Connect with Us

Kallëzon bashkëjetuesin për dhunë më pas ‘ndërron” mendje/ Gruaja godet me gurë policët

Kronika

Kallëzon bashkëjetuesin për dhunë më pas ‘ndërron” mendje/ Gruaja godet me gurë policët

Publikuar

-

Kallëzon bashkëjetuesin për dhunë më pas ‘ndërron” mendje/ Gruaja godet me gurë policët

Një rast i paprecedentë ka ndodhur me një grua në Pogradec e cila ka kallëzuar bashkëjetuesin për dhunë psikologjike dhe më pas ka kundërshtuar policët.

Fillimisht, ajo pretendonte se ndaj saj ishte ushtruar dhunë dhe policët kanë shoqëruar bashkëjetuesin e saj me inicialet D.Sh.

Në komisariat, E.S, nuk ka pranuar që të ndalohej bashkëjetuesi i saj, madje duke goditur edhe me gurë policët.

Njoftimi policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filloi procedimi penal për veprën “Dhuna në familje” për shtetasin D. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pas kallëzimit të bërë nga bashkëjetuesja e tij shtetasja E. S., e cila pretendonte se D. Sh., në banesë, kishte ushtruar dhunë psikolgjike ndaj saj.

LEXO EDHE:  Foto-video/ Agravon në dhunë protesta në Korçë, ‘blindohet’ qyteti

Në momentin që punonjësit e policisë, kanë kapur dhe shoqëruar bashkëjetuesin e saj, shtetasja E. S., ka qenë duke dalë nga ambientet e Komisariatit dhe u konfliktua me punonjësit e policisë, duke i  kundërshtuar ata, me qëllim që shtetasi D. Sh., të mos ndalohej prej tyre pasi E. S., do ta tërhiqte kallëzimin e saj.

Sqarojmë opinionin publik në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale, se ndaj shtetases E. S., nuk është ushtruar dhunë fizike, por pamjet filmike të videos, përkojnë me momentin kur kjo shtetase kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, për të liruar bashkëjetuesin e saj, duke qëlluar edhe me sende të forta (gurë) ndaj tyre.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Atentati ndaj Hekuran Billës/ Dajë e nip dalin nga qelia

Publikuar

-

Nga

Dy persona të akuzuar për vrajen e Hekuran Billës, janë lënë të lirë.

Gjykata Penale ka vendosur të lirojë ngë qelitë shtetasit Viktor Marku dhe Sebastian Mali.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, masa “Arrest me burg”, është zëvendësuar me masën ‘Arrest shtëpie”.



Kjo zbutje mase është kërkuar nga Prokuroria e Tiranës.

LEXO EDHE:  Izraeli vret komandantin e Hamasit, përshkallëzohet dhuna

LEXO EDHE:  I vendosi tritol farmacisë së babait të Saimir Tahirit/ Arrestohet sërish Vladimir Gjuta

Kujtojmë se Hekuran Billa  u ekzekutua me 11 qershor 2020 në “Komunën e Parisit” në Tiranë.

Viktor Marku dhe Sebastian Mali kanë lidhje familjare pasi janë dajë e nip./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shiste certifikatat e legalizimeve/ SPAK kërkon 3 vite burg për drejtorin e Rilindjes

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

SPAK ka kërkuar 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj.

Ky i fundit u arrestua më 26 janar të këtij viti nga policia e Beratit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pas një hetimi 9 mujor.



SPAK pretendon se ka prova që implikojnë Ervin Nelajn, i cili, në cilësinë e kreut të Kadastrës së Beratit, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolli i policisë “fundos” 52-vjeçarin/ Çfarë iu gjet në banesë

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Një 52-vjeçar me iniciale T.H. është arrestuar nga policia pasi u konstatua duke kultivuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

“Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.   Vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.



LEXO EDHE:  Dhuna ndaj studentëve/ Rama i kosideron zaptues

LEXO EDHE:  Sherr me sende të forta në Pogradec/ 30 vjeçari përfundon në spital

Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë,  i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE