Connect with Us

Kreu i LRE Galdini: Liderë autokratë dhe të korruptuar e shndërrojnë Open Balkan në dosje të mbyllur

Politikë

Kreu i LRE Galdini: Liderë autokratë dhe të korruptuar e shndërrojnë Open Balkan në dosje të mbyllur

Publikuar

-

Kreu i LRE,  Arian Galdini ka deklaruar, se asnjë projekt Rajonal nuk mund të sjellë as paqe e as stabilitet, as zhvillim e as të mira për popujt e Ballkanit, nëse vjen si rezultat i marrëveshjeve të tipit, Quick Fix.

Ne Lëvizja e Re, mendojmë e besojmë se asnjë projekt Rajonal nuk mund të sjellë as paqe e as stabilitet, as zhvillim e as të mira për popujt e Ballkanit, nëse vjen si rezultat i marrëveshjeve të tipit, Quick Fix (Zgjidhje nën Ngut).

 Sidomos kur aktorët dhe faktorët nismëtarë e zbatues të këtyre nismave janë Liderë Autokratë dhe të Korruptuar të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ai.

LRE beson se fakti që Nisma Open Balkan, jetësohet dhe shpallet nga gjysma e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e rrëzon vetë qëllimin e saj për gjithëpërfshirje, paqe e stabilitet në Rajon.

Paqja nuk vjen nga nismat e faktit të kryer e sidomos kur fakti i kryer firmoset e nënshkruhet nga liderë autokratë dhe të korruptuar.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Edi shkon në Hollywood!

Nxitimi i Rama – Vuçiç – Zaev për ta imponuar nismën Open Balkan, pa ushtruar durimin dhe të gjithë instrumentat e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes së 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, cënon thelbësisht vetëm qëllimin e nismës.

Liderë Autokratë dhe të Korruptuar nuk mund të jenë kurrë ndërtues paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi të qëndrueshëm. Me liderë autokratë e të korruptuar Open Balkan khehet në Closed File (Dosje e Mbyllur).

 Qeveria shqiptare ka detyrim transparencën ndaj publikut shqiptar dhe përkrah saj edhe transparencën ndërshqiptare.  Shqipëria nuk mund të shkojë në asnjë nismë Rajonale, ku Kosova konsiderohet si një vend që nëse do vjen, nëse jo, e ka gabim.

 Kosova dhe Shqipëria janë e duhet të jenë domosdoshmërisht marrëveshja e parë dhe në çdo nismë o shkojnë bashkë o shkojnë bashkë”, deklaron më tej Galdini./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Bylykbashi: Nëse nuk do hynte në lojë, PD do kthehej në një dyqan 2 me 2 me Bashën brenda”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Oerd Bylykbashi është një nga deputetët e PD, që ka dalë hapur kundër vendimeve personale të kryetarit, Lulzim Basha dhe në krah të lëvizjes së ish kryeministrit, Sali Berisha për bashkimin dhe ringritjen e PD.

I ftuar në emisionin Opinion, Bylykbashi thotë se nëse nuk do të kishte një lëvizje të tillë, PD do të rikthehej në një dyqan 2 me 2 dhe një qepen me logon e partisë me Bashën brenda.

Më tej Bylykbashi tregon se prej vitesh në organizimin e partisë ka një koncept toksik.



Sipas Bylykbashit me largimet në PD, kjo parti do të zvogëlohej dhe nuk do të mund të fitojë zgjedhje.

Unë e kam konstatuar situatën, Kam marrë një vendim sepse e shikoj se si është situata, nuk ekzistonte mundësia nëse nuk hynte në lojë Sali Berisha të ngrinte tezën e demokracisë që ne të kishim mundësi të konceptimi idenë e një Kuvendi që mund të rishkruaj statutin që të ndaj pushtetet dhe ti heq pushtet kryetarit të partisë. Do ikja unë dhe kushdo tjetër dhe do kishim një parti që zvogëlohet e do kthehej në një dyqan dy me dy me një qepen me logon e PD dhe me Bashën brenda. Ne tani kemi shansin që të rikthehemi. Në kemi disa vite që kemi një koncept toksik në parti. Ky është një tregus degradues”,tha Bylykbashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Debati Rama-Basha i stisur”/ Bushati: Përfundon me p*rdhunimin që na bën kryeministri

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se debati që u zhvillua ditën e sotme, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha në seancën plenare, ishte shumë i stisur.

I ftuar në “Open”, Bushati ka theksuar ky debat i duket i tillë, “pasi është një film i parë që përfundon me përdhunimin që Rama i bën të tjerëve”.



“Po ta ndaj aq thjeshtë, më ngjan më shumë si debat i i stisur, jo se Basha nuk thoshte gjëra të vërteta dhe Rama i përmbahej gënjeshtrave që ka thënë gjithmonë, më duket një debat i stisur se është një film i parë që përfundon me përdhunimin që Rama na bën ne të tjerëve.

Debati është i stisur, se një opozitë e përçarë e ka shumë të vështirë të përballet me regjimin, dhe ajo që s’më pëlqeu sot është se Basha po i mbivendos debatin parlamentar duke shmang atë partiak, se sot opozita ka nevojë të jetë e bashkuar dhe të ketë kryetar legjitim, prandaj Basha ka një hile sepse këto akuza s’të çojnë gjëkundi pa një opozitë me muskuj të fortë”, ka deklaruar Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi krizë reale në parti”/ Bylykbashi: Siç iku Noka, do të iki dhe unë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti Oerd Bylykbashi është shprehur se kryetari Lulzim Basha ka krijuar modelin që humb në mënyrë të vazhdueshme dhe prodhon vetëm autokracinë brenda në parti.

I ftuar në Opinion, Bylykbashi thotë se Basha merr vendime pa pyetur askënd dhe përlasja me Berishën e ka nxjerrë jashtë modelin e Bashës.

Gjithashtu, deputeti demokrat thekson se njëjtë siç është shkarkuar Flamur Noka, mund të ndodhë edhe me të.



Kemi krizë reale që është kriza e demokracisë në parti. Modeli që ka krijuar Lulzim Basha në këto vite është që ai humbet në mënyrë të vazhdueshme dhe prodhon model gjithmonë dhe më autokratik brenda partisë. Në vitin 2013 në grupin parlamentar bëhej debat dhe i respektueshëm.

Pas asaj që ndodhi në vitin 2017 debati u hesht. Priste grupi parlamentar që Basha të merrte vendimin me aleatët që ti dëgjonte të mbante shënim dhe mos fliste. Mënyra se si i mori ato vendime për listën e 2017 prodhoi atë. Megjithatë i dhamë Bashës përsëri. Mori vendime katastrofike, djegie mandateve, mos hyrje në zgjedhje , prishje të zgjedhjeve dhe ja ku jemi sot.

Ne kemi një Bashë që merr vendime pa pyetur askënd dhe përplasja me Berishën nxori jashtë të gjithë modelin e Bashës. Siç iku Flamur Noka do iki unë, apo një tjetër, vetëm ai nuk ndryshon”,tha Bylykbashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE