Connect with Us

Klubet e Serisë A duan të mbushen stadiumet plot, ndryshe do bojkotojnë

Seria A

Klubet e Serisë A duan të mbushen stadiumet plot, ndryshe do bojkotojnë

Publikuar

-

Kërkesa e të gjitha klubeve të Serisë A është e qartë: “Të rihapen stadiumet me 100 për qind të kapacitetit, ndryshe do të jetë e vështirë t’i shpëtojmë falimentit”. Por ndërkohë ka edhe disa të tjerë si për shembull presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi, i cili kërcënoi duke thënë se me disa homologë dhe miq të tij në krye të klubeve elitare po mendojnë edhe bojkotin e javës së parë të Serisë A, e cila nis të premten 21 gusht dhe kompletohet të hënën me 23 gusht.

“Si ka mundësi që lokaleve dhe restoranteve nuk u vihen kufizime në njerëz dhe mungon distancomi social, ndërsa në stadiume po. Kjo është çmenduri. Nuk po mbijetojmë dot dhe mund të mos e nxjerrë skuadrën në fushë në javën e parë. Nuk po shpallim dot fushatën e abonimeve për biletat, sepse ende nuk e dimë nëse rihapja është 50 për qind apo me normat e tjera bie në 23 për qind. Pastaj, kush do t’i frenojë qoftë edhe 5000 të pranishëm që të ulën sipas kërkesave.

Të vaksinojmë popullsinë dhe të vaksinuarit të hynë në impiantet e hapura totalisht”, ishte kërkesa e Preciozit, në mbledhjen e të hënës së kaluar. Ndërsa sërish këtë të hënë do të mbahet edhe mbledhja decizive, ku tonet nuk pritet të jenë aspak të qeta, me hijen e një bojkoti që ka nisur të bëhet shumë e madhe.

Duke parë të gjithë zërat dhe pakënaqësitë e disa klubeve të Serisë A, të cilat vërtet po vuajnë ekonomikisht dhe ky fakt mund të dëmtojë shumë jo vetëm garën në kampionat, por të ulë edhe vlerën e futbollit italian në peshë ekonomike, ka bërë që edhe Federata Italiane e Futbollit të vihet në lëvizje.

Madje, më shumë sesa një kërkesë, kjo është një klithmë alarmi, me anë të së cilës “FIGC”- ja i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit, Këshillit të Ministrave, dikastereve të Ekonomisë e Financës dhe atyre të Shëndetësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, me anë të së cilës provohet të shpresohet që të jetë shteti që të lëvizë, me ndonjë ndihmë ekonomike apo ndonjë lirshmëri fiskale, duke parë se shumë prej klubeve pa stadiumet e hapura në 100 për qind nuk do t’ia dalin të mbyllin as gjysmën e kampionatit.

Por, duke parë se për normën e hapjes së impianteve në 100 për qind të kapacitetit të tyre nuk ka asnjë shans që të ndodhë, tashmë i duhet edhe shtetit të mendojë për një zgjidhje të mundshme, pasi fundja po flitet për futbollin dhe vendin që u shpall kampion Europe këtë verë, pavarësisht qindra vështirësive.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Interi nuk fal edhe ndaj Fiorentinës, ja rezultatet e mbrëmjes në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Interi ka marrë një fitore të vlefshme në javën e 5-të të Serisë A duke mundur 1-3 Fiorentinën.

Fiorentina kaloi e para në avantazh në minutën e 23-të me Sotil në një pjesë të parë ku violët dominuan totalisht dhe Interi ishte thuajse inekzistent. Në pjesën e dytë, Darmian barazoi për zikaltrit në minutën e 52-të, ndërsa 3 minuta më vonë Xheko përmbysi gjithçka me një goditje me kokë.



Në fundin e ndeshjes, Perisiç hipotekoi fitoren duke shënuar pas një asisti të Galjardinit. Zikaltrit marrin kreun duke kaluar Napolin e cila do të luajë ditën e enjte me Sampdorian.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Atalanta mposhti 2-1 Sasuolon me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Gosens dhe Zapakosta.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Formacionet zyrtare, Interi vetëm për fitore në Firence

Publikuar

-

Nga

Fiorentina dhe Inter përballen me njëra tjetrën në orën 20.45, në kuadër të Serie A. Trajneri i zikaltërve, Inzaghi ka vendosur për formacionin zyrtar. Nga minuta e parë e nisin më të mirët, pasi bëhet fjalë për një takim të rëndësishëm.



Kampionët e Italisë janë në vendin e dytë me 10 pikë. Në krahun tjetër, ekipi vjollcë është në vendin e pestë me 9 pikë. Më poshtë mund të lexoni formacionet zyrtare.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Krisje te Juventusi, portieri kapet me mesfushorin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër krisje brenda skuadrës Së Juventusit ka qenë edhe ajo mes Vojceh Sheznit dhe Adrien Rabiosë ne ndeshjen ndaj Milanit. Fillimisht portieri i ulëriti mesfushorit francez që i lejoi Kalulut ta rifuste në lojë topin që po dilte larg duke i dhuruar një goditje këndi.

Më pas, polaku po i tregonte me forcë edhe pozicionin se ku ai donte që Rabio të qëndronte në zonë, por transalpini nuk e dëgjoi dhe erdhi goli i pësuar nga Rebiçi.



Shezni ishte i tërbuar, por teksa priti fundin e ndeshjes, nervozizmi mes portierit dhe mesfushorit raportohet se vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes. “Corriere della Sera” flet gjithashtu për disa sharje të lëshuara mes të dyve duke konfirmuar tensionin edhe momentin absolutisht jo normal të Juves.

LEXO TE PLOTE