Connect with Us

Myrto Uzuni është sot futbollisti më i shtrenjtë në kampionatin hungarez

Sport

Myrto Uzuni është sot futbollisti më i shtrenjtë në kampionatin hungarez

Publikuar

-

Myrto Uzuni po kalon padyshim periudhën më të bukur të karrierës s tij, teksa ka arritur të fitojë titullin e parë kampion në kampionatin hungarez. Por për të mberritur deri në këtë pikë është dashur një rrugë e gjatë dhe e vështirë, e cila nis që në ligat e ulta të futbollit shqiptar.

Nga Tomorri te Apolonia, e më pas Laçi sulmuesi shqiptar i hedh hapat një e nga në karrierën e tij, ndërsa tashmë shijon momentin më të bukur në përvojën e tij në futboll.

Futbollisti 26-vjeçar kryeson listën e lojtarëve më të shtrenjtë të kampionatit të Hungarisë. Kartoni i tij mban vlerën 3 milionë euro, nga 1.8 që mbante një vit më parë, më shumë se kushdo tjetër në elitën hungareze. “Trasfermarkt” e rendit Uzunin si lojtarin më të shrenjtë të kampionatit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

VIDEO/ I mjaftojnë 41 minuta në fushë, ish-sulmuesi i Kukësit shpëton skuadrën nga humbja

Publikuar

-

Nga

Patrick Friday Eze e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Ish-sulmuesi i Kukësit u largua gjatë merkatos së verës nga kampionati shqiptar dhe u transferua te Al Ahli në kampionatin e Katarit.

Ditën e djeshme, Eze bëri debutimin në javën e 3-të të kampionatit, ndërsa u aktivizua në minutën e 46-të të pjesës së dytë ndaj Umm Salai në transfertë.



Vendasit shënuan golin e parë që në minutën e 3-të me Hussein dhe ishin pranë fitores pasi Ah Ahli ngeli me 10 lojtarë që nga minuta e 63-të. Eze ishte protagonist në këtë ndeshje pasi I mjaftuan 41 minuta për të gjetur golin e parë të sezonit.

Në minutën e 87-të, sulmuesi nigerian gjuan saktë me kokë brenda zonës dhe e dërgon topin në rrjetë duke shpëtuar nga humbja Al Ahli. Një nisje perfekte për 28-vjeçarin që sezonin e kaluar spikati me Kukësin në Superligë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Gol i anulluar dhe penallti e humbur, fati i keq ndjek Armando Brojën

Publikuar

-

Nga

Armando Broja ka luajtur sot për herë të parë 90 minuta të plota me ekipin e Southampton-it. Këta të fundit janë përballur me Sheffield United në raundin e 3-të të EFL Cup. Koha e rregullt është mbyllur me shifrat 2-2, ndërsa fituesi është përcaktuar nga ruleta ruse e penalltive.

Fati i keq e ka përndjekur Brojën në këtë sfidë, teksa nuk ka mundur të shënojë në portën kundërshtare. Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në minutën e 50, por gjyqtari i mohon festën për pozicion jashtë loje. Gjithashtu talenti 20-vjeçar humbi penalltinë e tij në fund, por kjo nuk ka ndikuar te skuadra e Southampton-it, e cila ka siguruar biletën për në fazën tjetër.



VIDEO: https://tiger.cdnja.co/v/wk/wkr5b.mp4?secure=ajy4uKgeCqBq8jWUsNTWOQ&expires=1632299400

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ronaldo ishte pranë transferimit te Atletico Madridi, ja pse dështoi marrëveshja

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo la Juventusin në verë për t’u kthyer në Mançester te Junajtidi, ku i ka bërë një nisje të shkëlqyer aventurës së tij të dytë në “Old Trafford”. Gjithsesi përpara se të shkonte te Junajtidi, e ardhmja e tij mund të kishte qenë në Spanjë, por me një ndryshim, në verë ai mund të kishte veshur fanellën e Atletikos së Madridit.

Lajmin e ka bërë me dije tabloidi anglez “The Sun”, që nënvizon se menaxheri i lojtarit Zhorzh Mendesh ia pat ofruar yllin portugez disa klubeve në Europë. Dhe më i favorizuari dukej Atletiko e Diego Simeones.  Por, gjithnjë siç bën me dije “The Sun”, ka qenë vetë klubi kampion në Spanjë që ka refuzuar të firmosë me Kristianon duke parë të kaluarën e tij te Reali.



Dhe në fund Atletiko vendosi të shkojë për Grizmanin e jo të ndiqte Ronaldon. Sipas “Cadena SER”, Mendeshi ka kontaktuar drejtpërdrejt me drejtuesit e Atletikos duke i kërkuar nëse ishin të interesuar për Kristiano Ronaldon. Por refuzimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.

Ka qenë pikërisht e shkuara e tij me Realin e Madridit shtysa kryesore për drejtuesit e Atletikos për të refuzuar firmën me portugezin. Në këtë mënyrë në fund të merkatos së verës Ronaldo u transferua te Junajtidi.

LEXO TE PLOTE