga SPAK për korrupsion. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Tenderi për ndërtimin e fundit të rrugës Kosova. Fondi limit 8 566 080 lekë, oferta fituese 8 422 316 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim të rrugëve “Gasper Suma” dhe “Fran Ivanaj”. Fondi limit 1 742 910 lekë. Oferta fituese 1 715 464 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Blerje tubash, fondi limit 5 278 580 lekë. Oferta fituese 5,240,100 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Blerje materiale për kanalet e ujerave të zeza. Fondi limit 5 000 000 lekë. Oferta fituese 4 985 100 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim i rrugës Bathore 5. Fondi limit 13 487 956 lekë. Oferta fituese 13 398 300 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Kanalizime në Valias. Fondi limit 1 305 913 lekë. Oferta fituese 1 290 850 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim i rrugës “Gjergj Fishta”. Fondi limit 8 518 739 lekë. Oferta fituese 8 391 000 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Vendosje depozita kolektive uji për furnizimin me ujë. Fondi limit 13 000 000 lekë. Oferta fituese 12 955 600 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Vendosje depozita në Paskuqan. Fondi limit 14 000 000 lekë. Oferta fituese 13 936 120 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Blerje kuti metalike për matësa uji. Fondi limit 3 160 000 lekë. Oferta fituese 3 096 000 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Rikonstruksion rruge. Fondi limit 4 499 438 lekë. Oferta fituese 4 477 250 lekë. Përfitues Rasim Daci me kompaninë ‘Eglant’. Mungesë konkurrence.

Dezifektim ambientesh, fondi limit 4 275 000 lekë. Oferta fituese 4 200 000 lekë. Përfitues
Flutura Nuredini dhe Marco Genicco me kompaninë NRG. Tenderi pa garë, me negocim pa njoftim.

Blerje pemë dekorative, fondi limit 16 666 667 lekë. Oferta fituese 15 994 856 lekë. Përfitues Fadil Shahini me kompaninë ‘Gjelbërimi 2000’. Mungesë konkurrence.

Linjë kanalizimi në Valias, fondi limit 2 487 835 lekë, oferta fituese 2 355 490 lekë. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit. Përfitues Ramazan Kalia me kompaninë ‘Liqeni VII’. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.



Blerje ushqime për familje të varfra. Fondi limit 2 000 000 lekë. Oferta fituese 1 999 350 lekë. Përfitues Elona Ndrecaj dhe Mark Nika. Me negocim, pa njoftim.

LEXO EDHE:  “Ju s’jeni opozitë”/ Rama tallet keq me Metën, Bashën, Kryemadhin e Berishën: Çetë e çakërdisur

LEXO EDHE:  “Ju s'jeni opozitë”/ Rama tallet keq me Metën, Bashën, Kryemadhin e Berishën: Çetë e çakërdisur

Blerje ushqime për familje të varfra. Fondi limit 3 000 000 lekë. Oferta fituese 2 999 700 lekë. Përfitues Elona Ndrecaj dhe Mark Nika. Me negocim, pa njoftim.

Blerje pllaka varresh. Fondi limit 2 120 400 lekë. Oferta fituese 2 070 280 lekë. Përfituese Fidije Nërguti. Mungesë konkurrence.

Blerje pllaka varresh. Fondi limit 377 48. Oferta fituese 370 037 lekë. Përfituese Fidije Nërguti. Me negocim, pa njoftim.

Ndërtim rruge në Paskuqan, fondi limit 10 977 123 lekë. Oferta fituese 10 889 816 lekë. Përfitues Agim Kola me kompaninë ‘COMPANY RIVIERA 2008’. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Blerje tonerash. Fondi limit 1 200 000 lekë. Oferta fituese 1 197 880 lekë. Përfitues Fatos Cullhaj. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Blerje kompjutera. Fondi limit 3 848 549 lekë. Oferta fituese 3 797 000 lekë. Përfitues Lush Osmani, me kompaninë ‘Shpresa-Al”. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Ndërtim i rrugëve ‘Hasan Zylfia’ dhe ‘Sali Vranishti’. Fondi limit 25 009 513 lekë. Oferta fituese 24 959 550 lekë. Përfitues Ded Malutaj me anë të kompanisë ‘Junik’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim i rrugës Nik Ndreka. Fondi limit 21 587 242 lekë. Oferta fituese 20 936 506 lekë. Përfitues Sokol Çupi, Ilir Çupi, Hyqmet Valteri, Esat Valteri, Albert Valteri dhe Kujtim Valteri me anë të kompanisë ‘Everest. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Ndërtim i rrugëve ‘Deja’, ‘Bilal Xhaferri’ dhe ‘Bishanaku’. Fondi limit 42 752 861 lekë. Oferta fituese 42 495 187. Përfitues Yzedin Bozhaj me kompaninë ‘Shëndelli’. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Ndërtim rrugësh “Klenje”, Fajza” dhe”Gryke Çaje”. Fondi limit 22 040 873 lekë. Oferta fituese 22 040 873 lekë. Pëfitues Desart Kalaja dhe Lulzim Qefalia me anë të kompanisë ‘Djati Park’ skeduar për abuzime. Mungesë konkurrence.

