LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lokali hapur pas orës policore/ Gjobitet me 1 milion lekë subjekti në Sarandë

31 Korrik 2021, 14:20, Aktualitet CNA
Lokali hapur pas orës policore/ Gjobitet me 1 milion lekë subjekti

Një subjekt në Sarandë është gjobitur pasi ka vijuar aktivitetin dhe muzikën pas orës policore.

Pronari ka kundërshtuar me dhunë policët, ndërsa është gjobitur me 1 milion lekë.  Ai është proceduar penalisht nga Policia.

NJOFTIMI NGA POLICIA

DVP Vlorë

U konstatua duke ushtruar aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet  me masë administrative, pronari i një subjekti.

Në pranga edhe dy shtetas, për vepra te ndryshme penale.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, rreth orës 00:30, të datës 31.07.2021, kanë konstatuar një subjekt, në rrugën e Butrintit, Sarandë, i cili ushtronte aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Ndaj këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin D. K., 37 vjeç, (pronari i subjetit) për veprën penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ, për konstatimin e shkeljes në këtë subjekt, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, shërbimet e Policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga