Connect with Us

Humbi rastin flagrant para porte, Bayerni largon sulmuesin

BundesLiga

Humbi rastin flagrant para porte, Bayerni largon sulmuesin

Publikuar

-

Rivalët e Laçit në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Anderlehti ka bërë një goditje të madhe në sulm duke huazuar talentin e Bajern Mynihut, Xhoshua Zirkze. Sezonin e kaluar, Zirkze ishte i huazuar tek Verona në Serinë A, por u rikthye në Mynih sërish. Drejtuesit nuk kërkojnë ta djegin talentin 20 vjeçar, duke e transferuar në një skuadër ku mund të marrë më shumë minuta.

Sipas ‘’Sport1’’, Zirkze ka braktisur grumbullimin me pjesën tjetër të skuadrës dhe në orët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i tij tek skuadra belge. Kohët e fundit, holandezi u bë protagonist pas një rasti të humbur në një miqësore kundër Ajaksit, gjest i cili u cilësua si tallje nga tifozët bavarez duke vërshuar në lumë sharjesh ndaj sulmuesit të talentuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

“Jam si vera”, Lewandowski: Po bëhem më i mirë, mendoj vetëm për Bayernin

Publikuar

-

Nga

Sulmuesit të Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski, iu dorëzua këtë të martë “Këpuca e Artë” e Europës, trofeu prestigjioz individual, i fituar prej tij falë 41 golave të shënuar sezonin e kaluar në Bundesligë.

Edhe pse ka mbushur 33-vjeç, polaku këmbëngul se ka ende shumë për të dhënë në nivelet më të larta dhe se është i përkushtuar për të fituar trofe të tjerë me Bayernin.

“Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër. Në Ligën e Kampionëve mund të garoj me më të mirët e kampionateve të tjera. Jam 100 për qind i fokusuar te Bayerni, nuk mendoj për asgjë tjetër veç ekipit tim”.

“Poli”, siç thirret ndryshe Lewa, ka kontratë me kampionët dhe rekordmenët gjermane deri në vitin 2023, dhe ai nuk po mendon të heqë dorë nga futbolli.



“Mosha është thjesht çështje shifrash. Ndihem shumë mirë, kam vlerat më të mira që kam pasur ndonjëherë. E di se ende mund të luaj në nivelin më të lartë për vitet në vazhdim. Jam si vera e mirë dhe shpresoj të bëhem edhe mi mirë me kalimin e kohës”.

Statistikat e Lewandowskit nuk e shmangin dot krahasimin me dy të mëdhenjtë e futbollit, që janë ende në aktivitet, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Garën e kam gjithmonë me veten time. Ajo që bëjnë ata të dy është diçka që mund të mos përsëritet për një kohë të gjatë. Unë shoh atë që mund të bëj dhe jap. Duhet shumë punë dhe respekt.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Për herë të parë në karrierë, Lewandowski fiton “Këpucën e Artë”

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski fitoi “Këpucën e Artë”, pas 41 golave të shënuar në sezonin e kaluar në Bundesligë.

Polaku ishte golashënuesi më i mirë në 5 ligat kryesore të Europës, teksa asnjë nuk arriti të bëjë më mirë.



33-vjeçari e fiton për herë të parë në karrierë këtë çmim dhe tha se nuk po mendon për një tjetër, sepse sapo ka filluar sezoni.

Ky është çmimi për përpjekjen time dhe të të gjithë ekipit. Nuk po mendoj për një tjetër, sepse ne sapo kemi filluar sezonin dhe nuk po luaj për këto çmime”, u shpreh Lewandowski.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Shifra impresionuese, Bayerni i Nagelsmann është “makineri” golash

Publikuar

-

Nga

Një “valangë” golash, saktësisht një mesatare prej 4.75 golash për ndeshje. Me Nagelsmann Bayerni fluturon, pasi në 8 ndeshje sezonale bavarezët kanë shënuar në total 38 gola. Fituan Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit, gjunjëzuan Barcelonën në “Camp Nou” dhe nga e diela janë edhe të parët në Bundesliga. Një nisje perfekte.

Te numrat ndikon natyrisht edhe rezultati 12 -0 ndaj Bremer Sv në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, por edhe pa atë ndeshje statistikat do të ishin vërtet impresionuese, 26 gola në 7 ndeshje, me një mesatare prej 3.7 golash për çdo takim.

Shtatë fitore dhe një barazim, ka regjistruar skuadra e Nagelsmann, që ekzaltohet në sfidat e mëdha, pasi mposhti 3-1 Dortmundin, 3-0 Barcelonën dhe 4-1 Leipzigun. Papritmas edhe mbrojtja, që në vitet e fundit ka rezultuar shpesh pika e dobët e skuadrës, ka filluar dhuron siguri. Janë vetëm 5 golat e pësuar në 8 ndeshjet e para sezonale, vetëm 1 në pesë takimet e fundit.



Lewandowski me 7 gola në 5 ndeshje të kampionatit, është i pari (bashkë me Haaland-) mes golashënuesve më të mirë në 5 kampionatet më të rëndësishëm të Europës. Gnabry, Sane, Musiala, Muller e madje dhe Kimich që të shtunën realizoi dygolëshin e parë të karrierës, të gjithë po shënojnë duke dhuruar dhe asiste.

Edhe edhe pse numrat janë të jashtëzakonshëm, Bajerni mund të rritet edhe më. Në këtë sezon janë ende në “të thatë” si Coman, ashtu dhe Goretzka që ende nuk kanë shënuar. Francezi është jashtë fushe për një problem në zemër, ndërsa mesfushori gjerman duhet të gjejë ende formën më të mirë pasi humbi nga faza përgatitore për shkak të Europianit.

Ka kohë për ti rigjetur, ka kohë për t’u përmirësuar ende, edhe sepse për momentin, edhe pa ta Bayerni i Nagelsmann “asfalton” kundërshtarët me festival golash.

LEXO TE PLOTE