Rikonstruksion i rrugës “Berisha”. Fondi limit 39 379 764 lekë. Oferta fituese 37 808 500 lekë. Përfitues Xhavit Ismaili, me anë të kompanisë ‘ALBA KONSTRUKSION’. Mungesë konkurrence.

Blerje mjete pastrimi. Fondi limit 3 650 000 lekë. Oferta fituese 3 595 000 lekë. Valdete Sulejmani me kompaninë “Klea & Lois”, ish kompania e Neshat Fanës. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Ndërtim i rrugës “Fahri Ramadani”. Fondi limit 17 526 038 lekë. Oferta fituese 17 173 140 lekë. Përfitues Skënder Kacdedja me kompaninë ‘Kacdedja’. Mungesë konkurrence.

Përforcim banesash ekzistuese. Fondi limit 15 239 080 lekë. Oferta fituese 12 832 810 lekë. Përfitues Skënder Kacdedja me kompaninë ‘Kacdedja’. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Rehabilitim i digës së rezervuarit Paskuqan. Fondi limit 43 718 333 lekë. Oferta fituese 43 387 899 lekë. Përfitues Arben Çela me kompaninë Udha si dhe Artan Sako / Dritan Troksi me ‘2T’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim i rrugës së Laknasit. Fondi limit 31 163 251 lekë. Oferta fituese 30,718,002 lekë. Përfitues Arben Çela me kompaninë Udha si dhe Artan Sako / Dritan Troksi me ‘2T’. Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Ndërtim Rruga e Çekejve. Fondi limit 9 685 729. Oferta fituese 9 624 580 lekë. Përfitues Arben Çela me kompaninë Udha. Mungesë konkurrence.

Mbikëqyrje e punimeve të ujësjellësit Valias i Ri. Fondi limit 5 089 982 lekë. Oferta fituese 4 453 734 lekë. Përfitues Devid Dedja dhe Kristina Çakalli me anë të kompanisë ‘CIVIL CONS’. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Mbikëqyrje e punimeve për zëvendësim tubacionesh. Fondi limit 4 977 579 lekë. Oferta fituese lekë 4 355 382 lekë. Përfitues Mehmet Hasalami me kompaninë ‘INSTITUTI DEKLIADA – ALB’.

Mjete pune më qira. Fondi limit 3 590 000 lekë. Oferta fituese 3 550 000 lekë. Përfitues Elvin dhe Fatmir Miha. Mungesë konkurrence.

Blerje materiale të llojeve të ndryshme. Fondi limit 50 855 489 lekë. Oferta fituese 50 714 310 lekë. Përfitues Bukurosh Koçi me anë të kompanisë ‘2AF ALBANIA GROUP’. Mungesë konkurrence.

Ndërtim i rrugës ‘2 Prilli’. Fondi limit 1 502 858 lekë. Oferta fituese 1 481 200 lekë. Përfitues Alfons, Edmond dhe Shaban Bitri me anë të kompanisë ‘ALMO KONSTRUKSION’. Skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Blerje makine MZSH. Fondi limit 12 583 333 lekë. Oferta fituese 12 460 000 lekë. Përfitues Elona Rami përmes kompanisë ‘R & R GROUP’./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Hoxha/ Republika kryeministrore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

De jure, sipas Kushtetutës, Shqipëria është republike parlamentare. Ky model, fiksuar ne Kushtetutën e 1998 presupozon një parlament pluralist dhe një qeveri, si rregull koalicioni, qe qeveris përmes një organi kolegjial, quajtur jo pa qellim “Këshilli i Ministrave”.

I njëjti model normativ ishte edhe ne paketën pararendëse te ligjeve kushtetuese te 1991 e mbeti i këtillë edhe pas ndryshimeve kushtetuese te 2008 ndonëse këto te fundit, përmes modelit zgjedhor, fuqizuan kryetarin e partisë, njëherazi Kryeministër.

De facto, gjate gjithë tranzicionit, përveç disa momenteve specifike, Shqipëria ka qene ose republike presidenciale ose republike kryeministrore, ne thelb e njëjta gje.

Demokracia nisi si republike presidenciale me presidentin e pare Ramiz Aline. Pas një qeverie konsensuale e mirefilltazi kolegjiale ne periudhën qershor 1991 – mars 1992, ne prill 1992 vendi u rikthye ne modelin presidencial me president Sali Berishën qe drejtoi me dore te forte edhe qeverinë edhe partine edhe drejtësinë, duke patur një supermazhorance parlamentare te bindur ndaj tij.

Pas një tjetër qeverie jetëshkurtër PD-PS drejtuar nga Bashkim Fino, ne shtator 1997 vendi kaloi ne modelin e qeverise kryeministrore me kryeministër Fatos Nanon qe, edhe pse mjaft me tolerant ne natyre e formim, nuk ndryshoi thelbin e modelit faktik te kryeministrit autoritar, njëherazi kryetar partie, për te cilin kolegjialiteti i Këshillit te Ministrave ishte sa butafori aq edhe bezdi.

Me te njëjtin model vijuan edhe dy delfinët e rinj socialiste, Pandeli Majko dhe Ilir Meta, e qe ne fakt, e rriten edhe me shume forcën kryeministrore te cilën e përdoren edhe ne shërbim te marrjes se drejtimit te partisë se vet, ndonëse pa sukses.

Rikthimi i Fatos Nanos ne Kryeministri ne qershor 2002 e forcoi me tej natyrën kryeministrore të qeverisjes ndërsa riardhja e Sali Berishës ne pushtet ne shtator 2005, si kryeministër tashmë, vulosi përfundimisht modelin de facto te republikës kryeministrore.

Ky model nuk u dobësua as pse ne 2009-2013 Sali Berishës iu desh domosdoshmërisht te bashkëqeveriste me Ilir Metën e dobësuar politikisht as pse ne 2013-2017 Edi Rames, aq me shume iu desh te bashkëqeveriste me Ilir Metën e fuqizuar ndërkohe.

LEXO EDHE:  Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës/ Mesazhi i koduar i ambasadores

LEXO EDHE:  Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës/ Mesazhi i koduar i ambasadores



Ne 2017-2021, e ne këtë mandat te ri 2021-2025, duke patur një mazhorance solide parlamentare dhe njëpartiake Edi Rama e çoi e do ta çoje ne ekstrem modelin faktik te republikës kryeministrore. Aq shume e injoron ai kolegjialitetin e Këshillit te Ministrave sa nuk begenis as te drejtoje mbledhjet e as te firmose vendimet, mbi 90% te te cilave i ka firmosur e pritet ti firmose zëvendësi.

Afërmendsh qe nuk është problem modeli ne vetvete por mospërputhja de facto me de jure.

Modeli normativ kushtetues i republikës parlamentare ndërtohet mbi balancat dhe kontrollet mes tre pushteteve – legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor – te përshtatshëm për këtë model. De jure kemi balance e kontroll.

Por, ne kushtet e republikës de facto kryeministrore, këto balanca e kontrolle, ndërtuar për tjetër gjë, humbasin efikasitetin duke i hapur rruge një Kryeministri gjithnjë e me te forte e te papërmbajtshëm.

Ndërkaq, duket se shoqëria shqiptare e pranon – shume ndoshta edhe e pëlqejnë –  modelin kryeministror te republikës.  Edhe vete partitë politike janë bere gjithnjë e me shume parti te kryetareve, njëherazi kryeministër apo kandidat i padiskutueshëm për kryeministër. Përpjekjet për demokratizimin e partive e, përmes tyre te qeverisjes, kane dështuar.

