Connect with Us

Maqedonia e V. mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Kosova & Rajoni

Maqedonia e V. mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Publikuar

-

Maqedonia e V. mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe priten edhe mutacione të reja të virusit.

Filipçe tha se po shqyrtohet të gjitha mundësitë përfshirë edhe atë që vaksina të bëhet sezonale, ndërsa paralajmëroi edhe masa kufizuese për ata që nuk janë të vaksinuar.

“Priten mutacione të reja në koronavirus, kështu që një nga skenarët e mundshëm, është që qytetarët të marrin një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID dhe gjithashtu mundësia që ajo të bëhet sezonale. Ne do të diskutojmë masat e mundshme kufizuese, duke synuar së pari ata që nuk janë vaksinuar, sepse nuk ka nevojë të vendosim rrezik shtesë njerëzit që janë vaksinuar, duke e ditur se kjo është mënyra e vetme që ne të funksionojmë dhe të kthejmë jetën tonë në gjendjen normale”, tha Filipçe.

Masa kufizuese për të pavaksinuarit në Maqedoninë e Veriut

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar mbi 530 mijë persona apo rreth 25 për qind e popullatës, prej tyre më shumë 380 mijë apo rreth 18 për qind me dy doza të vaksinës.

Ministri Filipçe nuk e ka përjashtuar mundësinë që nga shtatori apo tetori të miratohet masa shtrënguese, para se gjithash për personat që refuzojnë vaksinimin. Masat përfshijnë ndalimin e lëvizjes së tyre në ambiente të mbyllura si dhe në manifestimet të ndryshme kulturore e sportive.

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve me Covid në Francë/ Kryeministri paralajmëron një “lockdown” të ri

Nga procesi i vaksinimit varet edhe nisja e vitit shkollor. Ministria e Arsimit ka në plan tri opsione për fillimin e vitit shkollor: kthimin e nxënësve në shkolla, mësimin online si dhe mësimin e kombinuar – me prani fizike dhe mësim nga distanca.

Të shtunën Maqedonia e Veriut ka regjistruar 81 raste të reja me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e rasteve aktive në 525 persona në gjithë vendin. Numri i viktimave ka arritur në 5.493.

Sipas ministrit Filipçe, edhe pse numri i pacientëve të diagnostikuar është shtuar ditët e fundit, situata epidemiologjike është mjaft e qetë dhe spitalet po funksionojnë pa presion.

“Nuk ka presion mbi spitalet, as në ambulanca, ku ka një indikacion nëse një pacient është për t’u pranuar apo jo. Rreth 15 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive. Ne po e ndjekim situatën nga afër, edhe pse tani është mjaft e qetë, është e mundur që tendenca e rritjes së infektimeve të vazhdojë”, tha ai./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

489 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 28 persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 489 raste të reja të prekur nga Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.



LEXO EDHE:  Kush janë 16 shtetet që kanë nisur të përdorin kartën digjitale COVID për të udhëtuar në BE

LEXO EDHE:  Kush janë 16 shtetet që kanë nisur të përdorin kartën digjitale COVID për të udhëtuar në BE

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Protestat në Malin e Zi në fokusin e shtypit gjerman

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Në Malin e Zi demonstruesit u përpoqën të pengonin ceremoninë e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse. Protestat ku pati mjaft të lënduar gjejnë jehonë edhe në shtypin gjerman.

Gazeta gjermanishfolëse zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Mal të Zi me artikullin “Mali i Zi grindet për rolin e kishës”.

“Jo temjani i ceremonisë kishtare, por gazi lotsjellës dhe tymi i zi i gomave të djegura do të mbeten në kujtesë nga ngjitja në detyrë e metropolitit Joanikije në Cetinje”, shkruan NZZ.

Situata u shkallëzua të dielën, ku pati skena përleshjesh mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. NZZ thekson, se shugurimi i metropolitit të Malit të Zi u shndërrua gjithnjë e më shumë në një çështje politike javët e fundit, e kjo ka të bëjë me marrëdhënien e komplikuar me Serbinë dhe sidomos me situatën e brendshme në vend.

“Lidhjet mes Podgoricës dhe Beogradit janë tradicionalisht të ngushta. Vetëm në vitin 2006 Mali i Zi doli nga federata e përbashkët. Që atëherë krahu politik i presidentit afatgjatë, Milo Gjukanoviç është përpjekur për distancim.

Në anën e politikës së jashtme kjo reflektohej në lidhjen me perëndimin, brenda vendit në përpjekjet për forcimin e identitetit kombëtar. Këtu bëjnë pjesë edhe përpjekjet për të spostuar Kishën Ortodokse Serbe, besimin e së cilës e ka shumica e popullsisë, dhe ngritjen e një kishe kombëtare.” NZZ analizon, se Mali i Zi ka tani një metropolit të ri, por përçarjet në vend janë bërë më të thella, se kurrë më parë.



Kurse gazeta gjermane, “taz” tageszeitung në një opinion të gazetarit Erich Rathfelder me titullin “Pretendim sundues serb”, shkruan, se nëse Kisha Ortodokse serbe kërkon të dalë sërish politikisht në ballë, kjo të sjell kujtime jo të mira të viteve 90-të.

LEXO EDHE:  BE: Mediat ruse, kineze mbjellim mosbesim te vaksinat perëndimore

LEXO EDHE:  Nga 1 Korriku, ndryshon sërish ora policore/ Ja masat e reja që hyjnë në fuqi

Atëkohë ishte projekti i Serbisë së Madhe, që çoi në luftërat në Kroaci dhe Bosnje, sot është projekti, “Srpski Svet”, që do të thotë bashkim i “botës serbe”. “Kisha Ortodoske Serbe në Beograd sundon deri më tani në pjesën serbe të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, në pjesë të Kosovës dhe kërkon tani të sundojë edhe në Mal të zi.

Për shkak se në Serbi tradicionalisht, politika bindet ndaj fesë, politikisht kjo do të thotë, edhe në plan afatgjatë, që këto rajone të bashkohen në një shtet. “Bota Serbe” nuk është vetëm një ide shpirtërore-kulturore, siç paraqitet me dëshirë, por mban brenda edhe pretendimin për sundim. Ky pretendim u bë i qartë në mënyrë brutale tani në Mal të Zi.”

Kurse gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan, se refuzimi masiv i ceremonisë, bazohet në atë, se kryeqyteti historik Cetinje konsiderohet djep i idesë së pavarësisë malazeze.

“Realizimi i ceremonisë së shugurimit të Joanikijes me dhunë policie do ta thellojë edhe më shumë përçarjen në vend, sipas analistëve. Presidenti vendit, Milo Gjukanoviç, që në vitin 2006 përmes një referendumi e çoi vendin drejt pavarësisë, sipas të dhënave të veta në kohën e trazirave ndodhej në Cetinje, dhe fajësohet nga Kisha Ortodokse-Serbe se ka nxitur trazirat.”/DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Autori precedent i 133 veprave penale”/ Detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçares, dëshmia tronditëse e babait

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajoni

Detaje të reja kanë dal nga vrasje e Marigona Osmanit, 18-vjeçares në Ferizaj e cila u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.

Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi zbuloi në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa.

Ndërkohë, gazetarja Bora Shahini ka zbuluar bisedën që ka bërë me të atin e Marigonës, duke u shprehur se dyshja ishin njohur përmes rrjeteve sociale.



Sipas babait, më vonë, ata kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale.

LEXO EDHE:  Nga 1 Korriku, ndryshon sërish ora policore/ Ja masat e reja që hyjnë në fuqi

LEXO EDHE:  Nga 1 Korriku, ndryshon sërish ora policore/ Ja masat e reja që hyjnë në fuqi

Gazetarja ka theksuar se i ati ka deklaruar se 18-vjeçarja kërcënohej dhe kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht nëse janë mirë apo i kishte ndodhur diçka.

Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej Marigonës”, tha Shahini.

LEXO TE PLOTE