Ndaj, s’ka pse te mos provohet rruga tjetër, te përshtatet Kushtetuta për te normuar edhe te jure një model faktik e shoqërisht te pëlqyeshëm qeverisës – republikën kryeministrore – por duke rindërtuar te gjithë shtetin gjithashtu me mekanizma te përshtatshëm kontrolli e balance ne mënyrë qe Kryeministri te jete drejtpërdrejt i zgjedhur dhe i plotfuqishëm vetëm ne sferën e pushtetit ekzekutiv qendror, i mire balancuar nga një pushtet legjislativ me cikël politik te ndryshëm nga ai kryeministror, (ndoshta me mire mazhoritar ose me lista te hapura) dhe nje pushtet gjyqësor qe, me mire se nga parlamenti le te formësohet gjithashtu me vote te drejtpërdrejtë, ne mos i teri te paktën organet qeverisëse te tij.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Hasan Bello/ Pse e eleminoi Sigurimi i Shtetit shkrimtarin Bilal Xhaferri?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Bilal Xhaferri është nga të pakët figura, publicistika e të cilit, për regjimin komunist u kthye në një makth. Arratisja e tij në 1969 drejt Greqisë për t`u vendosur më pas në SHBA, ndiqej me kujdes nga agjentët dhe diplomatët e kohës. Kjo jo vetëm për shkak të talentit, por edhe të artikujve kritik që ai do të botoi në gazetën “Dielli” dhe 39 numrat e revistës “Krahu i shqiponjës”, në gjuhën shqipe dhe angleze.

Në qershor të 1978 në një shkrim të Bilal Xhaferit në gazetën “Dielli”, ndër të tjera thuhet se: “Shqiptarët në Shqipëri janë të shtypur prandaj “Vatra” në radhë të parë duhet të bëjë detyrën dhe të luftojë për vëllezërit e shtypur në Shqipëri dhe për më tepër që janë të robëruar nga të huajt”. Më poshtë vazhdon: “Të organizojmë e dalim përpara me demonstrata masive për të treguar padrejtësitë që na bëhen, të organizojmë përfaqësira për të bërë protesta të vazhdueshme pranë atyre që kanë në dorë fatet e botës”. “Vatra”, – përfundon ai, – këtë duhet ta bëjë më mirë se kushdo tjetër”. Ky dhe të tjerë artikuj lidhur me masat shtypëse brenda vendit dhe politikën e jashtme krejtësisht të gabuar të shtetit shqiptar, bëri që për drejtuesit e kohës Bilal Xhaferri të konsiderohej një zë i fuqishëm, i pakompromentueshëm dhe tejmase problematik. Prandaj drejtuesit e shtetit komunist dhe Sigurimit të Shtetit morën të gjitha masat, fillimisht për ta izoluar nga pjesa tjetër e shoqatave, organizatave dhe partive politike të emigracionit politik shqiptar. Kjo konstatohet dhe nga angazhimi që, sipas dokumetacionit, Sigurimi i Shtetit mori në kuvendin e organizatës patriotike të shqiptarëve të SHBA-së, “Vatra”, i cili do të mbahej në shtator të 1985. Sipas planit operativ, Bilal Xhaferri duhej të pengohej me të gjitha format për tu zgjedhur si editor i gazetës “Dielli”.

LEXO EDHE:  Ankimimet e PD për zgjedhjet/ Yuri Kim thirrje autoriteteve: Merrini me seriozitet

LEXO EDHE:  Ankimimet e PD për zgjedhjet/ Yuri Kim thirrje autoriteteve: Merrini me seriozitet

Por megjith makinacionet dhe intrigat e tyre, Bilal Xhaferri nuk heshti. Ai vijoi të shkruante dhe fliste kundër regjimit. Për këtë arsye, më 14 tetor 1986, ai vdiq në Çikago, në rrethana misterioze pas një operacioni në tru. Në raportin e spitalit shkruhej se Bilali ishte gjendur i vdekur, të gjitha aparatet që e kontrollonin dhe e mbanin gjallë ishin të hequra. Ndërsa plaga e operacionit i kullonte gjak. A ishte Bilali në gjendje të kryente këto veprime? Apo të gjitha këto ndodhën me “ndihmën” e dikujt?

***

“Dhe rrugëve të atdheut



Si kukuvajka nën hënë,

Leh dhe ulërin “Gazi” 69”

B.Xhaferri

LEXO TE PLOTE